Historia e 7 deputetëve që u është hequr imuniteti

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Heqja e imunitetit të deputetit të LSI-së, Nikollaq Neranxi, nuk është precedenti i parë në historinë e Parlamentit Shqiptar të pas vitit ’90. Në gjithë historinë e legjislativit numërohen shtatë deputetë që u është “zhveshur” imuniteti i deputetit.

Meta-Nano

I pari që humbi imunitetin e deputetit ishte deputeti socialist i Skraparit, tani lideri i LSI-së, Ilir Meta, i cili më 23 tetor të vitit 1992 ishte vetëm 22 vjeç. Akuza e ngritur ndaj tij ishte “nxitje e revoltave” në Poliçan gjatë vitit ’92. Por më pas ky vendim hidhet poshtë nga Gjykata Kushtetuese, më 22 dhjetor 1992. Pas Metës humbi imunitetin edhe ish-lideri historik i së majtës, Fatos Nano. Më 27 korrik 1993, organi i akuzës e akuzonte për disa krime dhe sidomos për përvetësim në favor të të tretëve. Kallëzimi kundër Fatos Nanos ka ardhur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i asaj kohe dhe menjëherë pas heqjes së imunitetit nisi hetimi. Në vitin 1995 iu kërkua Gjykatës së Kasacionit rigjykimi i vendimit gjyqësor.

Nano u dënua me 12 vjet heqje lirie, por, pasi bën afër 5 vjet burg, lirohet më 13 mars të vitit ‘97 me amnisti të Presidentit të asaj kohe, Sali Berisha. Ndërsa i ndjeri Azem Hajdari ishte i pari deputet i pozitës së atëhershme, Partisë Demokratike, që humbi imunitetin. Ai rrahu ish-shefin e administratës të PD-së në vitin 1994. Por Hajdari do të provojë zhveshjen nga imuniteti i deputetit dhe në fillim të vitit 1998, për organizim kryengritjeje.

Mediu-Basha

Për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, gjatë mandatit qeverisës u janë hequr imuniteti dy ministrave. E kemi fjalën për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha. Arsyeja për heqjen e imunitetit të Mediut ka qenë hapja rrugë e hetimeve të tragjedisë së Gërdecit, e cila ka ndodhur më 15 mars 2008 dhe për këtë është akuzuar edhe ish-ministri Mbrojtjes, Mediu. Ky i fundit aktualisht është marrë i pandehur nga organi qendror i akuzës dhe akuzohet për shpërdorim detyre. Kurse procesi i Lulzim Bashës tashmë është mbyllur nga Gjykata e Lartë.

23 tetor 1992, Ilir Meta

Kuvendi Popullor vendosi heqjen e imunitetit të deputetit Ilir Meta, pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, në të cilën parashikohej se gjatë zhvillimit të hetimeve, kundër një numri personash të qytetit të Poliçanit për veprën penale të heqjes së paligjshme të lirisë, kishin dalë të dhëna edhe për deputetin Ilir Meta. Ky vendim hidhet poshtë nga Gjykata Kushtetuese më 22 dhjetor 1992.

Qershor 1994, Fatos Nano

Kuvendi i heq imunitetin kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm. Organi i akuzës e akuzonte për disa krime dhe sidomos për përvetësim në favor të të tretëve. Kallëzimi kundër Fatos Nanos ka ardhur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i asaj kohe dhe menjëherë pas heqjes së imunitetit nisi hetimi. Në vitin 1995 iu kërkua Gjykatës së Kasacionit rigjykimi i vendimit gjyqësor.

18 shtator 1997, Gafur Mazreku

Kuvendi i Shqipërisë i heq imunitetin deputetit Gafur Mazreku, me kërkesën të Prokurorit të Përgjithshëm. Kjo, pasi, deputeti Mazreku ka kryer një krim shumë të rëndë ndaj jetës e shëndetit të deputetit Azem Hajdari. Kuvendi, pasi ka miratuar heqjen e imunitetit të deputetit Gafur Mazreku, dha pëlqimin për ndjekje penale dhe arrestimin e tij.

25 shkurt 1998, Azem Hajdari

Kuvendi i hoqi imunitetin Azem Hajdarit, deputetit të Partisë Demokratike, pas kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm për hetime të mëtejshme. Gjithçka nisi pas incidentit në Mamurras, kur njerëz pranë thuhet se nuk iu bindën forcave të policisë. Prokuroria e ka akuzuar deputetin e PD-së për "nxitje të akteve të dhunshme dhe fyerje të policisë", ndërsa Partia Socialiste, që kishte shumicën në Parlament, si "kryesues të bandës së armatosur, që nuk i është bindur postblloqeve të forcave të rendit".

27 dhjetor 2007, Lulzim Basha

Kuvendi i heq imunitetin ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha. Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme është realizuar duke i hapur rrugë asaj që të hetojë Bashën për abuzimet që kanë kryer në rrugën Durrës-Morinë. Nga hetimet e organit qendror të akuzës mësohet se ish-ministri i Transporteve akuzohet për shpërdorim detyre. Madje kjo akuzë i është komunikuar dhe tashmë dosja e abuzimeve të Durrës-Kukës-Morinë është mbyllur nga Gjykata e Lartë ku janë zhvilluar edhe seancat.

