Hapen 16 shkolla greke, marrëveshja sekrete!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Në qarkun e Gjirokastrës do të hapen këtë vit mësimor 16 shkolla publike për minoritetin grek. Kjo është mundësuar falë një marrëveshjeje dypalëshe, të mbajtur të fshehtë deri më tani, mes Ministrisë shqiptare të Arsimit dhe asaj greke. Seksioni shqip i BBC, që ka bërë të ditur lajmin, njofton gjithashtu se këtë vit dy ministritë, për funksionimin e plotë të këtyre shkollave publike, kanë realizuar botimin në gjuhën greke me një kosto tepër të lartë të 16 teksteve shkollore, ndërsa edhe 6 tituj të tjerë janë duke u përkthyer për t’u botuar më pas në shtetin grek. Këto tekste do të subvencionohen për nxënësit e minoritetit nga shteti shqiptar në masën 99 për qind, për shkak se kostoja e vetëm një teksti shkollor arrin deri në 250 mijë lekë të vjetra. Në kuadrin e këtij bashkëpunimi dypalësh, ekspertët e arsimit në jug të Shqipërisë po përpiqen të përshtatin edhe arsimin në gjuhën greke sipas sistemit nëntëvjeçar të arsimit në Shqipëri dhe të zgjidhin edhe probleme të tjera të lidhura me kualifikimin e vazhdueshëm të stafit pedagogjik të rreth 16 shkollave në gjuhën greke.

Kontestimi

Marrëveshja dypalëshe mes Ministrisë shqiptare të Arsimit dhe asaj greke ka hasur në kundërshtime të forta nga ana e Drejtorisë Rajonale Arsimore të qarkut të Gjirokastrës. Sipas drejtorit Vasil Muka, ky problem duhet të marrë një zgjidhje graduale dhe jo të menjëhershme, sikundër pritet të ndodhë. Në një prononcim për BBC, ai vë në dukje se shumica e 16 shkollave që do të hapen për minoritetin grek do të jenë në nivele një mësues për një apo dy nxënës, çka sipas tij është e pakonceptueshme. “Ne po mbajmë shkolla që ndoshta nuk mbahen as në Greqi apo në vende të tjera në Ballkan apo në Europë. Kështu, në Sopik kemi një nxënës dhe ne kemi caktuar një mësues. Mbajmë shkolla të tjera, siç është Sofratika, Frashtani, Jorgucati, ne të cilat kemi numra minimalë fëmijësh, por ne po i mbajmë dhe nuk po i përqendrojmë”, - thekson ai. Muka thotë për BBC-në, se përqendrimi i nxënësve për shkak të numrit të vogël të tyre vetëm në disa shkolla edhe për minoritetin grek, duhet t’i përqaset situatës që paraqitet edhe në zona të tjera të vendit me popullsi shqiptare, ku shkollat me një apo dy nxënës mbyllen.

Tekstet

Për shkak të numrit të vogël të teksteve të nevojshme, botimi i tyre kërkonte një kosto mjaft të lartë. Vasil Muka, drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale të Gjirokastrës, thotë se shteti shqiptar do të subvencionojë koston e tyre në masën 99 %, për shkak se kostoja reale e këtyre teksteve arrin deri në 250 mijë lekë të vjetra. “Janë 16 tekste të shkollave të minoritetit grek që janë duke u shtypur në Greqi dhe shpresojmë se së afërmi do të vijnë në duart e nxënësve. Ndërkohë, është duke u punuar edhe për gjashtë tituj të tjerë që po përkthehen e bëhen gati për botim. Ndërsa tekstet në gjuhën shqipe tashmë janë gati edhe për fëmijët e minoritetit grek. Doja të theksoja se subvencionimi do të bëhet për fëmijët e minoritetit, ashtu si edhe për fëmijët shqiptarë. Nëse për fëmijët shqiptarë paguhet 50% subvencion, për fëmijët e minoritetit ai shkon në 99%, sepse një tekst në zonën e minoritetit del me një kosto shumë të lartë, 25 mijë lekë apo 250 mijë lekë të vjetra”, - sqaron ai


GazetaShqiptare
 
16 shkolla greke per 16 "greker" ?

Po per 1 milion shqiptar neper Greqi, sa shkolla jane hapur ? :(
 
Kush esh minstri i Arsimit ne Shqiperi?Vazhdon te jete antishqiptari Genc P
A e dini ju se Genc Pollo nuk ka origjine shqiptare?
 
Po ti shifi emrin qe ka Genc emer Grek pushti drreqit e mori lumi shqiptarin edhe shqiperine o vllezer .
 
Me falni se ndoshta jam jashte teme, po me erdhi ndermend dicka persa i perket shkollave private:D

Kete vit ne TR po hapet gjimnazi "Faik Konica"...Me falni per modestine, por ne hapjen dhe ne hartimin e objektivit te shkolles morri pjese dhe e nenshkruara.
Hapja e kesaj shkolle u hartua sipas rregullave me te mira per sa i perket organizimit te nje biznesi dhe shkolle.

