"Hilet e zakonshme të Saliut dhe zemërimi në LSI"

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
E majta nuk duhet ta linte veten deri në kutinë e fundit. Nëse do kishte menaxhuar më mirë sistemin e ri elektoral, do kishte marrë më shumë mandate dhe nuk do duhej të vuante në fund nga hiletë e zakonshme të Saliut.

Le të flasim me mendje e jo me zemër. Doktori mjafton të fitojë, pa për koston nuk do të dijë ai. Por, gjithsesi, dardha e ka bishtin prapa themi ne. Edhe nëse arrin të bëjë qeveri me deputetët e blerë nga krahu tjetër, le të shohim si do menaxhojë krizën. Ai nuk ka vetëm krizën që ka gjithë bota sot, por ka edhe një krizë të shkaktuar nga borxhet e shumta që ka marrë në emër të shqiptarëve. Borxhi është skllavëri dhe paguhet rëndë.

Edhe diçka për Dritanin e LSI-së, që ia dëgjova atë deklaratën mbrëmë në TV. Ti Dritan mund t'ia japësh votën Berishës, por duke parë atë gjasmë zemërimin tënd me PS-në, desha ta pyes.

Ajo që ti mendon se është bërë padrejtësi ndaj LSI-së, ka dy autorë: pra Ramën dhe Berishën. D.m.th., ato deformime të kodit që ia paska ngritur nervat Dritanit, janë bërë nga të dy këta. Edhe ti vetë na ke thënë para ca kohësh se si po bashkëpunon Rama me Berishën për sistemin e ri elektoral.

Atëherë ç'kuptim ka more Dritan që ia hiqke votën njërit autor të këtij zullumi elektoral, që të paska inatosur dhe ia jepke tjetrit?! Shpresoj që të dyja palët e majta të jenë më të kthjellëta nesër, sepse nëse kërkojnë fajtorë për situatën që kanë sot, fajtorë janë të dy.
Shekulli
 
a e shikoni o njerez qe per popullin nuk do tia dije njeri ,elektorati e votoi zotin Dritan si perfaqesues i LSI dhe ky sa merr voten dhe i kthen kurrizin sepse atje ka interesin pasi SALA do e blere me flori kete mandat
disa here qe e kame pare kete zagarin neper TV vetem nga mynyra se si kapardisej ne studio te jepete pershtypjen se cfare tipi eshte
 
Po jo mo vitk se nuk vene me te djathtet ata se e zhduk populli fare si parti se voton me, po thuaj ta zgjidhin sa me shpejt...se jemi pa shtet...e do mbesi edhe me muaj po ja nisen keshtu mot e bejne qeverine keta.
 
a e shikoni o njerez qe per popullin nuk do tia dije njeri ,elektorati e votoi zotin Dritan si perfaqesues i LSI dhe ky sa merr voten dhe i kthen kurrizin sepse atje ka interesin pasi SALA do e blere me flori kete mandat
disa here qe e kame pare kete zagarin neper TV vetem nga mynyra se si kapardisej ne studio te jepete pershtypjen se cfare tipi eshte

-eshte tjeter te besh elektorat , tjeter te drejtosh pushtet!

Dritani e kuptoj se Edi Rama nuk eshte ne gjendje te udheheqe shqiperine.

shife kur te ktheje dhe Ilir Meta me Berishen,,

Arsyjet jan te qarta (Edi Rames i ka hyre vetja ne qef)

nje fjale e urte shkodrane thote (mos te hyfte vetja ne qef).

ky eshte fundi i Socialisteve,,

Berisha percaj e sundo . LOL
 
Po Dritani palaço eshte si prostitute eshte bere.
Kur u semur i dha Nano leket per kurimet u sherua plehra dhe te vriste per Ps ne ate kohe. Erdhi ndryshimi ne Ps flaket jashte plehrat qe duan vetem vende ne parlament dhe si plas per popullin ky doli jasht.Tani ngaqe ska me fytyre te jet Burre sillet si K....
 
o burreli nuk po e kuptoje se perse beheni kaqe militante (pak rendesi ka majtas apo djathtas)
nje parti e majte nuk mund te bashkohet me nje te djathte pasi dhe programet dhe idet jane te ndryshme
por une desha te theksoje se sa legena jane keta politikanet tane qe per pak pushtet injorojne nje popullsi te caktuare(nuk e di se sa vota i duhen nje personi per tu bere deputet)pasi populli e voton per ate ide qe ai perfaqeson jo se kush eshte si person(pasi dhe sistemi eshte i tille)
megjithate ti burreli ne nje vrime i bie thjeshte shikon anen gjeografike
mos harro se deri tani eshte rezultat i barabarte
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top