Heroi Që Arriti Pavdeksin''Agim Ramadani ''

xhebrail1

INTERIST
Të hiqet qafe gjakpirësi - s'mundet pa luftë.Lufta kërkon vrasje,shkatërrime,zhdukje,uri, e tjera... E ne të gjitha edhe pa luftë i kemi në kurriz dhe asgjë s'do të humbim.Liria është e shenjtë.Le të vdiqët për të!... T'i rrokim armët.Ta ndërrojm profesionin.Të dalim prej odave.Të shkojmë në rrezik.T'i lëmë anash dëshirat tjera,planet vetjake- të jetojmë për luftë.Të luftojmë për liri.Kjo është detyra më e madhe që prej nesh e kërkon trualli.Duke e kryer këtë detyrë do ta gëzojmë fitoren.Me përkushtim ndaj vendit të bashkuar si një,të vazhdojmë drejt lirisë me guxim,disiplinë,afërsi e solidaritet.Ndryshe nuk i qëndrohet luftës.

(Tekst përkushtues i Agim Ramadanit i shkruar në kohën e dilemave të përhershme rreth mënyrës së sjelljes ndaj pushtuesit,përmes politikës së rezistencës pasive,apo përballje përmes luftës me pushtuesin serb ).
 
Titulli: Heroi Që Arriti Pavdeksin''Agim Ramadani ''

Agim Ramadani (1963-1999) lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, në Kosovë, me 3 maj të vitit 1963. Shkollimin filor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e përsonale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoj si emigrant politik, mëqe me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet antarë nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.

Ndonëse kishte të rregulëuar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998, iu përgjigj thirrjës së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicërr tre fëmijë dhe gruan.

Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerrjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare. Pas thyerrjës së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht- duke mos vdekur kurrë. Njihet me emrin konspirativ-Katana. Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit-Katanës. ثshtë përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën.
 
Titulli: Heroi Që Arriti Pavdeksin''Agim Ramadani ''

Boré e akull tani sa jan shkrie..
Ngjyré pranvere veshur ka natyra
Zani i liris thrret o djema
Pér Kosovén qe eshte ma e mira..

Boré e akull tani sa jan shkrie..
Ngjyré pranvere veshur ka natyra
Zani i liris thrret o djema
Pér Kosovén qe eshte ma e mira..

Né malsi e rrafsh te Dukagjinit
Po vjen zeri i Agim Ramadanit
Le te derdhet gjaku ne Koshare
qe te shuhen dhembja shqipetare..

Ne stuhi ska frik perballl armikut
Nuk u tremb syri i shqipes
drejt lirise nuk na pritet shteku
i perjetshem Salih Ceku
 
Titulli: Heroi Që Arriti Pavdeksin''Agim Ramadani ''

Mu shterrshin sytë nëse pushoj
Lirinë tënde me ëndërrue
mallkue qoftë gjaku im
nëse m'vrasin pa luftue
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top