17 qershor 2008, Fatmir Mediu


Kuvendi votoi me 101 vota pro për heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut. Prokuroria e Përgjithshme kishte kërkuar më 25 prill heqjen e mandatit të deputetit për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Arsyeja për këtë ka qenë hapja rrugë e hetimeve të tragjedisë së Gërdecit, e cila ka ndodhur më 15 mars 2008, dhe për këtë është akuzuar edhe ish-ministri Mbrojtjes Mediu. Ky i fundit aktualisht është marrë i pandehur nga organi qendror i akuzës dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

Nikollaq Neranxi

Rasti më i freskët i heqjes së imunitetit është i Nikollaq Neranxit, të cilit i është hequr imuniteti dje. Gjithçka ka nisur në vitin 2001. Një kërkesë nga autoritet greke për të verifikuar tregtinë e biznesmenit Nikollaq Nerënxi ka nxitur doganën shqiptare të nisë “hetimet”. Nga këto ka rezultuar se deputeti aktual i LSI-së, Neranxi, dyshohet për kontrabandë mallrash. Menjëherë pas kësaj drejtues të doganave përpilojnë një kallëzim dhe e dërgojnë në Prokurorinë e Tiranës. Pas hetimeve paraprake mësohet se personi që do të hetohej kishte imunitet dhe dërgohet në organin qendror të akuzës. Neranxi e ka cilësuar hetimin ndaj tij si hetim politik.

4 deputetëve të së majtës u është hequr imuniteti. Të parit iu hoq imuniteti, Ilir Metës, më pas Fatos Nanos dhe Gafurr Mazrekut, dhe dje Nikollaq Neranxit të LSI-së.

3 deputetëve të djathtë u është hequr imuniteti. Të parit i është hequr Azem Hajdarit. Ndërsa u është hequr imuniteti edhe i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha.

2 ish-kryeministra
Ilir Metës dhe Fatos Nanos duket se heqja i imunitetit iu ka sjellë “mbarësi” politike. Pasi që të dy u bënë kryeministra të qeverisë socialiste.

2 herë i është hequr imuniteti të ndjerit Azem Hajdari. Njëherë gjatë mandatit të parë të PD-së dhe herën e dytë në vitin 1998, ku ai u akuzua për kryengritje të armatosur.

Genc Ruli

Edhe për dy deputetët Rexhep Uka dhe Genc Ruli gjatë mandatit të parë të PD-së është kërkuar heqja e imunitetit për aferën e “Drurit të arrës”. Pavarësisht se kërkohej me ngulm dënimi i tyre nga Berisha, një pjesë e deputetëve të PD-së, me të cilët bashkuan votat dhe deputetët e PS në opozitë në atë kohë, nuk e votuan heqjen e imunitetit për dy kolegët e tyre.

Sali Berisha

Edhe kryeministrit Sali Berisha menjëherë pas ardhjes në pushtet të të majtëve i duhej të përballej me heqjen e imunitetit në fillim të vitit 2001. Ai u akuzua nga ish-prokurori i Përgjithshëm, Arben Rakipi, për çështje që lidheshin me grushtin e dështuar të shtetit të 14 shtatorit, por që ende as sot nuk është paraqitur ndonjëherë para organeve të drejtësisë.


T.O
 
Titulli: Historia e 7 deputetëve që u është hequr imuniteti

nuk jane vetem shtate jane me shume
(ne vitin 1992 i eshte hequr imuniteti Abdi Baletes(patriotit me te madh te 20 vjecarit te fundit) sepse nxori jashte parlamentit partine greke )-( u akuzua gjoja se po organizonte revolta nacionaliste ne vend).
kjo e Abdi Baletes ka qene totalisht e pa drejte qe ka bere sali berisha,

dhe me vone Berisha i ka kerkuar ndime Abdi Baletes qe ti kerkoje Turqise mbeshtetje, per nje komplot qe kishte pergaditur Greqia ne vitin 1997 per te pushtuar shqiperine,

dhe nderhyrja e Abdi baletes ne negociatat me Turqine shtyri qe Turqia ti bente presion greqise per incidentin ne kufirin greqi-shqiperi.

Abdi baleta ishte qytetar nderi i Ankarase dhe analisti-shqiptar me i lexuar nga populli turk.
 
Titulli: Historia e 7 deputetëve që u është hequr imuniteti

Mire qe nr 7 i heqjeve te imunitetit eshte nr kaq mikroskopik ne keto vite tranzicioni kaq te erret e perplot prapaskena korruptive ne dem te interesave te perbashketa kombetare, por ngrihet nje pyetje tjeter: " Sa prej tyre jane denuar ?"

Sa ka vepruar dhe vepron i pavarur sistemi gjyqesor ne Shqiperi ?
 
Titulli: Historia e 7 deputetëve që u është hequr imuniteti

Sala ka ditur gjithmone si ti heqi qafe kundershtaret e tij dhe ata qe kane ngritur krye kunder tij dhe shembulli ka qene me Azem Hajdarin qe u eliminua duke paguar familjen e Haklajve per ta hequr qafe .
Nuk kemi mbaruar akoma me keto lajme te tilla jo eh sa shume do vazhdojme te shohim nga keto veprime qe kane nje qellim nga pas gjithmone dihet ajo .
 
Titulli: Historia e 7 deputetëve që u është hequr imuniteti

Pf ta maresh me imesi te gjithe pushtetareve i duhet hequr imuniteti
 
Titulli: Historia e 7 deputetëve që u është hequr imuniteti

Po nuk ja heq njeri se.!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top