Gruaja e Lulezim Bashes heq dore nga shtetesia shqiptare, befasohen militantet

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Aurela, si dhe pse u bë holandeze gruaja e ministrit Basha

Fakti që Aurela Xhaferr Isufi, gruaja e Lulzim Bashës, ka lënë shtetësinë shqiptare me dekret të Presidentit të Shqipërisë që më 19 janar 2004, është përmendur disa herë shkarazi në shtyp. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, i cili është simbol i përfaqësimit ndërkombëtar të Shqipërisë, e ka fshehur këtë skandal për një kohë të gjatë, derisa një nga rivalët e tij e bëri publik në një emision televiziv.
Gazeta "TemA" botoi dje dekretin e presidentit Moisiu që i ka hequr shtetësinë gruas së ministrit tonë të Jashtëm dhe ligjin holandez që e lejon dyshtetësinë. Në fakt, është një precedent i rrallë në historinë e diplomacisë së një vendi, që gruaja e ministrit të Jashtëm, të heqë dorë nga shtetësia e vet. Ngjarja merr hije skandali, po të kemi parasysh se ministri Basha është një ministër nën gjykim.
Në rast dënimi të tij për akuzat e rënda që lidhen me rrugën Durrës-Kukës,
avokatët e tij kanë në dorë një mjet të mirë që Lulzimi të mos preket nga ligji shqiptar
i sekuestrimit të pasurive, në pjesën tjetër të familjes, e cila quhet holandeze. Realisht nuk ekziston ndonjë ligj i shkruar që një ministër i Jashtëm nuk mund ta ketë gruan shtetase të huaj, por ky është rasti i vetëm në botë, kur gruaja e një ministri të Jashtëm ka hequr dorë nga shtetësia e atdheut të vet për një shtetësi të huaj, dhe burri i saj përfaqëson shtetin shqiptar në botë.
Lulzim Basha është përpjekur të mbrohet publikisht me retorikë patriotike për akuzat e abuzimeve në rrugën Durrës- Kukës, por kjo mbrojtje duket qesharake nëse kemi parasysh që ai nuk ka bindur dot as gruan dhe vajzën e vet të mbajnë shtetësinë e tij shqiptare. Në disa emisione televizive, sa herë që është akuzuar, zoti Basha ka kujtuar se është një familje me tradita patriotike, se gjyshja e tij është me origjinë nga Peja dhe ka ardhur në Tiranë, dhe se ai vlerëson shumë identitetin shqiptar.
Por ligjërisht Basha i bie të jetë një dhëndër brenda... në Holandë! Duket se Aurela ka dashur me këmbëngulje të mos ketë më asnjë lidhje me përkatësinë shqiptare sepse ligji holandez lejon dyshtetësinë, pra zonja Basha nuk ka qenë e detyruar ta lëshonte me domosdo shtetësinë shqiptare. Por ajo e ka bërë. Edhe vajza e çiftit Basha, e lindur në vitin 2006, po ashtu ka shtetësinë holandeze.

اIFTI BASHA, I KA SHUMث QEJF SHITJE-BLERJET!
Në deklarimin zyrtar të pasurisë së ministrit të Jashtëm, ai ka shënuar se ka shitur shtëpinë që kishte në Holandë për 257 mijë euro. Sipas deklarimit ministri ka shlyer edhe këstin e fundit të apartamentit të blerë në rrugën "Dervish Hima" në kryeqytet. (35 mijë USD). Në deklarim gjendet gjithashtu edhe që bashkëshortja e tij, Aurela, ka shitur një makinë luksoze për rreth 45 mijë euro. Deklarimi i pasurisë nxjerr në pah një dukuri të familjes së ministrit: pothuajse çdo vit gjatë viteve të fundit Lulzim Basha ose e shoqja e tij Aurela kanë kryer veprime financiare duke shitur e blerë pasuri të ndryshme. Një vit më parë Aurela Basha ka blerë një apartament në Golem të Durrësit si dhe ka deklaruar se ka shitur shtëpinë e vjetër në kryeqytet për 100 mijë euro (pak si tepër për zonën ku ka qenë). Gjithmonë sipas asaj që kanë deklaruar, Aurela Basha ka përfituar për një vit page në shumën e 51 mijë eurove.

SA MIRث: RROGث Tث LARTث DHE TAKSA HIا!
Sipas ligjit bashkëshortja e ministrit Lulzim Basha nuk ka më një pasaportë shqiptare dhe qëndrimi i saj në Shqipëri bëhet vetëm me një dokument që cilësohet si leje dhe duhet të rinovohet për periudha të caktuara kohore, duke u paraqitur në komisariatin e policisë që mbulon zonën ku banon. Gjithsesi detyrimet financiare të saj ndaj shtetit shqiptar kanë mbaruar që me pagesën e shumës prej 50 mijë lekësh të reja që shoqërohen bashkë me kërkesën për lënien e shtetësisë. Sepse bashkë me heqjen dorë nga kjo shtetësi, Aurela Isufi (Basha) ka shmangur gjithë detyrimet e tjera që rrjedhin nga kjo shtetësi. Ajo nuk paguan taksa, as për pasurinë!

