• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Grua!

Marla

VIP
Burra apo fëmijë të përjetshëm? Prej disa mijëvjeçarësh , Ju burrat, na impononi fjalët tuaja, normat tuaja, teprimet tuaja. Gjithashtu, prej mijëvjeçarësh na impononi heshtjen dhe na kufizoni vetëm me detyrën e nënës. Në çdo grua ju kërkoni një nënë. Çdo gruaje i kërkoni të luajë rolin e nënës; qoftë kjo edhe vajza juaj. Thoni se nuk kemi muskujt tuaj e më pas shfrytëzoni lodhjen tone për t’ju lustruar deri këpucët. Thoni se nuk kemi mendjen tuaj dhe e shfrytëzoni zgjuarësinë tonë për t’ju administruar edhe rrogën. Fëmijë të përjetshëm, deri në pleqëri mbeteni fëmijë për t’u ushqyer, pastruar, shërbyer, këshilluar, ngushëlluar mbrojtur nga pafuqitë dhe dembelitë tuaja. Dhe nëse shpesh e shenjtëroni fjalën Nënë e shenjtëroni vetëm për interes të egoizmit tuaj.

Ju që te një grua shihni vetëm një miter dhe dy vezore dhe kurrë një Mendje.

Oriana Fallaci
 

Marla

VIP
Të emanciposh gruan do të thotë të mos pranosh ta mbërthesh në marrëdhëniet që mban me burrin, por jo t’i mohosh ato; në qoftë se ajo vendos për veten, kjo nuk do të thotë se nuk do të ekzistojë edhe më pak edhe për burrin; duke e njohur njëri-tjetrin si subjekt , secili do të mbetet për tjetrin një tjetër; dyanshmëria e marrëdhënieve të tyre nuk do të zhdukë mrekullitë që lind ndarja e qënieve njerëzore në dy kategori të veçanta; ajo nuk do të zhdukë dëshirën, zotërimin, dashurinë, ëndrrat, aventurat; dhe fjalët që na prekin; të japësh, të fitosh, të bashkohesh do të ruajnë kuptimin e tyre; përkundrazi , kur hiqet skllavëria nga gjysma e njerëzimit dhe çdo sistem hipokrit që kërkon ajo, atëherë, “ seksioni” i njerëzimit do të zbulojë domethënien e tij autentike dhe çifti njerëzor do të gjejë trajtën e tij të veçantë.

Simone de Beauvoir
 

Marla

VIP
Sus, se je grua ! Sus, se je grua! Sus, se gratë nuk munden! Sus, se gratë nuk flasin! Sus, gjithmonë sus! Pambarimisht , sus! Në vendin tim, të qenurit grua shihet si një gjymtim. Sikur diçka të mungon. Sikur që në lindje, Zoti diçka ka bërë gabim me ty. Sikur nuk ka qenë po aq i kujdesshëm, sa kur krijoi burrat. Madje edhe punët në vendin tim, ndahen në dy kategori: punë burrash dhe punë grash. Punët e grave përfshijnë gjithmonë ato aktivitete që kryhen në heshtje në shërbim të dikujt. Gjithmonë një grua duhet të shërbejë. T’i shërbejë kujtdo në heshtje vetëm se është e grua. T’i nënshtrohet kujtdo në heshtje vetëm se është grua. Duket se mitra, ai organ në trajtë dardhe, ku zihet e zhvillohet foshnja-vajzë, paralelisht me foshnjen, zhvillon edhe heshtjen edhe nënshtrimin gjatë nëntë muajve. Dhe nëna gjatë aktit të dhimbshëm të lindjes, i dhuron botës foshnjen, nënshtrimin dhe heshtjen. Dhe nëna mëkon çdo ditë 3 foshnje. Thithat e gjinjve mbahen në gojë për një kohë të gjatë derisa të vijë çasti që prej tyre nuk pikon më asgjë. Dhe aty fillon udha e gjatë e të qenurit grua! Sus, se je gocë! Sus, se je vajzë! Sus se je grua!

Post scriptum- Sus, se tashmë ke vdekur!
Elona Caslli
 

DeliriumMind

U can't break something that's already broken.
Perderisa nenat tona vazhdojne akoma me mentalitetin "eh o bij sa kam duru un dhe nuk e kam prish familjen" ska asgje per te shtuar.
Nese ngren koken dhe i fut shkelmin te thon qe je e cmendur... sepse ti, femra, je e destinuar te behesh nene, te rritesh femijet dhe te plotesosh tekat e dikujt qe te sheh ne nje far menyre di prone.
 

DarkLord

Silence is Golden!
Zoti krijoi femren nga brinja e mashkullit, por ama i dha te njejten te drejte sikurse edhe mashkullit. Ne asnje moment Zoti nuk harroi ti kujtoje femres qe ajo erdhi ne toke per tu shumuar si burim i jetes.

