Harresa!

Kresha

A pretty face can never trick me
“E kur të harrosh, përmende Zotin tënd!”​
(Kur’an, 18:24)

E mëkati trazon zemrën, shkakton çrregulltish shpirtërore; kur njeriu trazohet, shqetësohet, edhe shqetësimi dobëson kujtesën!​

Mëkati, errësues i mendjes, i kujtesës, i zemrës.



Njeriu është harrestar. Por, më tepër bëhet sikur harron. Pse nuk harron kur diçka i kërkon trupi i vet, pse kur zgjohet në mëngjes, e zëmë, s’harron të hajë mëngjes! Ama harron kur i thuhet të ngrihet të lexojë. ثshtë harrestar kur kërkohet përgjegjësi prej tij, e s’harron kur kërkon një favor prej tjetrit.

اudi pra, vërtetë, është për t’u çuditur me njeriun! Harron ndjesinë e dënimit të dhembshëm, ndërsa, e kujton ngrohtësinë e shpërblimit. Harron të dojë, ndërsa kujton të duhet prej të tjerëve. Harron të falë, ndërsa kujton të falet prej të tjerëve etj...!

Njeriu! eshtë harrestar, por më tepër mëkatar! Mund të bëhet i përgjegjshëm, nëse nuk bëhet sikur harron. Por, mund të bëhet i papërgjegjshëm, kur harron dhe bëhet sikur nuk mban mend. Kujtesa nuk është diçka që fitohet, njeriu lind me të. Kujtesa dobësohet kur nuk shfrytëzohet. S’ka pse të mbajë mend, mjafton të thotë: Uh, paskam harruar!, e vërtetë bëhet harrestar, pasi duke u shtirur, del prej sistemit.

Duke menduar thellë në këtë veti të njerëzve, që arsyetohen në harresë, më bind se, ata njëmend janë prej atyre që shtiren, e duke u shtirur bëhen prej mëkatarëve të mëdhenj; Pikat e mëkateve dita-ditës duke e mbuluar shtresën e zemrës. E si të mendojë ajo zemër, e nxirë nga shtirja, e nxirë nga pakujdesia, e nxirë nga papërgjegjësia!

Pse shoku i burgut të Jusufit (a.s.) nuk e harroi ëndrrën që kishte parë t’ia rrëfente, por harroi kur e porositi t’i kumtohej pafajësia! Sepse njeriu harron kur diçka nuk e prek në palcë të vet. Nuk e ndjen thellë në shpirt. Kur s’e preokupon fare. Kur djalli i mallkuar cyt!

Po, harresa është shenjë e papërgjegjësisë. Pikërisht, arsyetimi dyshohet, sepse zakonisht ata që arsyetohen, justifikohen me harresën: kuku, si paskam harruar!, uh, si ka mundësi s’e paskam vënë re!, çudi, sikur ta dija! Këtyre u thuhet ndryshe gjepura, sepse i njëjti njeri s’harroi të ushqehej, e të pinte, e s’harroi të bënte shumë gjëra tjera.

Nuk harroi të arsyetohej! Harresa, edhe si aftësi për t’i ikur përgjegjësisë.

Po, jo këta njerëz, që justifikohen në harresë, njëmend janë njerëz që gënjejnë. Më e keqja e këtyre, se, e fshehin atë që mbajnë në kraharorë, nëse fillon diçka me ta, kur befas, të lënë në gjysmë të rrugës. Po, sepse “harroi” të thoshte: jam i pavendosur, jam i paqëndrueshëm, jam i pabindur. Sepse janë shtirur duke u bërë harrestarë.

Harresa, shkak edhe për dembeli! Duke harruar, duke u grumbulluar gjërat palë-palë. E si pastaj të merret me to. Dorëzohet, e bëhet përtac.

E, gjithnjë mbet në një gjendje. Nuk ndryshon!

Kur diçka njeriut i pëlqen, sikur edhe në gjumë të pyetej, do përgjigjej; e kur diçka s’i lë gjurmë në zemrën e tij, harron! Vërtetë njeriu është i padrejtë! Kur bëhet fjalë për përgjegjësinë që do duhej të kihej ndaj vetes, e sidomos ndaj të tjerëve.

Nuk mund të zgjidhet një çështje, nëse nuk jetohet me të; derisa të mos bëhet preokupim, të lejë gjurmë e të bëjë vend në zemër. Prandaj, edhe mëkati konsiderohet dobësues i kujtesës, sepse kur mëkaton, shlyhet një pjesë e kujtesës prej zemrës. Nëse diçka prej mirësisë të është ngulitur në zemër, zbardhet, forcohet, ndërsa e keqja, pikë e zezë, errëson, dobëson.

Mëkatet dobësues të mëdhenj të kujtesës! Siç ka thënë Malik ibën Enes – r.a., kur është pyetur çka e forcon atë: “Nëse ka diçka që e forcon, është shmangia nga mëkatet.”

E mëkati trazon zemrën, shkakton çrregulltish shpirtërore; kur njeriu trazohet, shqetësohet, e shqetësimi dobëson kujtesën! Shqetësim ndaj stolive të kësaj jete. Shpresa në Allahun, duke qenë i përgjegjshëm, gjallërues e forcues.

Njeri që vetes i bën padrejtësi, pastaj të tjerëve. I padrejtë, por jo sikur shembulli i një njeriu që do përpiqej të lexonte në errësirë për të ndëshkuar të pamirit e vet, por padrejtësi, errësim, i padrejtë, errësues i qenies së vet. Errësues i mendjes, i kujtesës, i zemrës. Derisa t’ia kaplojë tërë qenien, pastaj desh këshillove, desh qortove, nuk depërton gjë tek ai. Zoti na ruajt!