JASHTث LISTAVE Tث VOTIMEVE Nث QERSHOR!
Bashkëshortja e ministrit të Jashtëm, nuk ndodhet në listat e votuesve. Duke qenë holandeze, zonja Basha nuk mund të votojë më në Shqipëri. Për të mos u larguar nga shembujt me Ministrinë e Jashtme, duhet thënë se edhe bashkëshorti i zëvendësministres
së tij, Edit Harxhi, ka pasaportë, shtetësi dhe kombësi turke. Zonja Harxhi ka shtetësi
të dyfishtë. Bashkëshortja e Sekretarit të Përgjithshëm të po së njëjtës ministri është me shtetësi dhe kombësi franceze. Të dy bashkëshortët e zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar nuk mund të votojnë në zgjedhjet e 28 qershorit.

LIDHJET FAMILJARE ME PIRAMIDثN VEFA
Shtypi shqiptar ka ngritur edhe disa akuza mbi pasurinë në adresë të familjes së gruas së Bashës. Vjehrra e ministrit të Jashtëm është mbesë e Vehbi Alimuçës, bosit të VEFA-s, e cila ka pasur investime edhe në Holandë. Sigurisht çdo hetim vështirësohet në kushtet e një shtetësie joshqiptare.
 
Tiranë- Të kesh një superpasuri me siguri që nuk të kushton asgjë të paguash një taksë për secilën prej pronave të patundshme që ke në zotërim. Por nëse ke mundësinë të shmangësh edhe këto taksa, atëherë je edhe më i pasur. Dhe fati i madh i ka qëlluar sërisht ministrit më të pasur të kabinetit të Berishës, Bashës. Të gjithë janë njohur tashmë me shifrat marramendëse të pasurisë së tij, zyrtaret dhe jo zyrtaret, rrëfimet për mënyrat se si janë bërë këto para dhe ballafaqimi me llogaritë matematike që nuk janë e njëjta gjë. Tani del që familja nuk paguan as taksat për cdo metër katror që zotëron në kryeqytet apo në ndonjë qytet tjetër ku ka pronë. Kjo për faktin e thjeshtë se zonja e ministrit prej kohësh tashmë nuk është më një shtetase shqiptare. Një fakt i tillë mund të tingëllojë i cuditshëm dhe madje i pahasur në eksperienca të tjera të qeverive shqiptare apo ato të huaja, por lehtësisht i verifikueshëm në dokumenta zyrtarë. Bashkëshortja e ministrit të Basha, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare dhe bashkë me të nga cdo e drejtë dhe detyrim që rrjedh nga kjo shtetësi. Nuk dihet arsyeja se pse Aurela Isufi (Basha) ka kërkuar të mos i përkasë më shtetësisë shqiptare, edhe pse si cdo shtetase e Shqipërisë, të paktën derisa dekreti i Presidentit ka miratuar lënien e kësaj shtetësie, ka të drejtën në bazë të Kushtetutës për të bërë një veprim të tillë. Në fakt janë me qindra ata qytetarë që për një arsye apo për një tjetër lënë shtetësinë e tyre shqiptare, por në listat e gjata që nga viti 2002 e në vazhdim nuk gjen ndonjë bashkëshorte ministri, apo gruan e ndonjë politikani të premtuar për ministër. As zyrtarë të shtetit dhe as familjarë të tyre që nga ky vit nuk kanë kërkuar lënien e shtetësisë shqiptare, kurse bashkëshortja e Lulzim Bashës është rasti i parë dhe i vetëm që gjithsesi nuk mund të shërbejë si model për t’u ndjekur. Për ata që janë kuriozë të dinë shtetësinë tjetër të gruas së ministrit, sepse duhet të ketë një patjetër kur kërkon heqjen dorë nga shqiptarja, mund të gjejnë një orientim në deklaratën e pasurisë së ciftit Basha, ku nuk mungojnë edhe pronat në shtete të huaja. Ndërkaq Aurela Isufi (Basha) lëviz nëpër Shqipëri me një dokument të përkohshëm, që nuk është pasaportë,por një leje qëndrimi që merret në komisariat të policisë.