Tani nese jeni pa fe po ua kujtoj une, qe FUNKSIONI BAZE I FEMRES ESHTE SHUMIMI-- te beje te mundur qe jeta te vazhdoje.

Nese disa LIRIDASHESE e keqinterpretojne lirine e te qenit te barabarte me mashkullin atehere ju siguroj qe jeni drejt depresionit e shkaterrimit dhe vetmise. Te jesh i lire per te thene mendimin tend kjo eshte mese e pranueshme, te jesh e lire te flasesh sillesh si te duash kjo eshte e pranueshme, te futesh veten ne kepucen e mashkullit kete nuk e pranoj nga femra, pasi ky eshte burimi i depresionit te tyre.

Femra nga ana fiziologjike eshte krijuar te kaloje ciklin e te berit NENE.. te linde e te rrise femijen, nese ajo kapercen kete stad do me thene dhi SHTERPE atehere ajo nuk eshte per asnje gje, e jo me promotor... eshte thjeshte nje bime qe kurre nuk leshoi dege ....

Darius
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
«Mëkati filloi me një grua dhe falë saj të gjithë duhet të vdesim.»—EKLISIASTIKU, SHEKULLI I DYTË P.E.S.
«Ti je porta e djallit: ti e zhvulose atë pemë të ndaluar: ti je tradhtarja e parë e ligjit hyjnor . . . Ti e shkatërrove kaq kollaj shëmbëlltyrën e Perëndisë, njeriun.»—TERTULIANI, MBI VESHJEN E GRAVE, SHEKULLI I DYTË I E.S.
 

Monique

Staf në FV.AL
zemra.jpg


Nga Elona Caslli

Sus, se je grua!
Sus, se gratë nuk munden! Sus, se gratë nuk flasin! Sus, gjithmonë sus! Pambarimisht , sus!

Në vendin tim, të qenurit grua shihet si një gjymtim. Sikur diçka të mungon. Sikur që në lindje, Zoti diçka ka bërë gabim me ty. Sikur nuk ka qenë po aq i kujdesshëm, sa kur krijoi burrat.

Madje edhe punët në vendin tim, ndahen në dy kategori: punë burrash dhe punë grash.
Punët e grave përfshijnë gjithmonë ato aktivitete që kryhen në heshtje në shërbim të dikujt. Gjithmonë një grua duhet të shërbejë. T’i shërbejë kujtdo në heshtje vetëm se është e grua. T’i nënshtrohet kujtdo në heshtje vetëm se është grua.

Duket se mitra, ai organ në trajtë dardhe, ku zihet e zhvillohet foshnja-vajzë, paralelisht me foshnjen, zhvillon edhe heshtjen edhe nënshtrimin gjatë nëntë muajve.

Dhe nëna gjatë aktit të dhimbshëm të lindjes, i dhuron botës foshnjen, nënshtrimin dhe heshtjen.
Dhe nëna mëkon çdo ditë 3 foshnje. Thithat e gjinjve mbahen në gojë për një kohë të gjatë derisa të vijë çasti që prej tyre nuk pikon më asgjë.

Dhe aty fillon udha e gjatë e të qenurit grua!
Sus, se je gocë! Sus, se je vajzë! Sus se je grua!

Post scriptum- Sus, se tashmë ke vdekur!/
 

N0

Ding Ding!
S’Na paska thene ndonje gje qe nuk dinim jo.
Fundja ska pune burrash e pune grash Por ka pune qe si bejne dot grate ashtu sikurse ka Pune qe si bejne dot burrat.

Kush ben analiza te tilla vuan nga nenshtrimi dhe gjen lehtesi shpirterore-psikologjike ne kto lloj shtjellimesh.

Eshte me e rende akoma kur kto lloj mendimesh fillojne e behen share apo mbeshteten nga meshkuj, te cilet duhet te kuptojne se sapo tu kete ndodhur kjo gje u jane afruar telashet ne jete.
 

Marla

VIP
Grua

Grua, nuk je vetëm vepra e Perëndisë,
por edhe e burrave, të cilët gjithmonë
të bëjnë të bukur me zemrat e tyre.
Poetët do thurin një rrjetë
me fijet e fantazisë së artë;
piktorët i japin formës tënde
përherë pavdekësi të re.
Deti jep perlat e tij,
miniera arin e tyre,
Kopshtet e pranverës lulet e veta
për të të zbukuruar, për të të mbuluar,
për të të bërë përherë më të çmuar.
Dëshira e zemrës së burrave
ka shtrirë lavdinë e saj
mbi rininë tënde.
përgjysmë je grua, dhe përgjysmë je ëndërr.

Rabindranath Tagore
 
Top