Qellimi ishte te krijoej nje shkolle qe te ishte ne gjendje te nxirrte ne pah aftesite e nxenesve te saj ne deget perkatese dhe kjo shkolle do te zoterohej nga nje bord drejtues me pedagoge te shkelqyer te cilet do zgjidhnin drejtorin e shkollesLOL

Me pak fjale fillimisht, punimi ne kete projekt kaq "efikas dhe i vlefshem" me entuzjasmoi....Shyqyr thashe me vete, qe ne Shqiperi po hapet nje gjimnaz i mire, qe ka si qellim arsimimin e nxenesve dhe ndjekjen e tyre hap pas hapi....LOL

Filluam te zgjidhnim strategjite e Marketingut, hartuam planin e bordit drejtues, u zgjodhen pedagoget, dhe ne fund fare marr vesh qe si drejtor do vinte nje debil qe ishte perjashtuar nga 10 shkolla te TR se eshte i paafte:eek:hh::eek:hh::eek:hh:

Gjithe objektivat e shkolles ndryshuan dhe plani i biznesit morri rrugen e tullave...Hajde hapim nje shkolle sa per te vjedhur leke!
Sinqerisht u zhgenjeva shume, prandaj i bej thirrje te gjithe prinderve qe cojne femijet e tyre neper shkolla private, te informohen mire....
Se ndryshe eshte ajo qe thote reklama, ndryshe eshte ajo qe ofron ne te vertete shkolla! (flas per te gjitha ne pergjithesi jo vetem per kete gjimnaz!)
 
Genc Pollo eshte hajdut antishqiptar...Po ben cmos te heqe ato pak shkolla private qe kane si qellim rritjen e nxenesve sipas parimeve familjare, shoqerore dhe kombetare!
 
Emri Genc nuk esht emer grek.Ai esht ndryshimi i emri te mbetit Ilir "Gent" por ska te bej me origjinen e tij.Greket perdoren kalin e trojes si dhurate per te thyer Trojanet te cilet ishin parardhesit e shqiptareve te sotem sepse balle per balle ishte e pamundur ti thyenin.ketu tregohet per here te pare sesi e keqja,hileja mund te fitoje mbi te drejten.Ketu ni shtremberimi i pare i realitetit qe pasohet sot me perdorimin e keq te televizioneve dhe internetit.Ashtu si dhe padrejtesia ne kete rast.Ne sduhet te hapin shkolla greke dhe indirekt te bejme fakt ekzistence te nje minorance shume te vogel pa hapur me pare greku shkollat shqip per 3 milone arvanitas dhe 1 milion emgrinta shqiptare.kjo eshte e verteta,kjo eshte drejtesia.Italia ka vite qe me vendim parlamenti e ka gjuhen shqipe gjuhe te dyte zyrtare vetem per 80 mije arbereshe qe vazhdojne te flasin shqip ne fshatrate tyre ne jug e Sicili.Vendosen vete kush esht e verteta.
 
ca funderrinash jane keto politikanet tane
greket na marrin neper kembe ne ju hapim edhe shkolla
grrrrrrrr
 
Redaktimi i fundit:
ben mire te hape shkolla shqiptare ai ministri pollo se ne zona malore bejne femit nga 20 km ne kemb dit perdit per te shkuar ne shkoll
 
Nuk po me pelqeka ky lajm , nuk ka bo mir ky Genc Pollo qe ka legalizu 16 shkolla greke..
 
Popujt te cilet i mbyt negativiteti e kane thembrin e akilit ne shtyllen arsimore.Genc pollon jemi ne qe mbajme.Ate e vuri Saliu qe kishte ven me pare dhe Janullatosin ne mbreterimin e tij te pare.Genci e filloi antishqiptarizmin e tij me ndryshimin e teksteve te historise mbi harta,duke vendosur greket duke i cuar ata deri ne vlore dsepse keshtu kishte shkruajtur nje amerika nder 1 milion qe kane shkruajt per shqiperine dhe po e mbaron me shkolla ku mesojne pleqte minoritare sepse ata te tjeret,shumica kane ikur per te share dhe spiunuar neper rruget e greqise shqiptaret.
Neper nje media njeaneshe ku te mbysin reklamat vadofon,amc dhe pastaj lajme te njeanshme,me nje qeveri ku aferat i kane monopolet greke,me nje ekonomi te shkateruar qellimisht ku cdo gje vjen nga importi sidomos nga Greqia duan qe ta mpijne perfundimisht genin e ketij populli ne te gjitha drejtimet.Por nuk kane llogaritur se cdo shtypje psikologjike,ekonomike,morale ka kunderpergjigje.Ajo vetem kalit urrejtjen dhe ben pergatitjen e gradualte te shperthimit kombetar.
 
Mire ne i bejne se ne per mitingje dine te shkoje kur vjen puna per dicka te tilla te gjithe jane te zene...marrim ate qe na takon dhe pike
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top