Tiranë- Bashkëshortja e ministrit të Punëve Publike, Lulzim Basha nuk është një shtetase shqiptare dhe ky është një vendim i vetë saj. Neni 4 i ligjit 8398, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” shprehet se “Askujt nuk mund t’i hiqet arbitrarisht shtetësia shqiptare. اdo shtetas shqiptar ka të drejtë të heqë dorë nga shtetësia shqiptare me kusht që të ketë një shtetësi tjetër, të ketë fituar një shtetësi tjetër apo t’i jetë garantuar nga organet kompetente të shtetit të huaj dhënia e një shtetësie tjetër”. Me dekret të Presidentit të Republikës, numër 4117, asaj i është lejuar lënia e shtetësisë. Emri i Aurela Xhaferr Isufit është i dhjeti në listën e emrave që u është lejuar lënia e shtetësisë me këtë dekret të vitit 2004, në mbështetje të nenit 92, pika “c”, të Kushtetutës, të neneve 15, 19 dhe 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Rendit Publik. Procedurat parashikojnë që kërkesa për lënien e shtetësisë të bëhet në komisariatin e policisë që mbulon zonën ku banon aplikanti, ose nëse kërkesa bëhet nga toka e huaj në përfaqësinë konsullore ose diplomatike ku jeton në kohën e aplikimit kërkuesi. Nenet 15 dhe 16 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, përcaktojnë kushtet për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare për të rriturit dhe të miturit, duke nënvizuar premtimin ose dhënien e shtetësisë së vet nga një shtet tjetër, rezidencën në atë vend, mungesën e ndjekjes penale dhe detyrimeve ligjore të pashlyera në Shqipëri, marrëveshjen prindërore. Neni 15 për mbarimin e shtetësisë shqiptare shprehet: Shtetësia shqiptare merr fund me kërkesë të personit, kur ai plotëson kushtet e mëposhtme: 1. Ka mbushur moshën 18 vjeç. 2. Nuk mbetet pa shtetësi si rezultat i heqjes dorë nga shtetësia shqiptare, meqenëse ka shtetësi të huaj, fiton shtetësi të huaj ose garanton se do të fitojë shtetësi të huaj. 3. ثshtë rezident në një shtet të huaj. 4. Nuk është në në jekje penale për vepra penale, për të cilat, sipas legjislacionit shqiptar, parashikohet dënim me burgim jo më pak se 5 vjet. 5. Nuk ka detyrime ligjore ndaj autoriteteve shtetërore, personave juridikë dhe fizikë. Vendimi për njohjen e faktit të heqjes dorë nga shtetësia shqiptare mund të revokohet, kur vdrtetohet se ish-shtetasi shqiptar, me vetëdije, ka përdorur të dhëna të sakta ose dokumente të falsifikuara për lënien e shtetësisë”. Shtetet kryesore që u garantojnë shtetësinë e vet shtetasve shqiptarë, si Gjermania, Austria, Hollanda apo edhe shtete të tjera, u japin atyre një afat dyvjeçar për pregatitjen e dokumentacionit dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare. Të gjitha procedurat zgjasin në një afat kohor prej gjashtë deri në tetë muaj, që nga bërja e kërkesës deri në miratimin apo revokimin e saj. Në rastin e parë, shtetasit njoftohen për të drejtat dhe detyrimet që kanë si shtetas të vendit që kanë përfituar shtetësinë por edhe të vendeve ku qëndrojnë përkohësisht. Në rastin konkret, bashkëshortja e ministrit Lulzim Basha nuk ka një pasaportë dhe qëndrimi i saj në Shqipëri bëhet vetëm me një dokument që cilësohet si leje dhe duhet të rinovohet për periudha të caktuara kohore, duke u paraqitur në komisariatin e policisë që mbulon zonën ku banon. Si një shtetase e huaj, Aurela Isufi (Basha) duhet të paraqitet me një dokument për cdo hyrje në Shqipëri dhe në varësi të shtetit që ka marrë shtetësinë, pas lënies së asaj shqiptare, mbase të aplikojë edhe për vizë. Gjithsesi detyrimet financiare të saj ndaj shtetit shqiptar kanë mbaruar që me pagesën e shumës prej 50 mijë lekësh të reja që shoqërohen bashkë me kërkesën për lënien e shtetësisë. Sepse bashkë me heqjen dorë nga kjo shtetësi, Aurela Isufi (Basha) ka shmangur gjithë detyrimet e tjera që rrjedhin nga kjo shtetësi. Ajo nuk paguan taksa, as për pasurinë e shumtë në emër të saj apo edhe të bashkëshortit që jo detyrimisht duhet të ndërrojë shtetësi pasi e ka bërë këtë gruaja e tij. Dhe kjo të paktën është vetëm gjysma e së keqes përderisa është një ministër. Megjithatë Basha është pa përgjegjësi vetëm nga ana ligjore, sepse ana morale sigurisht që është e implikuar. Për më tepër që anëtari i kabinetit nuk gjen ndonjë shembull si i veti në qeveri, qoftë edhe në ato më europianet. Gjithsesi ministrit i ka pëlqyer që nga fillimi të jetë unik në rastin e tij dhe për këtë me siguri e ndihmon më shumë që është i martuar me një shtetase të huaj.
 
Hajde hajde , gruaja ministrit pff sa kot jane mer amon !!

:djalle:
 
Nuk e lexova te gjithen , por vetem dikun qe shenoj SKANDAL qe e ka ndrru shtetesin , nuk e di pse skandal te jet ? kur plot shqiptare tjere e ndrrojn shtetesin gjdo dit at'her pse skandal vetem kjo qe eshte gruaja e Lulezim Bashes , e te tjeret per lerta qe e bejn JO ? personale eshte kjo gje edhe duhet te mbet personale asgje seshte skandale ;)
 
Black devil,ajo eshte e shoqja e ministrit te jashtem ,atij qe perfaqeson shtetin shqiptar neper bote,jo dokushdo.mendohu mire!!
 
Black devil,ajo eshte e shoqja e ministrit te jashtem ,atij qe perfaqeson shtetin shqiptar neper bote,jo dokushdo.mendohu mire!!

Eshte Njeri Nr.1 edhe eshte qytetare e thjesht e shtetit po ta ndrronte Ministri ndoshta do ishte ndonje skandal , por edhe ajo do ishte e drejt e tij ;) Gruaja e tij nuk perfaqson asgje nshtetin shqiptare ;)
 
Edhe harrova te them kjo eshte sikur nje minister ose kryeminister te ket nje grua te huaj , Italiane , Holandeze , Gjermane , Franceze , Amerikane , pasi qe nuk perfaqson asgje ajo at'her smendoj qe eshte diqka e madhe prap se prap mendimi im eshte ky qe smendoj qe duhet te jet aq skandale siq po behet ;)
 
e ca pastaj? skandal do te ishte po te nderronte ministri shtetesine pasi nuk lejohet me ligj qe ta nderroje.
dhe sa per dijeni nuk eshte rasti i vetem ne bote e as ne shqiperi pasi ka plot diplomate shqiptare grate e te cileve kane nderruar nenshtetesine.
 
