Historia dramatike në Tiranë: Vetvrasja me shumë mistere pas takimit më një burrë të panjohur në rrjetet sociale

Guest2

Antarë i Respektuar

1604221969468.png


Policia dyshon se 33 vjeçarja M. Hysa mund t’i ketë dhënë fund jetës, për shkak të një njohjeje në rrjetet sociale e që më pas çdo gjë shkoi keq. Ky dyshim qe deklaron zyrtarisht policia përforcohet nga dëshmia e të motrës, e cila është vendosur nën hetim sepse ajo pasi Marsida kishtë qëlluar veten me armë, e fshehu pistoletën duke u përpjekur që ta deklaronte si një vdekje nga arresti kardiak.

Por veprimet e njëpasnjëshme të agjentëve të hetimit të krimeve tregojnë se e reja, që ndiqte një kurs parukerie, u kthye pas takimit e zhgënjyer në shtëpi .


Ajo nuk ja hapi askujt telefonin, madje as të motrës me inicialet Xh.L, e cila ishte e vetmja që e dinte sekretin e viktimës. Kur e ëma shkoi në dhomën e vajzës së vetvrarë e gjeti atë të shtrirë në krevat dhe pajetë. Menjëherë e moshuara njoftoi vajzën tjetër e cila kishte kishte dijeni për takimin e asaj ditë që do të kryente Marsida, e cila i kishte telefonuar dhe i kishte thënë ” mos i thuaj askujt, po shkoj ta takoj”
E vendosur nën hetim nga policia për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës XH.L flet hapur me agjentët e policisë të cilët kanë mbajtur shënim çdo fjali të saj. Pyetja e parë ishte se “përse ajo e fshehu pistoletën me të cilën u vra e motra si dhe gëzhojën e gjetur në dysheme”. Ka dyshime të forta se thyerja shpirtërore e M. ka ndodhur nga zhgënjimi i shkaktuar pas takimitme një mashkull, të cilin ajo e kishte njohur dhe prej muajsh kishte komunikuar virtualisht në rrjetet sociale.
Shpesh janë raportuar histori dramatike të abuzimeve përmes rrjeteve sociale që kanë sjellë ose mashtrime nga meshkuj të martuar , gjobëvënie, përndjekje shantazh apo edhe përdhunime. Rasti i Marsidës, nëse vërtetohet se ka ndodhur për këtë shkak është shembulli më ekstrem që duhet të kthehet në një këmbanë alarmi për të rritur sigurinë e individëve në rrjet….


