Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Hebreu nga Italia që u vra duke luftuar përkrah UاK-së

Heronjtë shuhen në heshtje. Francesco Bider, hebre me origjinë dhe shtetas italian, njihet shumë pak nga populli shqiptar.
Po çfarë e lidhi atë me shqiptarët? Francesco iu bashkua luftës çlirimtare të Kosovës, aty ku edhe ra dëshmor. Francesco Bider lindi në një familje hebrenjsh në Rosazza të Piemontes dhe më pas u konvertua në besimin katolik. Me nisjen e luftërave jugosllave ai u angazhua në vitin 1993 duke ndihmuar që 500 aktivistë të paqes të arrijnë në Bosnje-Hercegovinë, ku vetëm karvani i tij mundi të hyjë në qytet.
Francesco u impresionua shumë nga filmi “Black Cat, White Cat” i Emir Kusturicës që në opinionin e tij paraqiste një luftë simbolike midis të mirës dhe të keqes, midis jetës dhe vdekjes. Më pas ai udhëtoi me të tjera misione paqeje në Kukës, aty ku ishin ngritur kampet e refugjatëve shqiptarë nga Kosova, që ishin përzënë brutalisht nga ushtria serbe’’ shkruan gazeta Shekulli.
Francesco u trondit nga pamja e kampeve të refugjatëve dhe kjo e shtyu atë t’i bashkohej UاK-së në luftën për çlirimin e Kosovës, pavarësisht pikëpamjeve të tij pacifiste dhe anti-militare. Pas një muaji pritje, Francesco u bashkua me UاK-në duke fituar simpatinë për vendosmërinë e treguar.
Ai vdiq gjatë një prej betejave më të përgjakshme, asaj të Koshares, në 7 maj 1999 pas plagëve të marra gjatë luftimeve. “La Repubblica” në një shkrim të sajin në vitin 1999 thotë se Francesco Bider është i vetmi perëndimor i rënë në Luftën e Kosovës. Ai u varros në qytetin e Kukësit. Familjarët u njoftuan për lajmin e vdekjes pas tre muajsh nga shokët e tij të cilët emigruan pas lufte në Austri.
Francesco-Bider-1-640x360.jpg
http://illyriapress.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back