E ke gabim se jane figura plitike , si ashtu quhet sikur ke shitur vendin tend , si te ndryshoje kryeministri nenshtetesine edhe te behet italian , edhe sundohemi nga italian ...

:djalle:
 
Edhe harrova te them kjo eshte sikur nje minister ose kryeminister te ket nje grua te huaj , Italiane , Holandeze , Gjermane , Franceze , Amerikane , pasi qe nuk perfaqson asgje ajo at'her smendoj qe eshte diqka e madhe prap se prap mendimi im eshte ky qe smendoj qe duhet te jet aq skandale siq po behet ;)

eshte ndryshe qe ministri i jashtem te kishte nje grua te huaj dhe tjeter qe ministri ka gruaq shqiptare qe si pelqen nenshtesia e ........ burrit te saj,te burrit i cili perfaqeson ngjyrat shqiptare ne arenat dhe lobet nderkombetare.neser pasnesr do ti thone atij qe "jot shoqe sdo neneshtesine esaj,ta duam ne shqiperine???" keshtu do ti thone,pastaj eshte edhe prob tjeter qe ai ka vjedhur shuuuume dhe te gjitha pronat i ka hedhur ne emer te te shoqes tani qe nuk eshte nenshtetese shqiptare qe mos paguaj as taksa as gje..

na rrofshin neve ministrat.
 
Nuk eshte ndonje gje e jasht ligjshme qe te quhet skandal,fundja te gjithe gezojne te drejta te barabarta pervec atje ku e ndalon ligji,rasti konkret s'ka te beje me asnje shkelje ligjore..se kuptoj ku qendron skandali ...ah apo se eshte gruaja e ministrit ...edhe po pastaj ?..ndryshe qendron nese do ishte ajo ministre.
 
eshte ndryshe qe ministri i jashtem te kishte nje grua te huaj dhe tjeter qe ministri ka gruaq shqiptare qe si pelqen nenshtesia e ........ burrit te saj,te burrit i cili perfaqeson ngjyrat shqiptare ne arenat dhe lobet nderkombetare.neser pasnesr do ti thone atij qe "jot shoqe sdo neneshtesine esaj,ta duam ne shqiperine???" keshtu do ti thone,pastaj eshte edhe prob tjeter qe ai ka vjedhur shuuuume dhe te gjitha pronat i ka hedhur ne emer te te shoqes tani qe nuk eshte nenshtetese shqiptare qe mos paguaj as taksa as gje..

na rrofshin neve ministrat.

Shume e drejte mendoj...e vertete ;)
 
Hahaha filluan militantet mbrojtjen e heronjve te tyre hahaha.Ne fakt jam dakord me te tjeret sepse ky nuk eshte ndonje skandal kushedi ,skandaloze eshte varferia e Bashes dhe familjes se tij dhe meqense nuk udhetojne dot jashte shtetit nderojne nenshtetesi.Skandaloze jane marreveshjet e Bashes kur ish minister i jashtem dhe kish c'do te drejte ti falte Greqise tokat,apo detet shqiptare.Dhe meqense Shqiperia e shkrete zvogelohet,familja e ndershme dhe e varfer e pa te arsyeshme te behen shtetas te nje vendi tjeter,ne kete menyre do te kene nje shtet ku te jetojne pasi te mbarojne vepren e tyre madheshtore,shitjen totale te nje vendi te pasur materjalisht, por te varfer me njerez normale.Mbrojini pra idhujt tuaj ,se mbase edhe ju si ata beheni shtetas,Greke,Serbe,Turq, pse Jo dhe hollandeze,megjithse kjo nenshtesia e fundit eshte per elitaret hahahahahahaha
 
Keshtu eshte kur ke ministra Kukulla..
Ka lloj-lloj turpesh , ky eshte edhe turp edhe skandal njekohesisht.
Si nuk ju vjen turp nje here . dhe te justifikohen apo ti justifikojne raste te tilla, si mund te keni , apo te kemi besim tek nje misiter i tille , si mund te kemi besim qe ky minister me te vertete kerkon te ndihmoje Shqiperine , ky nuk eshte asnje me teper se nje tradhetare. ky eshte turpi i Shqiperise . turpi i Parlamentit, turpi i Qeverise , qe nuk kemi , ne jemi njerez pa Kryemister , pa shtet , pa ligje , ne cdo dite e me shume e po dergojme vendin ne meshiren e fatit. .

Nuk quhet ky nje skandal ? dhe cfare ta quame kete . e mori kete nenshtetesi sepse kishte nevoje per copen e bukes ? ah patjeter kishte nevoje te fshihte miliardat e vjedhura .
Nevoje kemi ne emigrantet qe nga halli marrim nje nenshtetesi tjeter , qe te shkojme ne Shqiperi te takojme te afermit tane , apo qe te levizim te lire pa probleme. dhe jo qe e bejme nga deshira . Nqs do te kisha nje pune te mire ne Shqiperi qe neser do te kthehesha , qe neser e gris pashaporten e huaj. Ne Shqiperi me mjafton nje pune qe te kem nje jete normale, dhe jo te jem i pasur. dua qe ne mjes te ngihem mes familjes time , dua qe te shkoj te pi nje kafe tek kusherinjte , tek komshite , shoket , dua qe te flas nje gjuhe te perbashket , dua mos te ndjehem i huaj. Nuk dua qe sapo te dal ne oborr te shtepise , nga e djathta te kem nje Kinez , nga e majta nje indian , perballe nje kanadez apo cdo lloj rrace tjeter , qe as emrat nuk ju di . qe nuk kemi asnje te perbashket . dhe shume e shume gjera te tjera .

