Kresha
A pretty face can never trick me
Mbi 50 nxënës të një shkolle në Fushë Kosovë afër Prishtinës po trajtohen në spitalin e Prishtinës.
Tek të gjitha ata janë shfaqur simptoma helmimi. Sipas mjekëve ata ankohen për pengesa në frymëmarrje, dhimbje koke e barku, plogështi dhe se tek të gjithë është vërejtur një "reagim kolektiv psikologjik".
Mjekët thanë se po bëhen analizat e nevojshme për të vërtetuar se për çfarë bëhet fjalë. Gjendja e nxënësve është e qëndrueshme dhe nuk ka rrezik për jetë.
Rastet e para janë shfaqur që mbrëmë në shkollën "Hivzi Sulejmani" në Fushë Kosovë kur 19 nxënës kishin kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa sot pasdite numri u rrit në mbi 50 syresh.
Autoritetet kanë bërë thirrje që të mos krijohet panik dhe se një këshill i mjekëve po ndjek nga afër situatën./VOA/