Greqia shume shpejt me Konsullate ne SHKODER

alfonci

Veri investigatio
Burime pranë ambasadës greke në Tiranë thonë për gazetën “Shqipëria etnike” se janë rreth 28 500 aplikime në vit për viza dhe legalizime dokumentash nga Veriu shqiptarë. Fluksin kaq të madh të veriorëve drejt Tiranës e pranojnë edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme tonën, por shprehen se nëse edhe pala greke është e interesuar, (dhe sipas një burimi të besuashëm Athina mëndon se janë pjekur kushtet),humë shpejt do nisin procedurat për hapjen e një konsullate të dytë në qytetin verior. Pra, krahas konsullatës italiane, duket se brënda këtij mandati qeveritar do jetë edhe një shërbim tjetër diplomatik që jo vetëm do eleminojë gjithë atë rrugë drejt kryeqytetit të dhjetëra mijëra qytetyrëve, gjithë atë humbje kohe , miliona euro të shkuara dëm, dhjetëra mijëra ditë punë të humbura, gjithë atë ngarkesë të personelit diplomatik grek në Tiranë, por edhe do u shërbejë dy vëndeve mike në forcimin e mardhënjeve dhe do i japë një impuls të ri biznesit e kulturës me interes të ndërsjelltë në, deri tashti çuditërisht të lënë mjaft larg Jugut. Pjesa kryesore e tregtisë, si në importe, ashtu edhe eksporte , kryhet me Italinë dhe Greqinë. Shteti italian prej kohësh ka në Shqipëri një ambasadë dhe dy konsullata .

Orientimi ynë drejt partnerëve europianë shtron domosdoshmërinë e pranimit se integrimi ynë varet shumë tek marëdhëniet e shkëlqyera me shtetin grek, jo vetëm për arsyen se vota greke na duhet me patjetër, por edhe se aktualisht sot jetojnë andej 1 078 000 shqiptarë, ndërkohë që në Itali kemi 374 000 të tillë. Qeveria Karamanlis, këto ditë do paraqesë në parlament projektligjin e ri që u jep të drejtë votimi pranë selive diplomatike më të afërta, të gjithë shqiptaëve që kanë Kartën e Homogjenit, pra gjithë atyre që kanë dyshtetësi. Që ky ligj të kaloi shpejt dhe pa debate, vetë ministerja e jashtme Dora Bakojanis, po negocion me përfaqësuesit e partive politike opozitare si Andrea Lovedrou (PASOK), Foti Kouveli SYRIZA), Achilles Kantartzi (KKE) dhe Andoni Georgiadis (LAO). Në mars të këtij viti, vetëm me një vëndim kolektiv 1106 shqiptarë, pas kërkesës së tyre, fituan veç asaj shqiptare edhe nënshtetësinë greke, çka u jep të drejtën që të votojnë për jetën politike e ekonomike sipas kushtetutës dhe, brënda dëshirës mund të kryejnë edhe shërbim ushtarak prej tre muajsh në vëndin fqinj, njëlloj si gjithë grekët e ish bllokut lindor. Dyshtetësi kanë edhe qindra shqiptarë nga Veriu i Shqiperisë që sa herë grekët votojnë u duhet të udhëtojnë drejt Tiranës për të shprehur vullnetin e lirë që u garanton kushtetuta e vëndit të shtetësisë, bazuar edhe në udhëzimin 2004/ 114 të Bashkimit Europian. Lidhjet me shtetin mik grek përditë po marrin përmasa të reja dhe rruga e integrimit ballkanik ka si çelës Greqinë.

Shteti grek këto ditë nxorri Dekretin Presidencial me nr. 101 / 2008 “Për lejet e qëndrimit për studime dhe shërbimin vullnetar”, çka favorizon shumë studentët që duan të specializohen në Greqi, pra në një vënd të BE-së.ثshtë paradoksale se si asnjë medie e shkruar a vizive nuk tha një fjalë, te e fundit të informoi qytetarët e vet. Kështu, studentët shqiptarë mund të vazhdojnë universitetet greke vetëm nëse plotësojnë ca kushte , të lehta. Ata, kërkohet të kenë një pasaportë me afat tre muaj më të gjatë se afati i vizës, e cila jepet lehtë në ambasadën grekë ,një vertetim regjistrimi nga institucioni arsimor që pranohet studenti dhe një dokument shkollor nga institucioni arsimor shqiptar, sigurim shëndetësor dhe raportë mjekësore, tre fotografi me ngjyra,prova të disponimit të mjeteve financiare dhe taksën e regjistrimit në institucionin arsimor përkatës.Vëndimi nr. 4415/2006 përcakton një depozitë bankare prej të paktën 500 euro dhe deklaratë se kjo shumë do rinovohet në bazë mujore për përballimin e mësimit dhe jetesës atje. Të gjithë ata që janë poshtë moshës 18 vjeç, duhet të sjellin dokument për pëlqimin e prindërve për qëndrimin e tyre në Greqi. Ndërsa për kohën e rinovimit të lejes së qëndrimit për studime, Dekreti Presidencial në paragrafin 5 të nenit 6 thotë se “Kohëzgjatja maksimale e lejes së qëndrimit për studime universitare është e barabartë me kohën normale të programit përkatës, plus 100% të kësaj kohe , plus një vit për mësimin e gjuhës greke, kur kjo kërkohet nga institucioni përkatës mësimor”.

Që të interesuarit të jenë të qartë para se të kontaktojnë prane ambasadës greke, ose që të mos ngurojnë të aplikojnë , për një program katër vjeçar, koha e lejes së qëndrimit në Greqi është 1 vit mësim gjuhe+ 4 vjet studime + 4 vjet të tjera shtesë, pra gjithsej 9 vjet. Bile, leja e qëndrimit nuk ka nevojë të rinovohet çdo vit, por studenti ka të drejtë të kërkojë e të marrë që në fillim nga bashkia një leje qëndrimi të vetme deri në fund të studimeve. Për raste të tilla, duhet paguar paravolo 150 euro, herë numrin e viteve të qëndrimit si dhe çdo dy vjet të paraqesë në bashki vertetim për regjistrimin ,pjesëmarrjen në provime dhe deftesën analitike të notave. Kur nuk plotësohen këto, brënda dy muajve nga kalimi i dyvjeçarir që nga dhënia e lejes së qëndrimit, ajo revokohet dhe ai ose ajo duhet të largohen menjëherë nga teritori grek, pa formalitete.

Këto dhe shumë ligje të tjera favorizuese për shqiptarët bëjnë domosdoshmëri çeljen e konsullatës greke në shkodër. Ogur i mirë drejt Europës është edhe veprimi i Ministrisë sonë të Arsimit që para pak ditësh aprovoi hapjen e 16 shkollave në gjuhën greke në Gjirokastër, duke eleminuar mundësinë e shprehjes së dyshimeve se ne nuk prodhojmë hapje hapësirash drejt integrimit Euro-Atlantik.

S.Pepushaj , Shqiperia Etnike
 
Puhhhh te mesoje ne shkollat grekeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee.Shkollat shqipater jane 100 mije here me nivel me te larte ne cdo drejtim.................
Pashko Vasa te kerkoj ndihme!dhe kush Shkodranet dhe ku ne mesin e vendit me te helmatisur per mendjet njerezore.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top