Hiqeshin si nje skuader futbolli, shisnin kokaine

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Policia italiane ka nisur aksione të gjera kundër trafikut të drogës, ku janë të përfshirë edhe shumë shqiptarë. Dy prej këtyre operacioneve janë realizuar ditën e djeshme, ndërkohë që të tjera priten në vijim. Media e shtetit fqinj ka bërë të ditur se në njërin operacion është shkatërruar një organizatë kriminale që merrej me trafikun e lëndëve narkotike, ndërkohë që në operacionin tjetër janë vënë në pranga 10 shqiptarë. Ata kishin ngritur një skuadër minifutbolli dhe merreshin me shitjen e lëndëve narkotike. Sipas të dhënave nga mediat italiane, një operacion i gjerë antidrogë i policisë italiane në Rexho Kalabria, përfundoi me 49 të arrestuar, 13 prej tyre shqiptarë, peruanë, kilianë, serbë, malazezë, rumunë e uruguaianë. Gjatë hetimeve, autoritetet bashkëpunuan me kolegët në Spanjë, Shqipëri, Greqi, Kili, Bolivi e Peru. Mediat e vendit fqinj bëjnë të ditur se operacioni i koduar “Trovador”, u karakterizua nga një bashkëpunim i fuqishëm ndërkombëtar, mes forcave policore. Disa prej të prangosurve, njihen për lidhjet e forta me organizata mafioze, që veprojnë në Rexho Kalabria. Gjithashtu, u sekuestruan disa kilogramë kokainë. Ndërsa për operacionin tjetër u deklarua se policia në Luka të Italisë ka arrestuar në mëngjes dhjetë shqiptarë, të gjithë të akuzuar për importim dhe shpërndarje të kokainës. Ata kishin krijuar një skuadër minifutbolli dhe duke përfituar nga kjo shpërndanin drogën. Mes dhjetë shqiptarëve, pesë janë kapur në flagrancë, ndërsa u janë sekuestruar 3 kilogramë kokainë me vlerë rreth 270 mijë euro. Gjithashtu u janë sekuestruar edhe 8 mijë euro të tjera, të siguruara nga shitja e drogës, si dhe një pistoletë. Të rinjtë shqiptarë, rezultojnë të gjithë me leje të rregullta qëndrimi në Itali. Operacioni është quajtur “Alba boys”, me emrin e skuadrës, që ata kishin krijuar në provincën e Luka-s.
*SHQIP*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top