Haklajt nuk erdhën në Tiranë për të vrarë Azemin, donin të vrisnin Berishën

Love

βeℓℓe â๓e
Gazeta Dita vijon të botojë dëshmi interesante për ngjarjet e rënda të viteve të shkuara.

Kësaj here atë kanë publikuar një intervistë me Marjan Grykën, ish- truprojën e Azem Hajdarit.

Sipas tij, Haklajt kishin ardhur në Tiranë për të vrarë Sali Berishën dhe jo Azem Hajdarin.

“Unë jam një djalë Shkodre, aktiviteti im nisi në 2 Prillin e famshëm të vitit 1991, ku atëherë në protestë edhe jam plagosur. Më pas kam vazhduar të jem aktiv në lëvizjen antikomuniste, por me sa duket gjaku jonë vetëm u përdor. Desha të kujtoj këtu se në ngjarjen e 2 Prillit në Shkodër, më erdhi dikush në spital që nuk e kisha parë ndonjëherë. Ai ishte Azem Hajdari. Mu afrua në spital dhe më tha: “اohu burrë se s’ke kurrgjë”. Unë me buzëqeshja e pyeta se kush ishte. Të gjithë të pranishmit aty më thanë “Mario, ky është Azem Hajdari”.

Kështu e nis rrëfimin e tij Gryka.

Më pas me ftesë të Hajdarit ai vjen në Tiranë ku fillon punë si efektiv i Gardës së Republikës dhe truprojë personale e Azem Hajdarit ku është dekoruar edhe si “Pishtar i Demokracisë” nga Berisha.

“Hajdari u vra për liri, por kurrë s’e gëzoi lirinë. Jeta me Azem Hajdarin ka qenë një betejë e ashpër. Kujtuam se rrëzuam komunizmin, por ai përkundrazi pas viteve ’90 na u vërsul dhe na sulmoi më shumë se kurrë”, tregon Marjan Gryka për radion kosovare “Zëri i Mitrovicës”.

Për sa iu përket prapaskenave, ai tregon se: “Mendoj se kur Berisha ishte president, ishte një dikush me tre poste që Berisha e komandonte që dhe lëvizte gurët kundër Azem Hajdarit. Ky ishte Tritan Shehu, ishte Zv/Kryeministër, Ministër i Jashtëm dhe kryetar i PD-së. Lufta e tij me urdhrat e Sali Berishës ishte shumë e ashpër. Dua t’ju tregoj një fakt. Sapo u çova në mëngjes nga gjumi (unë jetoja në shtëpinë e Azemit), më thirri në dhomën e tij, po pinim kafe e më tha: “Mario, sot kemi një betejë, kemi mbledhjen e kryesisë së PD-së, është dhënë urdhër që Azem Hajdari të mos hyjë brenda, si do ja bëjmë?”. Pra, lideri i dhjetorit dhe kryetari i parë i PD-së nuk do lejohej në mbledhjen e kryesisë së PD-së. Unë me një buzëqeshje i thashë: “Bacë, ne do të hyjmë gjithnjë aty ku njerëzit na duan”.
I hipim makinës dhe pamë se Pallati i Kongreseve ishte rrethuar me 300 forca policie, që Azem Hajdari të mos hynte brenda. Për t’i rënë shkurt, ne të armatosur e çamë postbllokun dhe e futëm Azem Hajdarin në sallë. Byroja politike ende nuk kishte mbërritur në sallë. Pasi hymë, gjetëm ca lepuj të Partisë Demokratike që ishin rreshtuar në rreshtat e parë dhe po prisnin byronë. Njërin prej tyre e kapa, e çova me dhunë dhe aty ula Azemin”, tregon Gryka, teksa shton se shënuan edhe emrin që Azemi të merrte fjalën i treti, pas dy kryetarëve të byrosë dhe ai mban këtë fjalim: “Dëgjoni ju tavolinë e krekosur dhe e dhjamosur me një popull fukara të rrënuar nga komunizmi. Unë jam Azem Hajdari, djali i Shpend Hajdarit. Baba im ka qenë komunist dhe unë e kam për nder që jam biri i tij. Por në vitet ’90 unë rrëzova idealet e babës tim, e rrëzova Enverin. Por sot ka një fatkeqësi kombëtare, që ju i keni dhe vazhdoni t’i keni ato ideale që kishte baba im. Ky është turp dhe tradhti kombëtare. Kjo nuk është PD-ja që populli donte ta kishte në pushtet. Kjo është një ngjallje dhe pasurim i komunizmit”.