Te gjitha keto gjera gruaja e Ministrit te jashtem i kishte . nuk i mungonin as vilat as makinat as festat lluksoze , as udhetimet neper plazhet e botes.
Mjer ne me qeveri dhe qeveritar qe kemi.
 
Se Di Pse Nuk Te Besoj :p

Se Di Pse Po E Beni Kaq Te Madhe Ka Ndodh Ajo Gje , Smundet Ta Kthej Mbrapa Askush .

Bledi .. a punon ne CIA ti ? qe po e din qe ka vjedh ?
 
ku dreqin jane ata qe thrasin kur ndonje shqiptar merr pasaporte greke qe e ben nga halli dhe jo nga qefi.....

Keta qe na takojne kemi dhe mire te na behet ......
 
Se Di Pse Nuk Te Besoj :p

Se Di Pse Po E Beni Kaq Te Madhe Ka Ndodh Ajo Gje , Smundet Ta Kthej Mbrapa Askush .

Bledi .. a punon ne CIA ti ? qe po e din qe ka vjedh ?

Por kjo eshte dicka qe duhet bere e madhe,sepse kjo zonja eshte gruaja e atij qe premton liberalizimin e viza me BE brenda fundit te vitit 2009.Mos valle keta edhe ato qe thone vete nuk i besojne.Pse duhet te punosh ne CIA per te ditur se sa hajdute jane keta tocat?Mjafton te mos jesh qorr per te pare se ku shkon djersa e shqiptareve.Nuk te vjen keq per Bashen dhe soj e sorollop pasi dihet c'fare jane,per te ardhur keq eshte se si ka mundesi qe ka akoma kaq shume qorra megjthse syzet ka kohe qe jane shpikur.
 
E ke gabim se jane figura plitike , si ashtu quhet sikur ke shitur vendin tend , si te ndryshoje kryeministri nenshtetesine edhe te behet italian , edhe sundohemi nga italian ...

:djalle:
pse e ngaterron muhabetin ore?
se ka nderruar ministri shtetesine po gruaja e tij e cila nuk perfaqeson asgje per shtetin shqiptar por eshte psh nje mesuese e thjeshte ne nje shkolle te kryeqytetit apo eshte pa pune fare. po ta nderronte ministri po qe do ishte skandal dhe prape s eprape po ta nderronte sdo ishte me minister njehere.
ca lidhje ka kjo njehere s ena cuditet. gruaja perfaqeson veten e saj ligjerisht dhe nuk perfaqeson te shoqin, e as ai nuk perfaqeson te shoqen ligjerisht.
le qe mund t emos jene te martuar fare njehere, ku e dini juve qe jane te martuar njehere. ne shqiperi po ke kalama je automatikisht i martuar. ja keni pare kshu certifikaten e marteses?
 
Nuk thashe eshte ministre thashe eshte figure politike ...edhe e shoqja ka te njejtin mbiemer etj.. Tani cdo njeri ka mendimin e vet per popullin shqiptar eshte pak ofenduese edhe e dyshimte ..!!

:djalle:
 
pse e ngaterron muhabetin ore?
se ka nderruar ministri shtetesine po gruaja e tij e cila nuk perfaqeson asgje per shtetin shqiptar por eshte psh nje mesuese e thjeshte ne nje shkolle te kryeqytetit apo eshte pa pune fare. po ta nderronte ministri po qe do ishte skandal dhe prape s eprape po ta nderronte sdo ishte me minister njehere.
ca lidhje ka kjo njehere s ena cuditet. gruaja perfaqeson veten e saj ligjerisht dhe nuk perfaqeson te shoqin, e as ai nuk perfaqeson te shoqen ligjerisht.
le qe mund t emos jene te martuar fare njehere, ku e dini juve qe jane te martuar njehere. ne shqiperi po ke kalama je automatikisht i martuar. ja keni pare kshu certifikaten e marteses?

Si moj Fragolina nuk perfaqesonka asgje ?
Eshte gruaja e nje ministri te jashtem , burri qe ka lidhur jeten me te . Pka rendesi ka qe flen me krevat bashke apo jo , pak rendesi ka nje certifikate martese apo jo , nqs ata jetojne ne nje shtepi bashke , ajo behet legale ne bashkejetese , sikur te ishte gruaja e tij . pronat i kane te perbashketa , dhe shume e shume gjera te tjera se nuk po hy me thelle. eshte minstri qe perfaqeson shtetin tim dhe tendin..
Atehere mqns nuk perfaqesonka asgje perse qeveria i siguron , makina falas , pushime falas , bursa femijesh ne shkollat me te mira ne bote, shofera per burrin per ate dhe per femijet e saj. e shume e shume gjera te tjera , qe ja ofron qeveria Shqiptare , qe ata leke jane djersa e jote , e prinderve te mi , te tuaj , dhe te gjithe Shqiptare.
Mos i dilni mbrapsht te keqes..
 
Se Di Pse Nuk Te Besoj :p

Se Di Pse Po E Beni Kaq Te Madhe Ka Ndodh Ajo Gje , Smundet Ta Kthej Mbrapa Askush .

Bledi .. a punon ne CIA ti ? qe po e din qe ka vjedh ?

Ore,po ti cke qe e mbron?le qe se mos e ke minister te shtetit tend ti....
 
Ore,po ti cke qe e mbron?le qe se mos e ke minister te shtetit tend ti....