…XH.L pohon se e motra kishte mardhënie shumë të mira me familjen. Kishte një jetë të rregullt, të programuar mes familjes dhe ndjekjes së kurseve private për estetikë. 33 vjecarja e theu rutinën në datën 24 tetor, pasi ndihej e tërhequr nga një person me të cilin komunikonte në rrjet. “Motra në orët e para të mëngjesit të datës 24 u nis për në Gjirokastër, për të takuar një shok të sajin me të cilin prej tre muajsh fliste nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ky person i kishte dhënë me sa kam dijeni se qëndronte në Amerikë. Duke qenë se ky person kishte ardhur nga Amerika, M. shkoi për ta takuar sepse kështu e kishin lënë përmes rrjeteve sociale. Unë nuk e di numrin e telefonit të këtij djali që do takonte motra , por di që ishte prezantuar si T.B. Në orët e drekës të kësaj date bisedova me M. dhe më tregoi se kishte takuar T. dhe se ishte ulur në një lokal dhe po pinte kafe me të. Më tregoi se për momentin T. ishte larguar për ca punë të tijat dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Në mbrëmje Marsida më mori në telefon dhe më tha-Unë nuk do kthehem sonte në Tiranë, mamit i thuaj se do shkoj tek vajza e hallës, sepse mami nuk kishte dijeni që Marsida kishte shkuar në Gjirokastër. Marsida ka fjetur në hotel në Gjirokastër siç më tha vetë ajo. Më vonë Marsida më tha që nuk veproi mirë që udhëtoi drejt Gjirokastrës për të takuar atë djalin dhe nuk e zgjatëm më tej bisedën.”
Sipas të motrës të nesërmen ( pikërisht ditën kur 33 vjeçarja u kthye në shtëpi dhe u vetvra) të dyja motrat kanë biseduar sërisht në telefon .
” Më mori në telefon rreth orës 10 të mëngjesit, më tha që po udhëtonte për në Tiranë. Në orën 15.18 i shkrova- ku je a ke mbërritur?, por ajo nuk më ktheu përgjigjje. Në orën 17 së bashku me time bijë shkoj në supermarket për të bërë pazar ,më merr mami në telefon. Ajo bërtiste dhe qante dhe thoshte- çfarë i ke bërë vetes moj mam. Duke qenë se mami nuk më tregoi asgjë se çfarë kishte ndodhur u nisa për në shtëpi.”
Kur Xh.L ka mbërritur në banesën e prindërve , sipas policisë ajo ka konstatuar njerëz të shqetësuar aty . Ka hyrë në dhomën e të motrës. “Në dhomën ku Marsida fle konstatova se ajo ishte shtrirë, e mbuluar me mbulesë. E preka në pjesën e fytyrës, i mata pulsin në qafë por nuk kishte puls. Dola në oborr dhe pashë xhaxhain dhe nusen e xhaxhait – ju thashë seMarsida ka ndërruar jetë. Kur u ktheva pashë pistoletën, që e futa në një qese plastmasi dhe e nxora tek plehrat. Kur erdhi ambulanca unë nuk i tregova askujt që kisha gjetur një pistoletë, u futa prapë në dhomën ku kishte gjetur vdekjen motra dhe konstatova pranë komos një gëzhojë, të cilën e marr, dal jashtë dhe e çoj ku kisha fshehur pistoletën”
Më pas e motra e viktimës vuri në dijeni bashkëshortin për armën që më pas e fshehën sërisht në pjesën e pasme të banesës.
Policia deklaroi se kur e reja u transportua për autopsi u konstatua se ajo kishte qëlluar veten me armë zjarri në anën e majtë , dhe pësoi vdekjen e menjëhershme. Të gjithë anëtarët e familjes së saj janë marrë në pyetje , ku dhe dëshmojnë se ajo nuk dukej e shqetësuar , përveçse kohët e fundit kishte rënë në peshë dhe ishte dobësuar ndjeshëm.
Policia pohon se i është marrë deklarimi të gjithë anëtarëve të familjes dhe atyre që kanë shkuar në banesë në momentin e konstatimit të vdekjes. U janë sekuestruar telefonat shtetasve D. G., XH.l si dhe telefoni i viktimës, që janë dërguar për kqyrje në institutin shkencor të policisë. Ndonëse nuk jepet asnjë e dhënë për identitetin e personit që e reja takoi një ditë përpara se të vetvritej , zyrtarisht policia pranon vetëm se ka rregjistruar çështjen për shkaktim të vetvrasjes, mbajtja pa leje të armëve të zjarrit dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.(SI)
Dritare.net
 
Last edited by a moderator:
33 vjeç je i çik e rritur per ti lejuar zhgenjimet e tilla te te cojne drejte vetevrasjes, por pale si e ka pas hallin. Mjerë ajo që iku, pa te verteten se cfar e shtyu drejt atij akti vetem ajo e di. ☹️
 
C'te thuash.
Te vrasesh veten qe takove dike dhe u zhgenjeve. Hem.dreqi merr vesh.
Por dhe ai i ardhur nga Amerika nuk udhto nte dot deri ne Tirane!?
Duhej te ikte kjo ne Gjirokaster.
Gjithesesi njohjet online duan kujdes,kurre se di se cfare prototipi apo se ne cfare jane te mpleksur hijet dhe fantazmat virtuale.
Gjynah. :(
 
pa njohur detaje tjera nuk mund te paragjykohet kjo ngjarje..
 
33 vjece te vrasi veten per dike qeka njohur ne rrjete sociale? Se besoj.kushedi si e kapas hallin e shkreta
 
ajo ka fjet nje nate ne hotel?e po tani ka pas ni arsyje me te fort se ka shku drejt vdekjes.
 
E gjej shum fyes ket artikull!

Vrau veten se u zhgenju nga Xman i njohur online

Te kishte shkruajtur "vrau veten" dhe pik... sepse te arrish ti japesh nje motiv vdekjes, duhet ti kesh te gjitha pergjigjet perpara...

Lexova mesiper qe thuhet se kishte humbur peshe... kjo eshte shenje e qart depresioni dhe kushedi sa te tjera probleme.
 
ishalla ska qene perdhunim ne grup qe e ka ba te ndjehet ne faj qe ka ik ne gjirokaster
E di qe kjo ishte gjeja e pare qe me shkoj ne mendje.
Nese asaj i kane ngrit nje kurth dhe i ka ndodhur pikerisht kjo gje.
Ose nese momentet e saj intime ja ka marre peng, dhe e ka kercenuar per noj kusht tjeter.
Se cfare tjeter,nese qendron qe vetvrasja eshte shkaktuar nga ai takim,mund ta conte kete ne ate drejtim?!
Ne keto lloj rastesh kurre si dihet cfare ndodh.
Ku e din ti ,qe tjetri nuk eshte i mpleksur me gurpe kriminale?
Me preversitete te ndryshme?
Ndaj keto njohjet keshtu jane gjithnje te rrezikshme,pasi se din se kush gjendet pas asaj hijes qe ti shkruan me te.
dhe se cfare fsheh ai realisht.
Gjithesesi uroj qe policia ta zbardhe si rast e te gjeje arsyet.
 
