Hëna - lidhja e saj me jetën në Tokë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
FotoRedazionali_1568.jpg
Në fillimet e hershme të krijimit të Sistemit Tonë Diellor Toka e atëhershme pa praninë e Hënës rrotullohej shumë vrullshëm. Ditënata zgjaste vetëm 4 orë.

Sipërfaqja e Tokës ishte e mbuluar nga oqeanë të pafundë me valë gjigande të krijuara si pasojë e këmbimit të menjëhershëm midis natës dhe ditës.

Toka nuk kishte një bosht të qëndrueshëm çfarë shkaktonte një kaos të vërtetë ku brenda një kohe të shkurtër ngricat u linin vend të nxehtit të madh dhe e anasjellta.

Po të vazhdonte të ishte në këtë gjendje në Tokë nuk do të ishte zhvilluar ndonjë jetë e pasur. Ajo do të zhvillohej më së shumti në det dhe ne njerëzit nuk do të ishim. Ndoshta ndonjë lloj likurishtësh inteligjentë do të ishte rraca mbizotëruese në Tokë.

Kjo Tokë e atëhershme gjendej në mes të një vendi me trazira, me shumë trupa qiellorë që shumë shpejt po bëheshin gjithnjë e më të mëdhenj dhe ndesheshin me njëri-tjetrin për të fituar hapësirë.

Kështu sipas teorisë më të re me të cilën ka ardhur William Hartmann dikur para katër miljard vjetësh Toka është ndeshur me një trup qiellor me madhësi sa ajo e Marsit. Toka në një farë mënyre i mbijetoi kësaj përplasjeje.

Copat e shkëputura si pasojë e përplasjes u bashkuan duke formuar Hënën.

Në bazë të llogaritjeve të bëra duke përdorur kompjuterat më të fuqishëm që zotëron ushtria amerikane Jay Melosh ka arritur në përfundimin se kjo teori qëndron.

Ajo qëndron edhe nëse shohim disa fakte të tjera si provat që kanë sjellur misionet hënore ku duket qartë që Hëna është e përbërë nga shkëmbinj të njëjtë me ato të Tokës.

Fakti tjetër është ai që Hëna dikur ka qenë në gjendje të vlueshme dhe kjo shpjegohet me të nxehtin e madh që lind si pasojë e përplasjes së trupave.

Me krijimin e Hënës ndryshoi gjithçka në Tokë.
Hëna me forcën e saj tërheqëse e bëri të qëndrueshëm boshtin e Tokës tek rreth 23 gradët. Kjo solli një qëndrueshmëri edhe në klimë.

Hëna i largohet Tokës përvit me 3,2 cm. Misionet hënore kanë treguar se atje mund të ketë hidrogjen çfarë do të thonte se mund të ketë edhe ujë në gjendje të ngrirë. Nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë ajo do të bëhej edhe e banueshme.HermesNews
 
Titulli: Hëna - lidhja e saj me jetën në Tokë

une jam fanse e henes ..kam lexuar shume gjera per henen dhe ndikimin e saj me jeten tone ..eshte madheshtore ..edhe une qe i kam inat poezite jam gati qe nje poezi per henen ta bej vete ..
 
Titulli: Hëna - lidhja e saj me jetën në Tokë

Hena ben punen e lavjeresit ne vertikalitet me token.Ajo ka largim deri ne nje pike maksimale pastaj afrimin deri ne nje pike maksimale.Per ngjashmeri po jap shembullin e atyre qe hidhen me litar tip llastiku lidhur ne brez ,nga nje lartesi e larte drejt tokes.Ata i afrohen tokes pastaj litari llastik i cili ka nje gjatesi limit te llogaritur i terheq per lart.
 
Titulli: Hëna - lidhja e saj me jetën në Tokë

Vetem me kete nuk jam dakord:

Kështu sipas teorisë më të re me të cilën ka ardhur William Hartmann dikur para katër miljard vjetësh Toka është ndeshur me një trup qiellor me madhësi sa ajo e Marsit. Toka në një farë mënyre i mbijetoi kësaj përplasjeje.

Nqs,Toka do te ishte perplasur me nje trup qiellor sa Marsi,ajo do te ishte bere pluhur.Te mos harrojme se marsi eshte me shume se 10 here me i madh se Toka.Imagjinoni se cfare do te kishte ndodhur!

Hena ben punen e lavjeresit ne vertikalitet me token.Ajo ka largim deri ne nje pike maksimale pastaj afrimin deri ne nje pike maksimale.Per ngjashmeri po jap shembullin e atyre qe hidhen me litar tip llastiku lidhur ne brez ,nga nje lartesi e larte drejt tokes.Ata i afrohen tokes pastaj litari llastik i cili ka nje gjatesi limit te llogaritur i terheq per lart.

Orakull,sipas teje,Hena afrohet drejt Tokes ne nje pike te caktuar dhe pastaj largohet ne maksimumin e mundshem.Keto largesi nuk jane me qindra km. Hena leviz rreth boshtit gjate rrotullimit rreth Tokes maksimimumi fare 2 cm ne vit.Kjo formon pastaj baticat dhe zbaticat.
 
Titulli: Hëna - lidhja e saj me jetën në Tokë

Pse kush ka shkru me Km?

Nuk po them se e ke shkru me km.Ajo thjesht nenkuptohet.Perderisa ke permendur rastin e lavjerresit,kjo te ben te mendosh se Hena afrohet shume me Token dhe largohet shume me po ate largesi.
 
Titulli: Hëna - lidhja e saj me jetën në Tokë

Në këtë video shihet kjartë se toka njëherë ishte një trup i tërë,
pa ujë. Ku ishte uji? Si mbështjellës i gaztë, akull apo erdhi nga
nga kometat që bienin në Tokë mbetet vetëm të supozohet.

