Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Hante ne plehra behet miljarder

Hante ne koshat e plehrave, bëhet milioner
E Premte, 27 Janar 2012 14:52
Një 28-vjeçar ushqehej nga koshat e plehrave dhe flinte në rrugë, deri kur zbuloi se ishte trashëgimtar i një pasurie të jashtëzakonshme, zbuloi një revistë holandeze.

Jerry Winkler, një shtetas i Vendeve të Ulta, kaloi një fëmijëri të vështirë, me nënën që e la të vogël pas një tumori, ndërsa u rrit nga ai që e mendonte si babai i tij natyral.Marrëdhënia me të ishte e vështirë dhe pas pak vitesh, Jerry përfundoi në rrugë, ndonëse ende minoren. Vetëm gjatë një zënke të dhunshme, mësoi mes nervave e sipër që ai që konsideronte si baba, në të vërtetë nuk ishte i tillë.”Në fillim më vdiq nëna dhe më vonë zbulova që babai im në të vërtetë nuk ishte babai im”, rrëfen tronditjen e tij Jerry. “Nga njëra anë kuptova se përse ishte sjellë aq keq me mua, por nga ana tjetër ishte një goditje në zemër”.

Pas asaj dite, ai vendosi që të kërkonte babanë e tij të vërtetë. Duke hetuar, ai zbuloi se nëna e tij kishte patur një lidhje dashurore në punë dhe pak nga pak arriti deri tek Alfred Winkler, një biznesmen i pasur, i cili kishte vdekur pak kohë më parë pa lënë pas trashëgimtarë.

”Emri im i mesit është Alfred dhe kjo më bëri të dyshoja se nëna ime kishte dashur të më linte një shenjë për të kuptuar të vërtetën”, vazhdoi Jerry.

Ai u takua me një gazetar që kishte publikuar një intervistë të biznesmenit, për t’a pyetur për më shumë informacion, kur gazetari mbeti i shtangur nga ngjashmëria midis të riut dhe biznesmenit.

Në vazhdim, Alfred u zhvarros për t’i marrë një kampion nga kodi gjenetik dhe testimi i ADN-së tregoi se me 100% Jerry ishte i biri biologjik i biznesmenit të pasur.

Në pak ditë, disa miliona euro i kaluan në pronësi, duke bërë që të transferohej nga rrugët e ndyra dhe koshat e plehrave të Amsterdamit, në një supervilë me “pesë yje”. Tashmë i pasur, Jerry ka vendosur të shpenzojë një pjesë të pasurisë për të krijuar një organizatë që do të ndihmojë të rinjtë e pastrehë.
 

Attachments

  • jerry-winkler_560x280.jpg
    jerry-winkler_560x280.jpg
    20.7 KB · Shikime: 8
Last edited by a moderator:
Pe: Hante ne plehra behet miljarder

Eu ca fati :P..
 
Pe: Hante ne plehra behet miljarder

Ndonjehere se di nga te vjen e mira..nuk hahet inat me fatin jo ..Hallall..
 
Titulli: Hante ne plehra behet miljarder

Weee ca fati shyqyr
 
Titulli: Hante ne plehra behet miljarder

thot dhe Eminem ne nje kenge,,it´s a moment,

nje moment esht qe mund te ndryshoj jeten tende totalisht
 
Pe: Hante ne plehra behet miljarder

dhe une qe i thoja vetes: fati nuk egziston
 
Titulli: Hante ne plehra behet miljarder

WXP flm per foton se isha me cel e se fusja dot :):):)..Po ky fati yne kur do na vije , te pakten 1 rritje rroge se dhe kaq shum sdua .
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back