Greqia i Mbyll dyert e Evropes Shqiperise?!!!

Pse,serbise kush ja cenoi kufijt?Kedto kufij kur jane formuar dhe nga kush jane formuar/Por kur ato te Hiqen,cfare do te ndodhi?
Nuk me intereson fare mendimi juaj disfatist dhe jo realist.Qe te presish te arrish dicka duhet te besosh tek ajo.Nese nuk ke besim se do te ndodhi ateher kur nuk e realizon.Pra ju futeni jo ne realiste por ne grupin te "mpirisht".
 
Me falni qe nuk pata kohen te lexoj te gjitha postimet me rradhe, por dua te shpreh mendimin tim ne lidhje me ceshtjen shqiptaro-europiane.

Sigurisht futja e Shqiperise ne BE do ishte nje shpulle e forte si per Greqine si per shtetet e tjera sllave, por nuk mund ti veme fajin samarit kur fajin e ka gomarri.

Shqiperia eshte nje shtet akoma pa integritet, dhe mungesa e integritetit eshte arsyeja numer nje per te cilin Shqiperia nuk po merret fare ne konsiderate nga EU.
Sipas shkelqesise se tij, francezit Jean-Michel Despax, me te cilin pata nderin te bisedoja jo me shume se dy jave mepare, Shqiperia po te tejkalonte lakunat shteterore do te kishte te gjithe te drejten e saj socio-geo-psiko-historike te ishte kombi i pare fare per te hyre ne Europe.
BE-ja nuk eshte vetem nje organizem gjeografik, por mbi te gjitha historik, socjal, politik dhe ekonomik.
Per te qene pjese e saj duhen permushur (pak a shume) kriteret baze.

P.S. megjithate mund te jemi krenare per vetem dicka: TURQIA nuk ka per tu futur kurre ne BE para Shqiperise.:D
 
Varrezat e ushtarëve, Greqia kërkon 4, Shqipëria firmos për dy

Popullsia çame: Të nderohen viktimat e gjenocidit grek

Tirana dhe Athina kanë arritur më në fund një marrëveshje për çështjen e shumëpërfolur të varrezave të ushtarëve grekë, të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin shqiptar. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, do të ketë dy memorialë nderimi: një në Gjirokastër dhe një në Këlcyrë, ndërkohë që Greqia ka kërkuar katër të tilla, njëra nga të cilat duhej të ndërtohej në Korçë. Negociatat janë mbyllur ditën e 19 nëntorit në Ministrinë e Jashtme shqiptare, ku të dyja palët kanë firmosur një marrëveshje në nivel ekspertësh, e cila parashikon që ushtarët grekë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore, gjatë luftimeve me armatën e Musolinit, duhet të varrosen në memorialët përkatës në Gjirokastër dhe Këlcyrë. Vetëm ditën e djeshme, Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare ka bërë publike arritjen e marrëveshjes, pikërisht pas deklaratës së shefes së diplomacisë helene, Dora Bakojanis, në Athinë. Ministrja e Jashtme e Greqisë, theksoi se "është arritur një marrëveshje për krijimin e dy varrezave në Shqipëri për ushtarët grekë, që u vranë gjatë luftës italo-greke të viteve 1940-1941. Këto memorialë, janë një çështje me një rëndësi humanitare dhe emocionale për të gjithë popullin grek, i cili e mban atë periudhë ende të gjallë në kujtesën e tij, një periudhë simbolike, kur luftuam për lirinë tonë". Shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojanis, ka falënderuar qeverinë dhe popullin shqiptar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin për zgjidhjen e suksesshme të kësaj çështjeje të një rëndësie afatgjatë. Siç mësohet, të ngarkuar me këtë çështje kanë qenë disa nga drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Jashtme greke, si zv/ministri Teodoros Kasimis, kreu i grupit negociator, ambasadori Elefteros Angelopolos, ambasadori Dimosthenis Stoidis etj. Gjithashtu, edhe Ministria e Jashtme shqiptare, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur. Në një deklaratë për shtyp, bëhet e ditur se "Ministria e Punëve të Jashtme shpreh bindjen se siglimi i kësaj marrëveshjeje do t`i kontribuojë thellimit dhe intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve tona mike". Sipas marrëveshjes, palët do të ngarkojnë ekspertë të mjekësisë ligjore për ekzaminimet e eshtrave që do të nxirren nga gërmimet. Komisionet, me një numër të barabartë anëtarësh nga të dyja palët, do të kenë në përbërjen e tyre ekspertëve të mjekësisë ligjore, ushtarakë dhe historianë, që do të merren me administrimin e eshtrave, por edhe të elementëve të tjerë që kanë lidhje me zbardhjen e fakteve historike. Skeletet që do të nxirren do të fotografohen dhe dosja do të mbahet në dy kopje e protokolluar nga të dy palët. Varrezat do të administrohen nga Kisha Ortodokse Shqiptare, por vetëm në aspektin humanitar të tyre.