Të mbajturit mend, kujtesa e fortë është për atë që ruhet prej mëkateve. Nuk mban mend, kush nuk i respekton dispozitat e Allahut! Udhëzimi; dritë, humbja; errësirë! Shafiu – Allahut qoftë i kënaqur prej tij, thuri duke thënë:

Dituria e Allahut është dritë, e drita e Allahut nuk i jepet mëkatarit.

Harrestar ndaj përgjegjësive! E humbë ndjesinë e kohës, sepse nuk le gjurmë gjë brenda asaj kohe. Prandaj, njeriu që kryen faljet rregullisht, synohet ndërgjegjësimi kundër të papastrës, kështu duke i lënë gjurmë në kujtesën e tij, që vazhdimisht të jetë i vëmendshëm; ta ruajë pastërtinë. Të mos harrojë të përballet kundër të keqes!

Si të trajtohen harrestarët, kur shtiren se harrojnë! I sëmurë mental? Psikik? Shpirtërisht? Jo, ata që harrojnë, pak Allahun e përmendin; kur ushqehen, e teprojnë; kur flenë, s’dinë të zgjohen! Mjekimi, përmendja e shpeshtë e Allahut, të ushqyerit me masë, gjumë me masë, mjalti, qumështi. Dhe, hixhami në kapak të kokës!

Kur harron, përkujto Allahun e Madhërishëm! Kthim te Zoti yt me pendim, e sinqeritet. Allahu i Madhërishëm thotë:

“E kur të harrosh, përmende Zotin tënd!”​

(Kur’an, 18:24)

Kur e përkujton Allahun, përkujtoje edhe ditën e Llogarisë; përkujto përgjegjësitë!

Drita, para dritës së diellit! E, kujtesa më e fortë është duke aguar dita e re! Para se të lind dielli. Kush zgjohet, me gjithë mend, të ngrihet tërësisht, edhe me shpirt, edhe me zemër, edhe me mendje. Kur fillohet dita, tërësisht i përgjegjshëm, atë që thotë, e mendon dhe e ndjen, doemos do ta veprojë, e s’do harrojë.

Harresa mund të jetë e metë. Por më tepër edhe ndëshkim. Harresa është ose dobësim i kujtesës, ose mendjelehtësi ose pakujdesi. Dobësim i kujtesës, kujtesë e ngarkuar me gjëra të kota. E mira dhe e keqja nuk rrinë bashkë. Mendjelehtësi, pa seriozitet e përkushtim, nuk shënohet gjë. E pakujdesi, truri bosh prej përgjegjësisë.

Kur synon diçka vërtetë të bësh, atë e ruan duke e përsëritur, duke e përhapur. E s’mund të përhapet gjë, nëse s’ke gjë për të thënë. Siç ka thënë Ibrahim el-Harbij -(Zoti e meshirofte)

“Nëse do të mbash mend ndonjë fjalë, folju njerëzve me të.”

Rrëfen ibën Kajim: Në një namaz të sabahut qëllova bashkë me shejhu-l-Islam, Ibën Tejmijeh, pasi fali sabahun u ulë duke e përkujtuar Allahun e Madhërishëm, ashtu deri në kohën e drekës, pastaj më tha:

“Kjo është e drekuara ime, sikur të mos drekoja, do humbte fuqia ime”.

Duke përkujtuar Allahun, duke u ushqyer shpirti e mendja; sikurse forcon trupin ushqimi lëndor, forcon kujtesën të përmendurit e Allahut të Madhërishëm. Ngulitet përgjegjësia, ripërtërihet ndërgjegjja.

Harresa cytet prej djallit të mallkuar. E djalli i mallkuar s’ka vend tek robërit e sinqertë ndaj Allahut!

“Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.”

(Kur’an, 15:40)

... është dorëzimi i djallit të mallkuar përballë robërve të sinqertë ndaj asaj që besojnë, thonë dhe veprojnë.

I dërguari i Allahut ka thënë:

“Vërtetë Allahu ka falur Ummetin tim pësimin e paqëllimshëm, harresën (si gjumi), dhe ndaj gjësë që i imponohet (pa vullnetin e vet).” – Hadith:Ibën Maxhe.

Nuk është harresë, kur këshillohesh a qortohesh, e nuk këshillohesh e nuk qortohesh, me arsyetimin, se ke harruar këshillën e qortimin.

Dëgjueshmëri e respekt, është zgjidhja! Derisa të arrijë bindja e plotë në atë që thuhet e veprohet. Të porositur, ata që vërtetë duan të jenë të udhëzuarit dhe të qëndrueshmit ndaj fjalës dhe besës së dhënë Allahut të Madhërishëm!

O Allah! Na e forco kujtesën ndaj të drejtës, të mirës, të pastrës!
 
Titulli: Harresa!

Harrestar ndaj përgjegjësive! E humbë ndjesinë e kohës, sepse nuk le gjurmë gjë brenda asaj kohe. Prandaj, njeriu që kryen faljet rregullisht, synohet ndërgjegjësimi kundër të papastrës, kështu duke i lënë gjurmë në kujtesën e tij, që vazhdimisht të jetë i vëmendshëm; ta ruajë pastërtinë. Të mos harrojë të përballet kundër të keqes!


mmmmmm
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top