Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Grua!

Perderisa nenat tona vazhdojne akoma me mentalitetin "eh o bij sa kam duru un dhe nuk e kam prish familjen" ska asgje per te shtuar.
Nese ngren koken dhe i fut shkelmin te thon qe je e cmendur... sepse ti, femra, je e destinuar te behesh nene, te rritesh femijet dhe te plotesosh tekat e dikujt qe te sheh ne nje far menyre di prone.
 
Zoti krijoi femren nga brinja e mashkullit, por ama i dha te njejten te drejte sikurse edhe mashkullit. Ne asnje moment Zoti nuk harroi ti kujtoje femres qe ajo erdhi ne toke per tu shumuar si burim i jetes.

Tani nese jeni pa fe po ua kujtoj une, qe FUNKSIONI BAZE I FEMRES ESHTE SHUMIMI-- te beje te mundur qe jeta te vazhdoje.

Nese disa LIRIDASHESE e keqinterpretojne lirine e te qenit te barabarte me mashkullin atehere ju siguroj qe jeni drejt depresionit e shkaterrimit dhe vetmise. Te jesh i lire per te thene mendimin tend kjo eshte mese e pranueshme, te jesh e lire te flasesh sillesh si te duash kjo eshte e pranueshme, te futesh veten ne kepucen e mashkullit kete nuk e pranoj nga femra, pasi ky eshte burimi i depresionit te tyre.

Femra nga ana fiziologjike eshte krijuar te kaloje ciklin e te berit NENE.. te linde e te rrise femijen, nese ajo kapercen kete stad do me thene dhi SHTERPE atehere ajo nuk eshte per asnje gje, e jo me promotor... eshte thjeshte nje bime qe kurre nuk leshoi dege ....

Darius
 
«Mëkati filloi me një grua dhe falë saj të gjithë duhet të vdesim.»—EKLISIASTIKU, SHEKULLI I DYTË P.E.S.
«Ti je porta e djallit: ti e zhvulose atë pemë të ndaluar: ti je tradhtarja e parë e ligjit hyjnor . . . Ti e shkatërrove kaq kollaj shëmbëlltyrën e Perëndisë, njeriun.»—TERTULIANI, MBI VESHJEN E GRAVE, SHEKULLI I DYTË I E.S.
 
Ne të bijat e shekujve të dreqit!
Na u kodua në DNA “mëkati”!
Eh sa mirë e tha W. Shakespeare te Tregtari i Venedikut! Më bëre “lypëse” dhe më tregove se si duhet përgjegjur një “lypseje”.
 
FB_IMG_1586540141340.jpg
 
Shiko fotografinë 1749880

Nga Elona Caslli

Sus, se je grua!
Sus, se gratë nuk munden! Sus, se gratë nuk flasin! Sus, gjithmonë sus! Pambarimisht , sus!

Në vendin tim, të qenurit grua shihet si një gjymtim. Sikur diçka të mungon. Sikur që në lindje, Zoti diçka ka bërë gabim me ty. Sikur nuk ka qenë po aq i kujdesshëm, sa kur krijoi burrat.

Madje edhe punët në vendin tim, ndahen në dy kategori: punë burrash dhe punë grash.
Punët e grave përfshijnë gjithmonë ato aktivitete që kryhen në heshtje në shërbim të dikujt. Gjithmonë një grua duhet të shërbejë. T’i shërbejë kujtdo në heshtje vetëm se është e grua. T’i nënshtrohet kujtdo në heshtje vetëm se është grua.

Duket se mitra, ai organ në trajtë dardhe, ku zihet e zhvillohet foshnja-vajzë, paralelisht me foshnjen, zhvillon edhe heshtjen edhe nënshtrimin gjatë nëntë muajve.

Dhe nëna gjatë aktit të dhimbshëm të lindjes, i dhuron botës foshnjen, nënshtrimin dhe heshtjen.
Dhe nëna mëkon çdo ditë 3 foshnje. Thithat e gjinjve mbahen në gojë për një kohë të gjatë derisa të vijë çasti që prej tyre nuk pikon më asgjë.

Dhe aty fillon udha e gjatë e të qenurit grua!
Sus, se je gocë! Sus, se je vajzë! Sus se je grua!

Post scriptum- Sus, se tashmë ke vdekur!/
 
Grate vec kur tradhetojne jane SUS se per gjana tjera 7 gabele smun jau myllin gojen ????????
 