Po do ja dergojm nje ftes te behet edhe minister i kosoves edhe i shqiperis :p haha

un nuk po e mbroj thjesht po thom qe seshte diqka skandaloze eshtre gruja e atij apo ktij kryesorja eshte qe ska kurfar funksioni shtetror ne dor ajo ;)
 
(Artikull i botuar ne Z.P. Tetor 2005)

Ministri i Berishës, prindërit administratorë tek VEFA

Tirane- VEFA Holding, kompania e njohur e Vehbi Alimuçës, duket se ka qenë institucioni i rëndësishëm
që ka pritur si nëpunës, dy familjare - të pakten deri tani - të ministrit të qeverisë Berisha, Lulzim Basha.

Bëhet fjalë për Xhaferr Isufin dhe Xhane Isufin, prindër të bashkëshortes së tij, të shfaqur dhe në
deklarimin e tij të pasurisë.

Sipas të gjithë letrave të mbetura në kompanine VEFA, pas rënimit të saj, mbylljes e marrjes nën administrim
në fund të vitit 1997 prej qeverisë së kohës, administratoreve të pavarur dhe auditëve të huaj,
Xhaferr dehe Xhane Isufi figurojnë në borderotë e kompanisë piramidale. Ata janë tërheqës të rregullt,
të shumave konstante, të cilat korrespondojnë në rrogat e tyre nga viti 1995 deri në vitin 1997. Në
borderotë e mbetura nuk thuhet detyra specifike që këta njerëz kanë ushtruar në këtë kompani por
dëshmitarë të ndryshëm qe ne kontaktuam gjatë këtyre diteve thonë se Xhaferr e Xhane Isufi kanë qenë
nëpunës administrative të kompanisë; veçmas në degën e Tiranës, edhe pranë arkes së Kreditit, e dyta më e
madhe për këtë kompani pas asaj të Vlorës.

Natyrisht, çdo gjë më specifike i takon Ispektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive ta sqarojnë. Adresa
është publike: Administratoret e Kompanisë VEFA nën administrim. Këtu mund të mesojne kollaj, vitete
punës, funksionin, pagesat mujore, shpërblimet e përfituara në këtë kompani piramidale. Do të jetë e
domosdoshme pëer të bërë këtë, që tani për të vendosur mirë hetimin që duhet të përfundoje tek shumat
marramëndese të parave të tërhequra nga kjo kompani deri afër ditës së fundit të jetës së saj.

Por dhe për një arsye tjetër. Të gjitha dokumentat e rendësishme për këtë hetim, prej dy ditësh janë vënë
në duart e një militanti partiak të quajtur Nexhat Veipi, nënkryetar i PD të Vlorës, emëruar në krye të
Këshillit Mbikqyres të kompanive piramidale direkt nga Kryeministri Berisha. Burimet tona thonë që ky njeri
është i aftë të bëjë çdo gjë me ato dokumenta.

Deklarata e Lulzim Bashës

Shtëpi në Utrecht, Hollandë - Vlera 510 mijë gulden/231.500 euro

Apartament ne Tiranë - Vlera 205 mijë USD/171.700 euro

Apartament në Durrës - Vlera 33 mijë euro

Apartament në Tiranë - Vlera 17.500 lekë

Apartament në Tiranë - Vlera 62 mijë USD/52 mijë euro

Automjet Mercedes Benz - Vlera 72 mijë euro

Pikture - Vlera 6500 euro

Ore dore - Vlera 5200 euro

Ore dore -Vlera 4500 euro

Unazë diamanti - Vlera 11.500 euro

Servis porcelani (pjata) - Vlera 6800 euro

Aksione në NASDAQ - Vlera 18 mijë USD/15 mijë euro

Depozitë bankare - Vlera 52 mijë USD/43.500 euro

Depozitë bankare - Vlera 81 mijë euro

---------------------------------------------------------------------------------------------

Totali 734.200 euro

Ja sa para nuk justifikohen

Ministri Basha ka deklaruar 80 mije USD te ardhura ne vit
(Keto bejne rreth 66 mije euro)

Ministri Basha ka deklaruar se ka punuar ne UNMIK 6 vjet e 1 muaj
(Keto bejne rreth 396 mije euro te ardhura)

Ministri Basha ka deklaruar se gezon nje pasuri te paluajtshme qe vleresohet ne 734 200 euro

Nga nje veprim i thjeshte matematik rezulton se vlera e pasurise se deklaruar nga Ministri Basha e
pajustifikuar nga te ardhurat e deklaruara po nga ai eshte 338 mije euro.

Ministri Basha nuk ka dhene asnje arsye per kete diference te theksuar mes pasurise se deklaruar dhe te
ardhurave te siguruara nga ai.

Ministri lekë jashtë të ardhurave legale,ndryshe nuk justifikohet pasuria.
 
Redaktimi i fundit:
Tirane- Në demokraci, për shkak të funksionimit të shtetit ligjor, përgjegjësia është individuale, jo
kolektive. Aq mq pak që veprimet e paligjshme të dikujt brenda rrethit familjar të shërbejnë për të
fajësuar dikë, ne çdo pikë të rrethit familjar apo shoqëror.

Por kjo mbetet e tillë deri kur ligji thotë të kundërtën. Në këtë pikpamje nuk kishte se si të mbetej
jashtë këtij rrethi përgjegjesish ministri Lulzim Basha, për më tepër kur bëhet fjalë për një çështje të
rendësishme e të ndjeshme siç deklarimi i pasurisë, apo kur pjesa lidhëse ka të bëjë me një çështje
dramatike për shqiptarët siç veprimtaria e shënuar piramidale.