Negociatat

Bisedimet mes dy vendeve kanë nisur që në vitin 2005, kur qeveria konservatore e Kostas Karamanlis, i ka ngritur çështjen e varrezave të ushtarëve, aleatit të tij shqiptar, Sali Berisha, sapo ai fitoi zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut të atij viti. Por, kreu i qeverisë shqiptare e ka shtyrë këtë çështje, duke rrezikuar edhe "ngrirjen" e marrëdhënieve dypalëshe me Athinën. Në pranverën e vitit 2006, ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Evangelos Meimerakis, anuloi vizitën e parashikuar në Tiranë. Ndërkaq, çështja u rihap në vjeshtën e po atij viti, kur të dy ministrat e Mbrojtjes të të dy vendeve u takuan në samitin e vendeve të Evropës Juglindore. Pas acarimit, Tirana zyrtare dhe Athina nisën një maratonë frenetike negociatash, të cilat u zhvilluan në kuadrin e diplomacisë "nëntokësore", pra pa u bërë publike. Siç mësohet nga burime të Ministrisë së Jashtme shqiptare, këto bisedime, që kanë zgjatur disa vite, kanë qenë mjaft të vështira, si pasojë e kërkesave "maksimale" të palës greke, ngaqë delegacioni i Athinës ka kërkuar që varrezat greke në Shqipëri të kapin numrin katër, duke përfshirë edhe një memorial në qytetin e Korçës. Por Tirana nuk e ka pranuar, duke arritur në një zgjidhje të mesme, ku do të shtohen varret, por jo numri i memorialëve. Tani, marrëveshja e firmosur duhet të miratohet nga dy qeveritë përkatëse.




Milo: Marrëveshja, racionale dhe normale


Ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Paskal Milo, ka komentuar dje, për "Shqip", marrëveshjen e arritur midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke, lidhur me vendprehjen e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke të viteve 1940-1941. Gjatë një prononcimi të shkurtër, Milo e vlerëson këtë marrëveshje si racionale dhe normale, në përputhje me qëndrimet humanitare që qeveria shqiptare ka mbajtur në raport edhe me pjesëmarrësit e tjerë të vendeve ndërluftuese në Luftën e Dytë Botërore. Sipas ish-ministrit të Jashtëm, kemi një marrëveshje që është e respektueshme, duke pasur parasysh edhe thashethemet e shumta që u bënë dhe u komentuan gjatë kohëve të fundit. Për Milon, një përmendore për të rënët në luftë është normale. "Kemi përmendore dhe varreza të ushtarëve gjermanë, britanikë, dhe s‘ka pse të mos kemi dhe përmendore të të rënëve nga vendi fqinj është më se normale", ka theksuar Milo, por ka shtuar se ngritja e këtyre varrezave duhet të bëhet në përmasat në të cilën është arritur marrëveshja.


Memorialët

Kërkesa ndaj Ministrisë së Jashtme shqiptare


Popullsia çame: Të nderohen viktimat e gjenocidit


Përfaqësuesit politikë dhe shoqëror të popullsisë që u masakrua dhe dëbua vendbanimet e tyre në krahinën e اamërisë nga qeveria greke, e drejtuar nga Napolon Zerva, i kanë bërë thirrje Tiranës zyrtare që të kërkojë nga Athina ngritjen e memorialëve në nderim të viktimave të gjenocidit ndaj popullsisë çame. Me anë të një kërkese zyrtare, Partia për Drejtësi dhe Integrim, si dhe shoqata "اamëria", në fund të shtatorit, i kanë dorëzuar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Jashtme, ku kërkohet që, nëpërmjet rrugëve diplomatike, të arrihet ngritja e një varreze përkujtimore pranë urës së lumit Kalama, në Greqi, ku prehen të rënët e pafajshëm, që mbetën të vrarë gjatë gjenocidit mbi popullatën çame. Popullsia çame kërkoi në mënyrë zyrtare që qeveria "Berisha" t‘i paraqes palës greke në mënyrë zyrtare dy nga pikat e kërkuara nga çamët, ku njëra është ndërtimi i një lapidari në Paramithi të Greqisë dhe ndërtimin e një varreze përkujtimore për çamët, që u vranë gjatë gjenocidit. Shoqëria "اamëria", Instituti i Studimeve për اamërinë dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim, në letrën drejtuar Ministrisë sonë të Jashtme, shprehin bindjen se popujt i lidhin urat e tyre të miqësisë, duke ndërtuar së pari ‘Faljen‘, duke respektuar ata që ranë për një kauzë të ndershme. "Ne duam të ndërtohet miqësi. Ne jemi të bindur se miqësitë ngrihen mbi faljen, para së gjithash u kërkohet falje të rënëve, nderohen ata", citohet në letrën drejtuar Ministrisë së Jashtme. Duke kërkuar një bashkëpunim mes palëve, në letër theksohet se Shoqëria "اamëria", Instituti i Studimeve për اamërinë dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim nuk janë institucione të specializuar mendimdhënëse as për përcaktimin e numrit të varrezave, as për vendvendosjen e tyre në truallin shqiptar dhe as për sipërfaqet që pritet të zaptojnë ato.

gazeta-shqip
 
Ku po shkojme me leshime te tilla??? Ato na marrin trojet, na debojne nga tokat tona, ushtrojne genocid mbi ne dhe as qe i pranojne. Ne jemi "meshirplote" dhe pranojne cdo marreveshje, cdo degjenerim...perse???? Thjeshte per arsye imponimi, jemi ne duart e tyre per te hyre ne NATO dhe BE...

Si e shikoni nje marreveshje te tille, shqiperia do te perfitoje mendoj une por nuk jam i sigurte nese kjo eshte zgjedhja me e mire.
 
nqs qeveria jone ul koken dhe pranon kercenimet e grekerve per kete ceshtje ateher jane te gjithe per ne litar!!
per litarin do behem une sponsor.




:dong::dong::dong::dong::dong::dong:
 
As mos e shko neper ment se camet e quajn veten per grek.
posht greket posht vorepirjotet qe jan spiunat e policis.!!
dhe keta rracistat grek jan te shquar per politik,!!
edhe po u futem ne ne evrop ska per te met kem shqiptari ketu, pervec vorepirjotave qe jan te shitur .

edhe keta sduan litar jo keta duan djek me benzin ti shkrumbisesh.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top