Gruaja shtatzënë e prekur nga SIDA

Asnjë mjek nuk pranon të ndjekë shtatzaninë e një gruaje. ثshtë gati të sjellë në jetë fëmijën e tretë, por gjinekologët refuzojnë ta prekin me dorë. Arsyeja: ajo është e prekur me SIDA.

“Mjeku im e di që jam Hiv pozitiv dhe nuk më prek me dorë. Më bën thjesht një eko dhe kaq”, shprehet gruaja.

Kushti kryesor për të shmangur transmetimin e virusit tek fëmija është lindja me operacion. Por, në këto rrethana situata është pa pazgjidhje: “S’e ka marrë njeri përsipër lindjen time. Jam e mërzitur dhe në ankth.”

E reja ka pak që e ka mësuar lajmin fatal se është bartëse e një virusi vdekjeprurës, i cili për fat të keq ka prekur gjithë familjen.

“Jam 35 vjeç dhe kam 5 vjet që e kam mësuar që jam e prekur nga SIDA. Kam edhe dy fëmijë, të cilët janë gjithashtu të infektuar së bashku me bashkëshortin”, thekson gruaja.

Cifti as që e kishte imagjinuar se lidhja e tyre do të qe fatale për pasardhësit. Lajmi erdhi shumë vonë: “E mësuam nga djali që ishte vazhdimisht me temperaturë. E sollëm në Tiranë ku i bënë analizat dhe aty kuptuam se si ishte situata që askush tjetër nuk e di.”

Por, rastësi është edhe ardhja e bebes së tretë të çiftit Hiv pozitiv, të cilët tanimë duhet të pranojnë vetëdijshëm kushtet me të cilat do të sillet në jetë.

“Shtatzania ishte rastësi. Shkuam ta hiqnim fëmijën dhe mjekët nuk pranuan kur morën vesh se jam Hiv pozitiv. Pastaj vendosa ta mbaj”, tregon 35-vjeçarja.

Kjo grua dhe familja e saj jeton në një qytezë veriore të Shqipërisë. Sekreti i familjes përballë paragjykimeve është njëra anë e dramës, ana tjetër mohuese e realitetit kërcënon me jetë nënën dhe krijesën e saj të pafajshme që po dënohet pa ardhur ende në jetë.LaDonaMancaOBarbi-Superestar1_000.jpgPROVA.jpg
[video=youtube;Iq4k0-q_KNM]http://www.youtube.com/watch?v=Iq4k0-q_KNM&
feature=player_embedded[/video]


T.CH
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Gruaja shtatzënë e prekur nga SIDA

Me ngjan me shprehjen "te varrosesh e gjalle"!

Se di cfare te them.... e rende shume e rende...
 
Pe: Gruaja shtatzënë e prekur nga SIDA

Dileme etike, sdi cte them..
Sdq eshte per te ardhur keq qe mjeket nuk e trajtojne me respektin qe i takon.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Gruaja shtatzënë e prekur nga SIDA

Ku qendron dilema etike?
Shume mire qe e dine qe ka Sida, ne kete menyre marin masat mbrojte 2fish ( se sa normalisht me nje femer shtatzane e konsideruar e shendetcme), dhe fillojne trajtimin me ilace per te parandaluar transmetimin e virusit tek bebi ( te pakten femija mbase shpeton pa infektim me Hiv)>
 
Pe: Gruaja shtatzënë e prekur nga SIDA

Ku qendron dilema etike?
Shume mire qe e dine qe ka Sida, ne kete menyre marin masat mbrojte 2fish ( se sa normalisht me nje femer shtatzane e konsideruar e shendetcme), dhe fillojne trajtimin me ilace per te parandaluar transmetimin e virusit tek bebi ( te pakten femija mbase shpeton pa infektim me Hiv)>

Sweety degjoje ate videon para se te komentosh te lutem..
Mjeket gjinekolog nuk pranojne ta ndjekin shtatzanin e kesaj zonjes.. :)
Dilema etike eshte: ti si mjeke do besh detyren qe je zotuar te besh apo te behesh paragjykues kur duke marre masat mbrojtese ska asnje problem... :)
Per mua te pakten eshte nje dilem..shpresoj qe per ty mos te jete :D
 
Pe: Gruaja shtatzënë e prekur nga SIDA

Un nuk po e kuptoj pse se marrin persiper pra gjinekologet mjeket etj !?
 
Pe: Gruaja shtatzënë e prekur nga SIDA

Sweety degjoje ate videon para se te komentosh te lutem..
Mjeket gjinekolog nuk pranojne ta ndjekin shtatzanin e kesaj zonjes.. :)
Dilema etike eshte: ti si mjeke do besh detyren qe je zotuar te besh apo te behesh paragjykues kur duke marre masat mbrojtese ska asnje problem... :)
Per mua te pakten eshte nje dilem..shpresoj qe per ty mos te jete :D
Flow, nuk e kam pare videon ( skam pse e mohoj, as kam durim ta shikoj tani)...
Gjithsesi une u kapa me dilemen etike, sepse etika nuk te meson te besh dallime mes te semureve dhe atyre jo te semure. Ne fakt nuk eshte etike ti mohosh aksesin tek sherbimet shendetsore. Sepse nqs rri te mendosh, ka dhe viruse te tj/ semundje qe ngjiten... por kjo ben pjes nga zanati, kur e zgjedh i mer parasysh dhe keto detaje.
Prandaj them, me mire qe doktori e di qe eshte e infektuar me Hiv, te bej dhe me sh kujdes sec ben ne pergjithsi.
 
Pe: Gruaja shtatzënë e prekur nga SIDA

wow shu gjynaf qe mjeket se trajtojne tamam :( por dhe kjo kur e di qe eshte e infektuar pse smer mbrojtje po ve dhe nje jete te re ne rezik hmm .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top