Dmth te gjithe gjykatsit e gjykates supreme qekan mbledh ktu
Akoma nuk eshte bo identifikimi i personit...nese eshte historia reale ajo qe thuhet
Ju i bote gjyqin..te papame jeni

Diku tjeter fle lepuri...perse motra hoqi pisqollen dhe gezhojen per ti fshehur?
Thua vrimen ne koke a ku e kishte do ja mbulonte me tallash?
Edhe injorante edhe manipuluese.
Mendoj qe ska lidhje fare kjo histori , tjeter gje fshihet

Por te presim e te shohim
 
Dmth te gjithe gjykatsit e gjykates supreme qekan mbledh ktu
Akoma nuk eshte bo identifikimi i personit...nese eshte historia reale ajo qe thuhet
Ju i bote gjyqin..te papame jeni

Diku tjeter fle lepuri...perse motra hoqi pisqollen dhe gezhojen per ti fshehur?
Thua vrimen ne koke a ku e kishte do ja mbulonte me tallash?
Edhe injorante edhe manipuluese.
Mendoj qe ska lidhje fare kjo histori , tjeter gje fshihet

Por te presim e te shohim

Fiks!

Nuk ka denim andej per mcefje provash? Se u habita qepar

Dmth... ti e ke moter dhe mcef prova qe mund ti japin kuptim xhestit? Boh
 
Dmth te gjithe gjykatsit e gjykates supreme qekan mbledh ktu
Akoma nuk eshte bo identifikimi i personit...nese eshte historia reale ajo qe thuhet
Ju i bote gjyqin..te papame jeni

Diku tjeter fle lepuri...perse motra hoqi pisqollen dhe gezhojen per ti fshehur?
Thua vrimen ne koke a ku e kishte do ja mbulonte me tallash?
Edhe injorante edhe manipuluese.
Mendoj qe ska lidhje fare kjo histori , tjeter gje fshihet

Por te presim e te shohim
mono perderisa asht hap tema e drejta per komente besoj qe nuk asht e kufizume....ne cdo cep shqiperise sic edhw ti ne koment dashje pa dashje bane gjykim per te motren e ksaj...dhe ma merr menja cdo njeri qe e ka lexu ose nigju kte histori e ka dhan 1 gjykim mendim rreth ksaj teme.....ne nuk gjykojme vec komentojme
 
mono perderisa asht hap tema e drejta per komente besoj qe nuk asht e kufizume....ne cdo cep shqiperise sic edhw ti ne koment dashje pa dashje bane gjykim per te motren e ksaj...dhe ma merr menja cdo njeri qe e ka lexu ose nigju kte histori e ka dhan 1 gjykim mendim rreth ksaj teme.....ne nuk gjykojme vec komentojme
Edhe une mendimin tim dhashe ...ofendova gje qe ju thashe gjykatesa?
He se shaka qe se sjeni jo :p
 
Dmth te gjithe gjykatsit e gjykates supreme qekan mbledh ktu
Akoma nuk eshte bo identifikimi i personit...nese eshte historia reale ajo qe thuhet
Ju i bote gjyqin..te papame jeni

Diku tjeter fle lepuri...perse motra hoqi pisqollen dhe gezhojen per ti fshehur?
Thua vrimen ne koke a ku e kishte do ja mbulonte me tallash?
Edhe injorante edhe manipuluese.
Mendoj qe ska lidhje fare kjo histori , tjeter gje fshihet


Por te presim e te shohim
hahahahaha,a ka noj shkalle tjeter me larte se supreme,se po me dukesh si dedektive ketu. :p
Se ne te shkretit me hipotezaq te thjeshta u nisem,.
 
hahahahaha,a ka noj shkalle tjeter me larte se supreme,se po me dukesh si dedektive ketu. :p
Se ne te shkretit me hipotezaq te thjeshta u nisem,.
Se di deri aty shkon njohuria ime
Po ju merreni me titullin ...une me faktet qe paraqiten :p
 
Po mire dakort po moglin mos e ofendo se e ke dhe tka xhan xhan ?
mos me dalsh ne shteg se nuk bej kompromis hic lool
une nuk ofendoj askend , por perplasem po ..ama di te kerkoj e ndjese kur e kuptoj qe ja kam fut me top :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top