Grate vec kur tradhetojne jane SUS se per gjana tjera 7 gabele smun jau myllin gojen ????????
Fol per vete ti lool
 
"Burrat e gratë duhet të plotësojnë cilësitë e njëri-tjetrit, pasi janë në thelb përbërës të njëri-tjetrit"
?
 
Jam një Grua.

Askush nuk mund ta imagjinoje atë që them kur qëndroj në heshtje,
ke shikoj kur mbyll sytë,
se si shtyhem kur më shtyjne
se cfarë kërkoj kur i le duart e lira.
Askush, askush nuk e di
se sa uri kam kur nisem,
kur eci e kur humbas,
e askush nuk e di,
se për mua të shkosh është të kthehesh,
e të kthehesh është të kthehesh mbas përseri.
se dobësia ime është një maskë
dhe forca ime është një maskë,
e ajo që do të vazhdojë është një stuhi.
Janë të bindur se e dine
dhe une jua lejoj ta besojnë.
Kanë ndërtuar për mua një kafaz në mënyrë të tillë që liria ime,
të jetë koncesioni i tyre.
duke i falenderuar dhe duke ju bindur.
Por une jam e lirë përpara e mbas tyre.
me ta e pa ta.
Jam e lire në fitore e në disfatë,
Burgu im eshte vullneti im!
Celesi i burgut tim është gjuha e tyre,
por gjuha e tyre ngjitet përreth gishtave të dëshirave të mia.
Dhe dëshiren time nuk do ta arrijnë kurrë ta zbutin,
Jam nje Grua.
mendojnë se liria ime është një prone e tyre,
e une jua lejoj ta besojnë.
e bëj si dua!
?
Joumana Haddad
 
Jam një Grua.

Askush nuk mund ta imagjinoje atë që them kur qëndroj në heshtje,
ke shikoj kur mbyll sytë,
se si shtyhem kur më shtyjne
se cfarë kërkoj kur i le duart e lira.
Askush, askush nuk e di
se sa uri kam kur nisem,
kur eci e kur humbas,
e askush nuk e di,
se për mua të shkosh është të kthehesh,
e të kthehesh është të kthehesh mbas përseri.
se dobësia ime është një maskë
dhe forca ime është një maskë,
e ajo që do të vazhdojë është një stuhi.
Janë të bindur se e dine
dhe une jua lejoj ta besojnë.
Kanë ndërtuar për mua një kafaz në mënyrë të tillë që liria ime,
të jetë koncesioni i tyre.
duke i falenderuar dhe duke ju bindur.
Por une jam e lirë përpara e mbas tyre.
me ta e pa ta.
Jam e lire në fitore e në disfatë,
Burgu im eshte vullneti im!
Celesi i burgut tim është gjuha e tyre,
por gjuha e tyre ngjitet përreth gishtave të dëshirave të mia.
Dhe dëshiren time nuk do ta arrijnë kurrë ta zbutin,
Jam nje Grua.
mendojnë se liria ime është një prone e tyre,
e une jua lejoj ta besojnë.
e bëj si dua!
?
Joumana Haddad
E sheh?
Kjo autorja eshte Lilith?
 
Keni ngel vetëm t'u shajt burrat. Biles temë enkas Kunder nesh.
Kush ju hap kapakët e kavanozave ju ëëë? ??
 
Keni ngel vetëm t'u shajt burrat. Biles temë enkas Kunder nesh.
Kush ju hap kapakët e kavanozave ju ëëë? ??
Per sa kohe na shajne s'ka problem sepse na vene ne dukje gabimet e duan te na permiresojne?
Pra per sa kohe perdoret folja DUAN do te thote qe na duan?
Duhet te shqetesohemi nese nuk na e fishkellejne fare?
 
Per sa kohe na shajne s'ka problem sepse na vene ne dukje gabimet e duan te na permiresojne?
Pra per sa kohe perdoret folja DUAN do te thote qe na duan?
Duhet te shqetesohemi nese nuk na e fishkellejne fare?
Na shajnë se na duan po hë ?
Pa ne, nuk shkojnë larg jo ??
 
Keni ngel vetëm t'u shajt burrat. Biles temë enkas Kunder nesh.
Kush ju hap kapakët e kavanozave ju ëëë? ??
41abr99UteL._AC_SY400_.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back