Mirëpo një gjë është e kjartë: se kontinentet i krijoi uji!

Gjithashtu teoria se Hëna u krijua nga dyndja e Tokës me ndonjë
trup tjetër bie poshtë, pasi që shihet kjartë se Tokës nuk i
mungon asnjë pjesë e saj. اdo pjesë e saj përputhet njëra me tjetrën
si një puzzle!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Hëna - lidhja e saj me jetën në Tokë

Nuk jam dakord me kete video,per te vetmen arsye sepse para se te dilte uji,rrezja e Tokes ishte me e vogel dhe fillonte te zgjerohej me daljen e ujit ne sip.Kontinentet nuk formohen keshtu.Kontinentet u formuan si pasoje e levizjes se pllakave tektonike,dhe si pasoje e levizjes se ketyre pllakave tektonike doli uje nga brendesia e Tokes.E zeme shembullin e Marsit.Ne Mars,ne kohen kur kishte uje (nqs ka patur) rrezja e tij do te ishte aq e madhe sa atmosfera e tij do te prekte ate te Aferdites.(duke pasur parasysh qe Marsi eshte 9-here me i madh se Toka)Keshtu me kalimin e kohes,rrezja e tij eshte ulur.Rrezja e nje planeti nuk rritet si pasoje e daljes se ujit ne siperfaqe apo anasjelltas.Nga doli gjithe ai uje sa dyfishoi rrezen e Tokes?
 
Sa për Marsin nuk dihet sa ka pasur ujë dhe se a ka pasur ujë në përgjithësi
andaj mundemi vetëm shtjellojmë ! Kurse në Tokë kemi përputhjen e
plotë të pjesëve të ndara me rastin e dyndjeve të tyre. Nëse thua se uji doli
nga brendia, atëherë shtrohet pyetja : Si mbeti uji brenda kur dihet se Toka
ka pasur temperaturë të lartë pasi u krijua? Si dhe kur dihet se 3/4 është ujë
dhe se në temperaturë të lartë ajo logjikisht do të duhej të bëhej e gazë dhe
të shkojë lartë si mbështjellës i Tokës!

Sa i përket kësaj, mundesh me u vërtetuar edhe vet duke e shtypur
në letër tërë hartat dhe mandej preji me gërshërë do të shihsh se si
ato përputheen njëra me tjetrën. Natyrisht ndoshta jo 100% pasi që
ne¨shumë vende uji ka modifikuar ( lëmuar) pjesët e tokës.
¨Sa i perket se ku ishte uji apo nga erdhi, thash edhe më lartë
se ka mundur të jetë për një kohë të gjatë si mbështjellës i gaztë i saj
dhe më vonë është ngrirë ne¨sipërfaqe të tokës dhe si e tille¨ka reflektuar
rrezet e diellit ka mbajtur temperatura shumë të ulëta në tokë.
Shkas per shkrirjen e saj ka mundur të jetë më vonë edhe rënja e ndonjë
meteoriti apo ndoshta edhe vetvetiu. Mirëpo, 3 pjesë më tepër ujë se tokë
kurrsesi nuk e kap logjika s'mund të mbesin në brendi të Tokës.
Sa i përket rezes, nuk e dij çka deshte të thuash, por sidoqofë
nuk është ndonjë argumentim i fortë, per¨kundrazi nëse ti pohon se ajo doli
nga brendia atëherë rrezja e përgjithshme e Planetit rritet pasi që ajo në
brendi do të duhej të ishte e komprimuar! Gjithashtu nëse thua se Kontinentet
u krijuan na lëvizje e pllakave, si do të lëviznin ato sikur uji mos ti shtynte
ato! Shihet shumë kjartë se trupi i ngurtë me herët ka qenë i bashkuar
dhe nuk ka pasur hapësirë kah të lëvizë sikur mos të shkrihej akulli!
 
Titulli: Hëna - lidhja e saj me jetën në Tokë

Ricky_ch,nuk me kuptove se ku e kisha idene.Puna eshte ketu qe ne video tregohet pjesa kur kontinentet jane te bashkuar.Pra planeti Toke ishte nje planet si te gjithe te tjeret vetem se nuk kishte uje.Me kalimin e kohes filloi te dale uji ndau kontinentet,dhe po ta vesh re mire,rrezja e Tokes rritej pak nga pak.Tani shtrohet pyetja:Nga u gjet gjithe ai uje sa "dy-fishoi" rrezen e Tokes?Sepse vete hapesira e brendshme e planetit nuk mund te kete pasur aq shume uje sa te zere dy te tretat e planetit!Kjo eshte llogjike.
 
Titulli: Hëna - lidhja e saj me jetën në Tokë

Unë e dhashë më lartë një nga opsionet se uji ka mundur ta mbështjellë
tokën në formë të gaztë ( pasi që edhe dihet se uji si avull rrin lart).
Mirëpo, çka shihet kjartë është ajo se pjesa e fortë e Tokës ka qenë
njëherë një trup i tërë i bashkuar mandej në mënyrë të qetë kontinentet
janë larguar. Me këtë video unë nuk e pata qëllimin për të treguar
se nga erdhi uji, por se më tepër ndarjen e kontinenteve.

Mund të ketë edhe opsione të tjera por fakte për këtë nuk kemi!
 
Titulli: Hëna - lidhja e saj me jetën në Tokë

Mir pra,te kuptoj.Ti deshe te thoshe se kontinentet u formuan nga uji,por ne te vertete vidjoja tregon gjera te tjera.Planeti gjate daljes se ujit ka rritur permasat e tij!!!Kete gje tregon vidjoja.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top