Gripi i derrave, OBSH: Shqiperia, e rrezikuar

Kresha

A pretty face can never trick me
Organizata Boterore e Shendetesise i kerkon serish Shqiperise qe te marre masa te forta, per te perballuar gripin e derrave, qe sipas zyrtareve me te larte do te kthehet ne nje pandemi.


Shefi i OBSH-se per Shqiperine, dr Anshu Banerjee thekson se edhe Shqiperia eshte e rrezikuar perderisa virusi ka mberritur ne vendet fqinje.

"Duhet te rriten kushtet e higjienes neper ambiente publike dhe te perdoren maskat", kerkoi Banerjee, duke kerkuar qe institucionet shendetesore te veprojne sa me pare me marrjen e masave.

Aktualisht nuk ushtrohen kontrolle per pasagjeret ne kufi edhe pse eshte nxjerre nje urdherese. Keshtu Shqiperia edhe pse eshte nje vend qe nuk ka patur asnje rast me gripin e rrezikshem nuk ka marre asnje mase te forte per te ushtruar kontrolle ne menyre qe te parandalojne mberritjen e epidemise./top-channel/
 
Titulli: Gripi i derrave, OBSH: Shqiperia, e rrezikuar

nje hap ndalimi do ishte qe njerezit te krijojne sa me shum ushqime neper shtepite e tyre qe kur te vije rasti i perhapjes (qoft larg) te rrine neper shtepi dhe mos te krijojne nje rrjet transportimi te gripit.
 
Titulli: Gripi i derrave, OBSH: Shqiperia, e rrezikuar

OBSH: Gripi prane Shqiperise
Gripi i derrit eshte shume afer Shqiperise. Perfaqesuesi i zyres se OBSH-se ne Shqiperi shprehet se virusi H1 N1 eshte afruar shume ne Europe, ndaj edhe Shqiperia duhet ta konsideroje pothuajse te mberritur kete virus, kur OBSH e ka rritur ne 5 alertin e pandemise. (UPDATe)

“Ne nuk mund te themi se kur mund te kete nje rast te pare ne Shqiperi, per nje dite apo per nje jave. Kete nuk mund ta parashikojme, por kemi pare qe nga dita ne dite jane shtuar shtetet e prekura nga ky virus dhe eshte e mundur qe edhe Shqiperia te preket”, u shpreh perfaqesuesi Anshu Banerjee.

Specialiste te Institutit te Shendetit Publik kerkojne tashme qe mjeket te konsiderojne cdo rast me grip te zakonshem si gripin e derrit.

Nje mbledhje e posacme eshte zhvilluar me te gjithe mjeket e shkollave, te poliklinikave dhe Drejtorive te Shendetit Public per t’i paraprire pandemise.

Ministria e Shendetise ka hapur fondin e emergjences prej 10 milione lekesh, per t’u rritur ne rast ne nevoje, si dhe ka ngritur sherbimin sanitar 24 oresh ne te gjitha pikat kufitare.


TCH
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top