Veç tyre, ka disa arsye specifike për tu marre me këtë çështje.

Së pari, në deklarimin e pasurisë, siç kërkon dhe ligji Nr.9049, dt. 10.04.2003 "Për deklarimin dhe
kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike", në nenin 1
sipas të cilit pasuria dhe gjithçka tjetyër deklarohet dhe për familjaret, ministri Basha ka deklaruar me
vullnet të lirë përbërjen familjare të tij.

Së dyti, po sipas të njejtit ligj, personat e rrethit familjar deri në nivelin e parë, konsiderohen persona
të lidhur me personin nën detyrimin ligjor për të deklaruar pasurinë dhe për ta kërkohen të dhëna për
pasurinë dhe burimin e mënyrën e krijimit të saj.
Ligji e ka parashikuar një veprim të tillë për të parandaluar tranferimin me efekt apo qëllim fshehjen e
pasurisë së paligjshme në të afërm apo persona të tjerë të rrethit familjar, gjithnjë për t’i shpëtuar
detyrimeve ligjore dhe hetimit mbi pasurinë e krijuar.

Së treti, pavaresisht nga kërkesa e ligjit, ministri Basha nuk ka lëshuar asnjë deklarim për pasurinë e
mundshme të bashkëshortes së tij. Madje për të ka shumë pak të dhëna, pothuajse asgjë, edhe pse ligji,
në kushtet e pasurisë "zero" përsëri kërkon më shumë të dhëna. Në deklarim, për të jepen, vetëm emri,
atësia, mbiemri si dhe një shumë maramendëse të ardhurash vjetore prej 52.000 eurosh si drejtore
programesh për E.W.P.P.P., Amsterdam-Hollandë. Pa specifikuar, vitet e punës apo dhe të ardhurat për çdo
vit pune.

Së katërti, ministri Basha ka deklaruar një pasuri marramendëse të përbërë nga disa shtëpi, disa depozita
bankare apo sende të tjera të shtrenjta që kapin nje vlere deri në 734.200 Euro. Njëkohësisht ai ka
deklaruar pronësinë e plotë, prej 100 për qind mbi shumicën e këtyre pasurive. Po kështu ai ka deklaruar
një sasi të ardhurash maksimale prej 66 mijë euro në vit, që për 6 vite arrijnë në 396 mije euro të ardhura
në total. Por që nuk justifikojnë as gjysmën e vlerës së pasurisë së deklaruar. Gjithnjë të menduara sikur
janë përdorur qindarke më qindarke për të krijuar këtë pasuri. Gjë që është e pamundur të ndodhë. Pra, në
kushte të tilla ideale, ministrit Basha i mbeten 338 mijë euro pasuri për tu justifikuar.

Nga gjithë arsyet, sa më sipër, nga fakti i veçantë i deklarimit vetë të kësaj pasurie të vlerësuar në 734
mijë euro, është afërmendsh të besosh se ka të ardhura të tjera që kanë krijuar këtë pasuri të pambuluar.
Përbërja familjare, vlen si pistë për të pare se ç’të ardhura jo legale, të pa deklaruara në "Deklarimin
Zyrtar", që kanë krijuar këtë pasuri.

Fluks informacionesh

Tirane- Menjëherë pas nisjes së publikimit të dosjes mbi pasurinë e madhe por të justifikuar të ministrit
Basha, dje, një mori informacionesh të pakonfirmuara zyrtarisht kanë mbërritur në redaksi.

Sipas tyre, zonja Xhane Isufi përflitet si njeri i rrethit familjar të Vehbi Alimuçajt. Po sipas tyre,
Xhaferr Isufi përflitet të ketë punuar deri drejtues në filialin e Tiranës për depozitat në kompaninë VEFA.
Për të përfunduar me një tjetër fakt të përfolur sipas të cilit studimet e përbashkëta të Lulzim Bashës dhe
Aurela Isufit në Utreht-Holande, janë sponsorizuar nga fondacioni i krijuar për këtë drejtim brenda kompanisë
së Alimuçës.

Natyrisht, të gjitha këto fjalë që ofrojnë fakte por jo prova do të vertetohen nga redaksia, megjithë
vështirësinë pasi personat e përfshirë në këtë histori janë hermetik, ruajnë me fanatizëm heshtjen, kur na
kishin premtuar boterisht vemendje maksimale për raste të tilla ndaj shtypit.

Ja përberja familjare e Ministrit Basha

Tirane- Ministri Lulzim Basha, në deklarimin e tij të pasurisë ka treguar këtë përbërje familjare:

1. Lulzim Xhelal Basha, datëlindja 12.06.74, i martuar.

2. Aurela Xhafer Isufi, datëlindja 04.10.73, bashkëshorte, e martuar.

Pra, ministri Basha në përbërjen e tij familjare ka, babain, Xhelal Basha, nënën Remzie Basha.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, në përbërjen e saj familjare, ka të paktën, babain-Xhafer Isufi, nënën
Xhane Isufi.

