Haxhi Qamili nje turkoshkale!!

Lauri

Anunnak
haxhi qamili.jpg


Haxhi Qamili, propagandonte në popull me parrullën: “Duam – duam Babën, Turqinë!” Ai kërkonte që shkronjat e alfabetit tonë latin të zëvëndësoheshin me hiroglife turke-arabe. Haxhi Qamili filloi të persekutojë dhe vrasë mësues patriotë. Sipas dëshmisë të patriotit Thimi Mitko, pas shkollës së parë shqipe në Korçë, me 7 mars 1887, shkolla të tjera shqipe,
menjëherë pas Korçës, u hapën në Berat, Pogradec dhe Kavajë. (Arshiva e Shtetit). Për këtë qëllim, Haxhi Qamili, me pasuesit e tij, të shtunave, ditë pazari, vinte në Kavajë. Arrestonte mësuesit e gjuhës shqipe, i lidhte dhe i torturonte. Pas torturave, i hipte mbi gomar, me fytyrë kthyer mbrapsht. Vetë bërtiste para turmës qytetare: “Shikojini kaurrët, duan të na ndajnë nga Turqia!?” Haxhi Qamili mbante një pistoletë, me mulli shtatëplumbëshe. Në folenë e armës fuste 1-2 fishekë, duke mbajtur mend rradhën. Pasi e afronte mësuesin përballë tij, i inatosur çirrej: “Robin e Zotit, njeriun e shenjtë, nuk e kap plumbi!” duke e drejtuar pistoletën ndaj vetes dhe tërhiqte këmbëzën tek foleja pa fishek. Pastaj ia drejtonte pistoletën mbi kokë mësuesit duke e shkrehur tek foleja me fishek.
Duke u argëtuar, ky kriminel sërish u drejtohej të pranishmëve: “Robin e keq, kaurrin, nuk e do as Zoti!” dhe i vriste në vend. (Sipas dëshmisë së mësuesit disident Myslim Sedja, v. 1965, marrë nga gjyshi i tij, Mehmet Kavaja (Sedja), i cili ishte përfaqësues i Kavajës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit me 10 qershor 1878. Edhe dëshmisë nga i ati i Myslimit, Avdurrahim Sedja, i cili ishte shok banke dhe lufte i Ataturkut të Turqisë).
(nga Roland Cobo)
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top