Greqia: Shqipëria të mos pranojë armët kimike

Arfenilla

Themelues i Forumit
Mediat greke kanë pasqyruar protestat e zhvilluar në Shqipëri kundër armëve kimike siriane duke i bërë apel Shqipërisë që të mos pranojë demontimin e tyre në vendin tonë.

E perditshmja greke “Katimerini” sugjeron qe armët kimike mund të shkatërrohen në shkretëtirat e pabanuara siriane, ose qe Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’i ndajnë në mënyrë të barabartë mes tyre.

Qeveria shqiptare së fundmi ka konfirmuar zërat e filluar muajin e kaluar se Shqipëria është ndër vendet candidate për të marrë përsipër shkatërrimin e armëve kimike që janë gjendur në Siri. Më tej thuhet se Uashingtoni I ka kërkuar Tiranës të pranojë kërkesën, ndërkohë që vende të tjera si Shtetet e BAshkuara të Amerikës, Britania e MAdhe, Franca, Norvegjia dhe vende të tjera të cilat kanë eksperiencë në shkatërrimin e armëve kimike kanë refuzuar mundësinë që të shkatërrojnë armët siriane në territorin e tyre. Eshtë e vërtetë se shqiptarët kanë eksperiencë me që 6 vjet më parë kanë shkatërruar arsenalin e tyre kimik të periudhës së komunizmit, vijon shkrimi. Gjithësesi vetëm sepse Shqipëria ka eksperiencë me armët kimike, por njëkohësisht është dhe nga vendet më të dobëta candidate, kjo nuk do të thotë se duhet të ndjekë fatin e vendeve të tjera të ballkanit.
Lajmi ka vënë në alarm dhe qeverinë greke që merr parasysh dhe rrezikun që një process I tillë sjell për rajonin, sidomos nëse ky operacion zhvillojet në jug të Shqipërisë. Athina ka marrë pozicionin e saj të qartë duke deklaruar se do të ndërmarrë të gjitha hapat diplomatike për të ndaluar që një gjë e tillë të ndodhë. Shtuar kësaj dhe përpjekjet së bashku me vendet fqinje me Shqipërinë për të bindur Tiranën që të mos e pranojë këtë propozim, pavarësisht premtimeve financiare të perëndimit.

Gjithashtu në shkrim renditen dhe alternativat për shkatërrimin e armëve kimike. E para është ajo e shkretëtirave të pabanuara siriane, vecanërisht në juglindje të vendit, dhe duke u nisur që dhe armët janë siriane, territory sirian duhej të kishte qenë zgjedhja e parë për groposjen dhe shkatërrimin e tyre. /albeu
 
Titulli: Greqia: Shqipëria të mos pranojë armët kimike

Mediat greke kanë pasqyruar protestat e zhvilluar në Shqipëri kundër armëve kimike siriane duke i bërë apel Shqipërisë që të mos pranojë demontimin e tyre në vendin tonë.

Akoma me ket endrren kta greket!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top