Gripi i derrave, nuk ka tamiflu

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ndonese epidemiologet rekomanduan mjekimin me tamiflu ne rast te shfaqjes se simptomave te para te gripit te derrit, ky medikament nuk gjendet ne asnje farmaci.
“Ne farmacine tone nuk kemi tamiflu. Kemi pasur kur ishte gripi i shpendeve, por tani jo”, deklaron farmacisti Florian Marku.

Te njejten gje pohon edhe farmacistja e nje dyqani tjeter. “Aktualisht nuk kemi, jepet me recete dhe rrjeti farmacist duhet te kete, por aktualisht nuk kemi”, thote Vasilika Gjeci.

Zevendesministri i Shendetesise Arben Ivanaj sqaron se ky medikament ndodhet stok ne disa institucione shendetesore dhe mund te shperndahet sapo te dyshohet rasti i pare.

“Tamiflu eshte per trajtimin e te semurit me infeksion. Shqiperia ka aq sa per te kuruar 100 paciente, por jemi shume larg kesaj situate. Ilaci eshte stok por ne jemi te gatshem ta cojme ate ne cdo cep te Shqiperise brenda dy oreve”, ka pohuar Ivanaj.

Ne Ministrine e Shendetesise eshte zhvilluar nje tjeter mbledhje per planin e veprimit, ku i kerkohet te gjitha qendrave shendetesore te jene ne gadishmeri qe ne cdo rast te kete shtreter te lire.
 
Titulli: Gripi i derrave, nuk ka tamiflu

Gripi i derrave, nuk ka kontrolle ne kufi

Organizata Boterore e Shendetesise i kerkoi Shqiperise te merrte masa per t'u mbrojtur nga gripi i derrave.

Mengjesin e sotem rezulton se ne doganat me te medha te vendit asnje udhetar qe ka hyre ne Shqiperi nuk eshte verifikuar sipas ketij plani masash.

Nga verifikimi i korrespondenteve te Top Channel ne disa nga doganat me fluksin me te madh ne vend, rezulton se asnje plan masash nuk u eshte derguar ne terren specialisteve.

Keshtu ne pikat e kalimit kufitar te Kapshtices, Kakavijes, porti i Vlores, Porti i Durresit, Dogana e Morines dhe ne Qafe-Thane asnje nga udhetaret nuk eshte verifikuar sic u urdherua nje dite me pare.

Ndersa kerkohej qe prane cdo pike te kishte sanitare dhe policia te verifikonte nese udhetaret vinin nga vendet e prekura, asnje veprim i tille nuk eshte bere.

Prane doganave thuhet se masat e kontrollit do te nisnin gjate dites por me mijera udhetare qe zbriten mengjesin e sotem ne portin e Durresit dhe Vlores nuk jane kontrolluar.
 
Titulli: Gripi i derrave, nuk ka tamiflu

I shkreti derr, cfaj ka ai per kete grip. Nuk ka asnje lidhje me kete histori.
Hani mish derri sa te doni dhe pa frike se ju mbron nga gripi.
 
Titulli: Gripi i derrave, nuk ka tamiflu

Ti thuaj shyqyr qe jemi larg me meksiken :D se ndryshe me ate shendetesi qe kemi ne shqiperi :(
 
Titulli: Gripi i derrave, nuk ka tamiflu

I shkreti derr, cfaj ka ai per kete grip. Nuk ka asnje lidhje me kete histori.
Hani mish derri sa te doni dhe pa frike se ju mbron nga gripi.
Vertet kjo qe thua....virusi nuk transmetohet nga derri i gatuar...
 
Titulli: Gripi i derrave, nuk ka tamiflu

Dje u rregjistrua viktima e pare nga virusi i derrit ne USA...

Sdi cdo behet!
 
Titulli: Gripi i derrave, nuk ka tamiflu

veshtire puna me kete virus, shpresojme te mos vie tek ne
 
Titulli: Gripi i derrave, nuk ka tamiflu

Po, 23 muajsh, ne spitalin e femijeve ne Texas. Kishte qene me familjen per vizite ne nje qytet ne Texas qe ka qene ne kufi me Meksiken, nje gje e tille.

Mesa lexova sot, alerti ka vajtur nga faza 4, ne fazen 5 (te pakten per ne ameriken veriore)
 
po...ashu eshte dhe faza 6 eshte e fundit
vetem nje i vdekur eshte ne SHBA ai femije 23 muajsh
gjunaf:(
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top