Gryka rrëfen se para se të vinin ngjarjet e ’97-ës, kishin një vit e gjysmë pa folur me Berishën, dhe nga vitet ’95-’96 Hajdarit i hiqet imuniteti i deputetit, shkarkohet nga Komisioni Parlamentar i Rendit dhe SHIK-ut, përjashtohet nga PD-ja.

“Unë u shkarkova nga oficer i gardës. Morëm zyra me qira pranë ish- kafe “اaplin” në qendër të Tiranës dhe kaluam me sindikatat. Pra, Berisha, si një diktator i ri, na shkarkoi në distancë. Në këtë kohë Azem Hajdari, me bindje të plotë filloi organizimin e sindikatave të pavarura për të rrëzuar qeverinë Meksi. Shteti na ndiqte për të na arrestuar. Pra, jeta e liderit të dhjetorit ishte në rrezik, jeta ime nuk ishte problem fare. Këtu filloi beteja dhe lufta e ashpër Berisha –Hajdari. SHIK-u i Gazidedes asaj kohe na përndiqte kudo, SHIK- më i fëlliqur i të gjitha kohërave. Me qindra herë u përleshëm me ta. Një natë ata agjentë të SHIK-ut kishin rrethuar shtëpinë e Azemit, është turp ndoshta të thuhet, por ne i morëm peng dhe i çuam të paarmatosur dhe i thamë Gazidedes: “Ju jeni turpi i kombit dhe tradhtia e kombit se shtëpia e Azem Hajdarit nuk ka nevojë për rrethim”, tregon Gryka.

Marjani tregon se ishin në “Rogner” dhe sekretarja e Sali Berishës e mori në telefon Azemin dhe i kërkoi ndihmë sepse Garda e Republikës po ikte dhe po e linte Presidentin ne baltë.

“Në këtë moment Berisha kërkoi që Azemi ta mbështeste, e unë si oficer i tij të merrja Gardën e Republikës. Ngjarjet kështu rrodhën, u ashpërsuan, të gjitha degët e PD-së në rrethe kërkonin dorëheqjen e Berishës si president, përveç Shkodrës, ku unë isha anëtar i kryesisë. Nisëm të shkonim nëpër takime me presidentin që nuk jepte dorëheqje dhe në çdo takim na vriteshin nga dy shokë. Asnjë nga këta njerëz nuk u përmend nga Berisha. Shumica e tyre janë mirditorë, por Sali Berisha i ka harruar si shumë të tjerë”.

Ai nënvizon se “natën që është varë Azem Hajdari kam qenë në arrest shtëpie, pavarësisht se në Shkodër isha i lirë dhe gjithë ditën te selia e PD-së, por këta ia arritën qëllimit dhe Azemin e lanë në rrugë të madhe”.

Gryka thekson se “në çdo atentat, se janë bërë 9 atentate, ka pasë dorë Partia Demokratike. Edhe ditën e vrasjes. Partia Demokratike ka pasë dorë në vrasjen e Azem Hajdarit. Asnjë njeri nuk mund ta mohojë këtë, aq më tepër sot, pas shumë viteve ku nuk kanë lënë goditje pa bërë, janë munduar të eliminojnë çdo njeri që përmend Azem Hajdarin”.

Gryka shprehet se natën e vrasjes Haklajt kanë shkuar për të varë Berishën dhe Azemi është thirrur me shpejtësi nga Fieri.

