Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Helmime mes nxënësve në Fushë Kosovë

  • Nga Kresha
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Mbi 50 nxënës të një shkolle në Fushë Kosovë afër Prishtinës po trajtohen në spitalin e Prishtinës.


Tek të gjitha ata janë shfaqur simptoma helmimi. Sipas mjekëve ata ankohen për pengesa në frymëmarrje, dhimbje koke e barku, plogështi dhe se tek të gjithë është vërejtur një "reagim kolektiv psikologjik".

Mjekët thanë se po bëhen analizat e nevojshme për të vërtetuar se për çfarë bëhet fjalë. Gjendja e nxënësve është e qëndrueshme dhe nuk ka rrezik për jetë.

Rastet e para janë shfaqur që mbrëmë në shkollën "Hivzi Sulejmani" në Fushë Kosovë kur 19 nxënës kishin kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa sot pasdite numri u rrit në mbi 50 syresh.

Autoritetet kanë bërë thirrje që të mos krijohet panik dhe se një këshill i mjekëve po ndjek nga afër situatën./VOA/
 
do ken pire uje rrubineti
 
Gjendja e nxënësve të sëmurë, është e mirë
Situata e nxënësve të sëmurë në Fushë Kosovë, është stabilizuar. Zyrtarë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njoftojnë se në trajtim mjekësor janë vetëm 2 nxënës, nga 123 që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare, Shpend Fazliu, tha se gjendja është e qetë dhe se nuk ka pasur ndonjë rast të ri të paraqitur në QKUK. “Edhe këto 2 raste, në bazë të ekspertëve të infektologjisë, janë jashtë rrezikut për jetë, kanë simptomalogji të lehtë dhe pritet të lirohen. Nuk ka arsye për shqetësim në mesin e qytetarëve”, tha Fazliu.

Islam Shabani, drejtori komunal për arsim në Fushë Kosovë, bëri të ditur se mësimi në shkollën fillore dhe atë të mesme të këtij qyteti nuk është duke u zhvilluar sot. Ndërsa, shefi i Zyrës për marrëdhënie me publikun në Policinë e Kosovës, Baki Kelani, theksoi se patrullimet e policisë në hapësirat në afërsi të shkollave janë duke vazhduar.

Sa u përket mostrave, zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare, Shpend Fazliu, tha se janë marrë analizat biokimike te një numër i konsiderueshëm i rasteve dhe se kanë rezultuar në vlera normale. Ndërkaq, sa u përket analizave toksikologjike, ai tha se ato do të dërgohen jashtë vendit. /REL/
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back