“Hajdutët e energjisë”: Pranga 5 elektricistëve, lirohet Brovina

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Operacioni i djeshëm

11 të arrestuar
5 elektricistë të OSSHE-së
6 biznesmenë
286 raste mbështetet OSSHE-ja
305 lidhje u shkëputën dje
Arrestohen 11 persona. Gjykata vendos detyrim paraqitjeje për ish-kreun e Qytetit Studenti

Mariglen Mullai

brovina-320x243.jpg


brovinaPolicia e Shtetit, gjatë operacionit “Hajdutët e energjisë”, arrestoi dje 11 persona në total, ku 5 prej tyre ishin elektricistë të OSSHE-së dhe 6 të tjerët janë biznesmenë. Nga ana tjetër, me një vendim të gjykatës, është lënë i lirë ish-drejtori i Qytetit Studenti, Bujar Brovina, i arrestuar për vjedhje të energjisë elektrike. Në të gjithë vendin, policia vijoi me operacionin e arrestimit të abuzuesve me energjinë elektrike, teksa gjykatat dhanë disa masa sigurie.

5 elektricistët

Drejtoria e Policisë, Qarku Korçë arrestoi dje 5 elektricistë, punonjës të OSSHE-së, të cilët kishin ndërhyrë në lidhjet e paligjshme. Pesë elektricistët e arrestuar janë Xhemal Cenolli, 51 vjeç, Refik Fero, 64 vjeç, اlirim Pilinci, 37 vjeç, Edmond Mullalli, 32 vjeç dhe Miri Seidolli, 43 vjeç. Të gjithë këta punonjës të OSSHE-së, me detyra në qytetet e Korçës dhe Devollit akuzohen se kanë bërë procesverbale fiktive, sikur kishin ndërprerë energjinë elektrikë për abonentët problematikë, por në të vërtetë, vetëm sa i kishin shënuar në letër.

Lirimi i Brovinës

Kur dje ishin mbushur 3 ditë nga arrestimi i ish-drejtorit të Qytetit Studenti, për vjedhje të energjisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën detyrim paraqitjeje për Bujar Brovinën. Ai njëkohësisht është edhe anëtar në Këshillin Kombëtar të PD-së. Ndërkaq, po detyrim paraqitjeje kishte kërkuar edhe prokuroria. Bujar Brovina, personi i zgjedhur nga Lulzim Basha në Këshillin Kombëtar të PD-së u arrestua të enjten, sepse, iu gjetën tre lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në vilën e tij 3-katëshe. Grupet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Policia e Shtetit evidentuan lidhjet e jashtëligjshme në banesën e Brovinës në Qytet Studenti i cili njëherësh ka qenë për 8 vite drejtor i Qytetit Studenti. Ndërkaq, arrestimi i Brovinës ka shkaktuar edhe reagimin e Partisë Demokratike, e cila e ka cilësuar arrestimin si të paligjshëm, kurse OSHEE-ja cila shprehet se nga dy kontrata në banesën e Brovinës në total abuzohej me 2300 kw në muaj.

Arrestimet në rrethe

Në njoftimin e përditshëm, policia tha zyrtarisht se në ditën e gjashtë të këtij operacioni, u arritën të shkëputeshin 305 lidhje të paligjshme të abonentëve debitorë, ndërsa OSSHE-ja është mbështetur në 286 raste. Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër arrestoi 2 persona, ashtu si Policia e Elbasanit. Ndërkaq, nga Drejtoria e Policisë, Qarku Durrës dhe Fier është arrestuar nga një person. Policia thotë se operacioni do të vijojë me arrestimet e konsumatorëve familjarë, të cilët kanë vjedhur energjinë elektrike, teksa u bëhet thirrje atyre që t’i shkëpusin sa më shpejt këto lidhje, ose do të përballen me forcën e ligjit. Në ditët në vijim operacioni do të vazhdojë.

Seancat gjyqësore

Dje në qytetin e Korçës, gjykata e këtij rrethi dha vendimin për Arif Halimin, i cili ishte pronar i një dhome frigoriferike në fshatin Belorta të Korçës. Ai u la në burg, pasi u gjet fajtor për vjedhje të energjisë elektrike. Ndërkaq, në Gjykatën e Fierit u vlerësuan masat e sigurisë për 6 persona, nga të cilët 5 u lanë në burg, ndërsa vetëm njëri mundi të fitonte lirinë, për shkak të problemeve shëndetësore. Sakaq, gjykatat e rretheve, këto ditë kanë vlerësuar me dhjetëra masa sigurie, për të arrestuarit për vjedhje të energjisë elektrike, ku më shumë se 20 persona, nga mbi 100 të arrestuar, kanë mundur të fitojnë lirinë. Për rastet e masave të sigurisë, duket se juristët janë të ndarë, ku një pjesë e tyre e konsiderojnë si të drejtë masën e arrestit me burg, pasi e cilësojnë si vjedhje, e cila përbën vepër penale, ndërsa të tjerë si një shkelje administrative të kontratës. Në të gjitha rastet, juristët argumentojnë se me arrestimin e kryefamiljarit, nuk mund të arrihet qëllimi i shtetit, ai i vjeljes së lekëve.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top