“Në atë kohë, ditën që është rrethuar PD-ja, pra gjoja për të varë Azem Hajdarin, sepse Haklajt nuk kanë ardhur për të varë Azem Hajdarin. Haklajt e kanë deklaruar, e kanë ri-deklaruar madje e kanë kërkuar edhe në gjyq Sali Berishën. Sepse ata kanë ardhur me vra Sali Berishën dhe jo Azem Hajdarin. Se e dinte e gjithë Shqipëria që Azemi ishte në miting në Fier dhe po të donin vrasësit mund t’i bënin prita kudo nga Fieri në Tiranë. Por nuk kishin ardhur për Azem Hajdarin. Por skenaristët e PD-së telefonuan Azem Hajdarin me porosi të Doktorit që duhej të vinte urgjent në Tiranë pasi kishte mbledhje kryesie. Unë fola me të dhe i thashë, madje iu thashë edhe çunave të Fierit, çunat që sot janë pronarët e turizmit, janë sot dëshmitarë të gjithë. “Mos e lini Azemin të lëvizë”. Sepse kishte diçka që dihej, po kërkohej eliminimi i Azemit dhe kjo po diskutohej kudo. Sepse kishte një fakt, e djathta shqiptare po shkonte pas Azemit dhe jo më pas Sali Berishës”, sjell në vëmendje Gryka.

Ai tregon se me mbërritjen e Azemit tek PD-ja, edhe vrasësit janë habitur dhe kanë thënë “çfarë do ky budallai këtu”.

“Kur ka hyrë Azemi në PD, PD-ja ishte një kufomë e gjallë, nuk kishte më njeri. Në korridor ka dalë Genc Pollo me tre vetë të armatosur, ishin tropojanë. Kanë takuar Azem Hajdarin dhe më pas kanë kaluar tre minuta dhe Azemi ka dalë dhe ka komunikuar gjoja me ata që kishin ardhur të vrisnin Azem Hajdarin. Po e përsëris, kur erdhi Azemi nga Fieri, vrasësit ishin aty, nuk kishin nevojë ta linin të futej brenda. Përse nuk e goditën? Absolutisht nuk kanë pasur punë me Azem Hajdarin. Por Azemi nga sedra, burrnia, e qitën të komunikojë me vrasësit e Sali Berishës. Doli dhe u përlesh me ta sepse dihet se çfarë bisede është bërë. Ata i kërkuan që të largohej duke i thënë: ا’do ky budalla këtu? Në krye të tyre ishte oficeri i Berishës, Izet Haxhia. Pra, këtu ndodhi fatkeqësia, me tradhti 100% nga PD-ja, e iniciuar dhe e organizuar dhe e miratuar nga dy- tre persona politikë nga e majta”.

Gryka sqaron se Azemi u sqarua me Haklajt pasi bëri një bisedë me plakun e tyre dhe e incizoi dhe i tha: “Bacë, merre këtë dhe çoja djemve të tu çfarë biseduam. Sepse ata hilenë e kanë tjetër kund dhe jo tek Azem Hajdari”, teksa shton se sipas tij fjala ishte për Sali Berishën.

Gryka akuzon se truproja i Azemit, sot në azil politik, i ka deklaruar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit me kasetë konfliktin me armë dhe debatet me Azemin në momentet para vrasjes.

“Këtë kasetë e ka edhe sot Sali Berisha, ku është pse nuk e dorëzon kasetën? Sot, ky mik i madh i Azemit, që i ka bërë qindra sulme, merr këshilltar të tij Neritan Cekën, njeriun që na bëri 7 atentate kur ishte ministër i Rendit. Merr ministër Mbrojtje Arben Imamin, gjenerali i bandave të ’97-ës. Të gjithë organizatorët, atentatorët e Azem Hajdarit janë në kolltukë politikë”, teksa nënvizon se Sai Berisha nuk është paraqitur asnjëherë në Gjykatë për akuzat e bëra.