Në fakt vetëm pak dihet. Informacioni rreth tyre është tejet i limituar aq sa të pyesësh se bijtë e kujt janë
apo nga janë, më tej, ku banojnë, duhet të humbasësh ditë të tëra për të marre një përgjigje. Nganjëherë
ngritja e përhershme e supeve krijoi bindjen se këta njerëz janë jetime e prindërit e tyre nuk kanë
egzistuar kurrrë. Megjithatë, për shkak se ç0 vite më parë askujt prej tyre nuk i kishte shkuar në mendje se
fëmijët do tu bëheshin të rëndësishëm deri këtu ku janë tani, puna ka lënë gjurmë në letra të shtetit apo
kujtesë të njerëzve që kanë vleren për të dëshmuar tani.
 
Redaktimi i fundit:
Ja pra perse nuk ecen perpara Shqiperia.
Ky shoku paska 734.200 euro. qe i ka te prona dhe pak lek qe jade merre vesh se sa miliona euro ka neper banka neper shtete te tjera apo neper kasaforta , apo neper investime qe eshte i fshehur pas emrit te tyre .

tani te bejme nje llogari te thjeshte. me aq sa u tha me siper per shume qe dihet publikisht.

734.200 euro / 300 euro ne muaj rroga mesatare e nje puntori ne Shqiperi = 2447 puntore , dhe po e pjestojme kete per 12 muaj dhe te shofim sesa punetore do te punesoheshin ne vit. = 209 puntore.

Dmthn me leket qe ky palaçoja vjedh ne kurrizin e popullit do te punesoheshin 209 ne puntore ne vit me nje rroge mesatare 300 euro ne muaj.
dhe kjo bazohet vetem me ato gjera qe njerzit shofin me syrin e lire , sepse me leket qe ky te investuara neper biznese , neper kasaforta etj etj , jam me se i sigurt qe kjo shume eshte te pakten 10 here me e madhe.
Dhe sa minstra e deputet kemi ne ? (qe me mire mos qofshin) . sa lek vidhen ?
 
Me duket teper i cuditshem dhe i rralle ne llojin e vet ky akt.

E ka than Nostradamusi qe Shqipetaret do cudisin boten, uroj qe jo ne kete menyre.
 
Si moj Fragolina nuk perfaqesonka asgje ?
Eshte gruaja e nje ministri te jashtem , burri qe ka lidhur jeten me te . Pka rendesi ka qe flen me krevat bashke apo jo , pak rendesi ka nje certifikate martese apo jo , nqs ata jetojne ne nje shtepi bashke , ajo behet legale ne bashkejetese , sikur te ishte gruaja e tij . pronat i kane te perbashketa , dhe shume e shume gjera te tjera se nuk po hy me thelle. eshte minstri qe perfaqeson shtetin tim dhe tendin..
Atehere mqns nuk perfaqesonka asgje perse qeveria i siguron , makina falas , pushime falas , bursa femijesh ne shkollat me te mira ne bote, shofera per burrin per ate dhe per femijet e saj. e shume e shume gjera te tjera , qe ja ofron qeveria Shqiptare , qe ata leke jane djersa e jote , e prinderve te mi , te tuaj , dhe te gjithe Shqiptare.
Mos i dilni mbrapsht te keqes..
ore spo mbron njeri ministrin, per mua nqs ai paska gjithe keto assete tja marrin dhe t afusin ne burg biles se me rroge si ka bere.
ama gruaja ca lidhje ka ne kete mes se marr vesh akoma. gruaja e tij jeton ne hollande sa per dijeni dhe ai me ate aty eshte njohur.
ministri ta perfaqesoje shtetin sa te doje e si t edoje, sipas mandateve qe i jep qeveria e maskarenjve etj etj dhe ska te drejte te nderroje nenshtetesine se fluturon pastaj.
po gruaja e tij ka te dreje te beje ca t edoje me privatesine e saj se nuk eshte person publik dhe nuk eshte funksionare e shtetit shqiptar.
pra nga ana ligjore po themi ska bere ajo ndonje shkelje.

dhe nqs do denohet mnistri per korrupsion, ska pse eha dhe gruaja e tij sa per dijeni, se sjemi ne kohen e komunizmit kur te internonin me soj e sorrollop.
 
A ka ndonje ligj shteti qe e rregullon kete ceshtjen shtetesise se personave zyrtar, bashkshorteve dhe familjareve te tyre? :gjujpeshk:
Ti leme hesapet e medyshjeve. Cfare thote ligji per kete gje? :gjujpeshk:
 
Ja pra perse nuk ecen perpara Shqiperia.
Ky shoku paska 734.200 euro. qe i ka te prona dhe pak lek qe jade merre vesh se sa miliona euro ka neper banka neper shtete te tjera apo neper kasaforta , apo neper investime qe eshte i fshehur pas emrit te tyre .

tani te bejme nje llogari te thjeshte. me aq sa u tha me siper per shume qe dihet publikisht.

734.200 euro / 300 euro ne muaj rroga mesatare e nje puntori ne Shqiperi = 2447 puntore , dhe po e pjestojme kete per 12 muaj dhe te shofim sesa punetore do te punesoheshin ne vit. = 209 puntore.

Dmthn me leket qe ky palaçoja vjedh ne kurrizin e popullit do te punesoheshin 209 ne puntore ne vit me nje rroge mesatare 300 euro ne muaj.
dhe kjo bazohet vetem me ato gjera qe njerzit shofin me syrin e lire , sepse me leket qe ky te investuara neper biznese , neper kasaforta etj etj , jam me se i sigurt qe kjo shume eshte te pakten 10 here me e madhe.
Dhe sa minstra e deputet kemi ne ? (qe me mire mos qofshin) . sa lek vidhen ?

Beno,keto jane te dukshmet se ato qe s'duken jane sigurisht me shume...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top