Haxhi ishte transformues – Kejt Ellison

Kresha

A pretty face can never trick me
Kongresmeni nga Minepolisi e përshkruan udhëtimin e tij për në qytetin e shenjtë të Mekës.

E premte, 19 Dhjetor 2008 09:35​



Nuk kishte ndonjë deklaratë për shtyp atë ditë kur Kejt Ellison u nis për në udhëtimin e tij për në haxh.

"Nuk dëshironim ta kthenim këtë në ngjarje politike," thotë kongresmeni demokrat nga Minepolisi. "Ky jam vetëm unë duke tentuar të bëhem person sa më i mirë qe mundem."

Duke minimizuar rolin e tij si kongresmeni i parë që ka bërë haxhin, ai e quan këtë përvojë si"transformuese."

Nuk kishte të bëj me mua si kongresmen,"thotë Ellison, qe është muslimani i parë qe është zgjedhur ne kongres.

Megjithatë, udhëtimi i tij zgjoi interesim ne media përreth, Gjersa disa nga komentet ishin pozitive, Ellisoni u kritikua për mungesën e tij ne një votim te kongresit.

Ellison udhëtoi për në Arabinë Saudite duke ju bashkuar 3 milionë haxhilerëve nga mbarë bota.

Duke kryer ritualet e haxhit- rite këto qe zgjasin gati një javë Ellison thotë se kishte mësuar shumë për ngjashmëritë e pasuesve te fesë e cila mban në gjirin e vet njerëz nga e tërë bota.

"Ishte një përvojë e mrekullueshme transformuese. Kurrë nuk do ta harroj,"thotë ai.
"3 milion njerëz nga çdo pëllëmbe e tokës, të gjithë duke kaluar mirë ne një botë qe është me shumë trazira."

Gjatë këtij udhëtimi ai thotë se kishte takuar njerëz të ndryshëm, prej nënkryetarit te Bosnjes dhe ish ministrin për naftë të Arabisë Saudite deri te pastruesit e thjeshtë. Por në haxh te gjithë konsiderohen te njëjtë.

"اdo njëri është vetëm haxhi,"thotë ai.
"Ti nuk mund të shikosh në këpucët e dikujt dhe te tregosh se ne çfarë rangu shoqëror apo ekonomik janë ata, sepse te gjithë veshin sandale."

Ai kishte udhëtuar për në haxh vetëm me disa shokë nga xhamia e Minepolisit; pa gardian sigurie.

Ellison thotë se dëshiron ta bën këtë udhëtim përsëri me familjen e tij. Gruaja nuk është muslimane, por katër fëmijët e tyre janë duke u rritur si musliman.

"Fëmija janë te interesuar te dinë më shumë,"thotë Ellison. "Gjithsesi, sepse unë u solla dhurata te ndryshme dhe përmbi 800 fotografi."
Code:
[B][COLOR="Black"]Burimi:[/COLOR][/B] [QUOTE] www.startribune.com[/QUOTE]
 
Titulli: Haxhi ishte transformues – Kejt Ellison

Te gjithe ne biseda te ndryshme shprehemi se "para Zotit jemi te njejte/barabarte" por ne jeten tone te perditshme e harrojme. Realitet kjo gje behet vetem ne "Haxh" dhe vetem ai qe e kryen ate me sinqeritet e ndjen madheshtine e kesaj thenie.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top