Gryka deklaron se pseudonimi i Sali Berishën në Sigurimin e Shtetit ka qenë “Penicilina” dhe se në Shqipëri deri më tani nuk ka pasur asnjë ditë demokraci.
Dita
 
Titulli: Haklajt nuk erdhën në Tiranë për të vrarë Azemin, donin të vrisnin Berishën

E kan inat berishen hahhhahaa Haklajt me berishen do duhen goxha do njerez te vritet berisha ,e ka vertetu shume here se nuk i plas per kercnime ..

Hallall berishes e ka leshu shtepin e vet per UCK gjate kohes para se te ndizej lufta ne kosove ,populli i kosoves i eshte mirenjohes
 
Titulli: Haklajt nuk erdhën në Tiranë për të vrarë Azemin, donin të vrisnin Berishën

E kan inat berishen hahhhahaa Haklajt me berishen do duhen goxha do njerez te vritet berisha ,e ka vertetu shume here se nuk i plas per kercnime ..

Hallall berishes e ka leshu shtepin e vet per UCK gjate kohes para se te ndizej lufta ne kosove ,populli i kosoves i eshte mirenjohes

vertet? i dashka varur medalja pse s'thua :p , se ne na e beri gropen......


Sa per temen nuk ju besoj gazetave ne raste te tilla, nuk kane aq te drejte dhe fuqi te botojne perralla te tilla si deshmi , nuk i mbron as ligji ne Shqiperi jo per gje :)
 
Titulli: Haklajt nuk erdhën në Tiranë për të vrarë Azemin, donin të vrisnin Berishën

Nga e gjitha qe lexova mbaj se kush ishte pas ketyre u be me lek dhe me prona .... Cunat e Fjerit qe moren turizmin me vone thote eh pik e zeze...

Xhebrail eshte qesharake te thuash qe Sali Berisha hapi shtepine per UCK dhe ne anen tjeter jepte nafte Milloshevicit nuk kane llogjike keto gjera .... Vetem nje qe ka perfitim behet mik me dy armiq .... Shiko kete film se do e kuptosh rolin e ketyre tipave Lord of War - Wikipedia, the free encyclopedia
 
Titulli: Haklajt nuk erdhën në Tiranë për të vrarë Azemin, donin të vrisnin Berishën

Nga e gjitha qe lexova mbaj se kush ishte pas ketyre u be me lek dhe me prona .... Cunat e Fjerit qe moren turizmin me vone thote eh pik e zeze...

Un i kam ndjekur me vemendje 5 emisjonet xhungel dhe historin e vertet te vellezerve Haklajt..Kjo cyber esht mese e vertet,por kryesori Fierak u vra nga motra e vogel e Haklajt ne mes Bajram Currit.NE youtube ndiqni Dosja Tropoja ku jan 6 pjese
 
Titulli: Haklajt nuk erdhën në Tiranë për të vrarë Azemin, donin të vrisnin Berishën

Nuk me duket shume llogjke kjo !
Haklajt normal qe po te kishin mundur do ta kishin vrare edhe Berishen , dihet kjo ,
por Azemin nuk e kan vra padashje jooooo . Sipas deshmis se keti tipit i bie qe ata paskan ardhe
me vra Salen dhe mequ ju doli perpara Azemi , ju leshuan atij .
Ne ate kohe Haklajt kan qene ne kulmin e fluturimit te tyre dhe po te kishin me shume mudsi , do vrisnin me shume
dhe do merrnin shtetin .
 
Titulli: Haklajt nuk erdhën në Tiranë për të vrarë Azemin, donin të vrisnin Berishën

Ketu jan fakte te vertete ku dhe Azem Hajdari takohet me Plakun e Haklajve dhe vrasja e tij.Haklaj kishin dyshime se Azem Hajdari kishte gisht ne vrasjen e vellait te tij.Ish truproja i sali berishes ne ate kohe u takua me Haklaj,1 Bisede qe su morr vesh cfar u fol,Por ishte ky qe nxori Azemin ne takim me Haklajt momentin e vrasjes.
Minuta e 20:00

[video=youtube;Wr7OHAP-3nY]http://www.youtube.com/watch?v=Wr7OHAP-3nY[/video]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top