Greqia i Mbyll dyert e Evropes Shqiperise?!!!

alfonci

Veri investigatio
Kjo qeveri i ka të gjitha argumentet për të kërkuar një mandat të dytë politik. Majlinda Bregu, ministre e Integrimit dhe anëtare e kryesisë së PD-së, flet në një intervistë për gazetën “Panorama” lidhur me hapjen e PD-së, rikthimin e Cekës si dhe zgjerimin e koalicionit. Lidhur me ratifikimin e MSA-së ajo shpreson që të mbyllet brenda 2008.
Kaluan më shumë se dy vjet nga nënshkrimi i MSA-së. A ka shans që të gjitha vendet ta ratifikojnë këtë dokument brenda 2008?
Ne shpresojmë që ky proces i ratifikimit të mbyllet brenda këtij viti dhe MSA të hyjë në fuqi në fillim të vitit në vijim. Më tepër se shpresë, për ne ky është kthyer në një proces pune konkret, për të qenë të përgatitur për momentin që MSA do të hyjë në fuqi. Ky proces, ka marrë një vëmendje të madhe në këtë kohë për sa i përket pjesës së lobimit e për mbylljen e ratifikimit. Gjithsesi, ky është një proces që nuk kërkon këtë lloj amplifikimi të vëmendjes, pasi një proces i nisur do mbyllet. Pas momentit të nënshkrimit, sigurisht që do të vijë një ditë që MSA do të hyjë në fuqi. Ajo çka na intereson të gjithëve, besoj edhe opozitës, është që ky proces ratifikimi të mbyllet sa më shpejt, pra që dita kur MSA të hyjë në fuqi të jetë më e afërt.
Cilat do të jenë përfitimet që Shqipëria do të ketë pas kësaj?
Lëvizja e lirë e mallrave, e punonjësve, e shërbimeve dhe e kapitaleve, janë disa prej përfitimeve që do të bëhen prezent kur MSA të hyjë në fuqi e më të ndjeshme për grupe të caktuara të popullsisë. Përsa i përket lëvizjes së lirë të punonjësve do të theksoja nenin 46-të të MSA-së, i cili parashikon që të gjithë të punësuarit ligjërisht në territorin e një shteti anëtar të kenë të drejta të barabarta përsa u përket kushteve të punës, shpërblimit apo shkarkimit nga puna, krahasuar këto me shtetasit e vendit përkatës. Shtetasit shqiptarë do të ketë të drejtën të mbrohen nën këtë pikë para gjykatave kombëtare të shtetit ku jetojnë. Me hyrjen në fuqi të MSA çdo ndërmarrje shqiptare ka të drejtë të regjistrohet si subjekt në çdo vend anëtar. Eliminimi i tarifave doganore, eliminimi i masave diskriminuese nga sistemi nacional i tatimeve, e drejta që produktet shqiptare të lëvizin lirshëm në territorin e BE, mbasi të kenë shlyer detyrimin në një nga pikat doganore të komunitetit… janë të tjera përfitime, pas hyrjes në fuqi të MSA-së. Ndaj dhe sigurisht ky do jetë moment shumë i rëndësishëm për ne.
A ka në fakt një ngecje të procesit të integrimit për aq kohë sa dy vende, Gjermania dhe Greqia, nuk e kanë ratifikuar ende MSA-në. Për Gjermaninë është deklaruar se ka procedura burokratike, po për Greqinë?
Unë nuk e quaj proces të bllokuar. Do të quhej i tillë nëse ne nuk do të kishim arritur të përmbushnim detyrimet kryesore që Shqipërisë i janë vënë përpara. Nëse nuk do të kishim plotësuar rekomandimet e BE-së, atëherë mund t’i kishte lindur çdokujt e drejta të thoshte se ky proces ka ngecur në vend. Në të vërtetë ky proces po ecën, madje me ritme më të shpejta nga sa ishte parashikuar në fillimet e tij. Kjo që po pohoj nuk është propagandë, sepse këtu nuk bëhet fjalë për një llogaritje të thjeshtë numerike te detyrimeve të përmbushura por për reforma cilësore, të cilat e kanë afruar vendin më shumë drejt standardeve evropiane. Gjithsesi, duke respektuar dhe frymën e kriticizmit të ndokujt, askush nuk mund të thotë që Shqipëria nuk ka bërë hapa përpara në plotësimin e detyrimeve kryesore. Ndonjë kritik mund t’i quante jo bindëse deklaratat tona, vetëm nëse nuk do të mund t’i konfiguronte ato me deklaratat e përfaqësuesve të lartë nga Brukseli, të cilët monitorojnë këtë proces. Shqipëria është vlerësuar nga komisioneri për zgjerimin si një rast surprizë për zbatimin e marrëveshjes së ndërmjetme, deklarata e nënshkruar në mars nga ministrat e Jashtëm të BE, se Shqipëria është burim frymëzimi për vendet e tjera të rajonit, hapja e negociatave për lehtësimin dhe fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave dëshmojnë rritjen e klimës së besimit ndaj Shqipërisë.
Për t’iu rikthyer edhe njëherë pyetjes. Gjithmonë ka ekzistuar frika se Greqia do të jetë vendi i fundit që do të ratifikojë MSA-në. A ka kontakte me palën greke lidhur me këtë çështje?
Para se t’i përgjigjem kësaj pyetje do të doja të ndalesha pak tek Gjermania. Prej kontakteve që kam pasur me ambasadorin gjerman, jam informuar se ratifikimi i MSA-së prej Gjermanisë do të mbyllet në fillim të vjeshtës. Ndërsa pritet që me senatin francez të përmbyllet edhe nga Franca ky proces, e pastaj edhe nga Greqia. Duke e parë me syrin e vendit fqinj do të donim që Greqia të mos kishte mbetur e fundit. Unë shpresoj që Greqia do ta përmbyllë këtë proces në të njëjtën kohë me Gjermaninë. Gjithsesi, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, asnjë problem politik. Ky proces nuk ka kthim prapa. Sikurse jemi të ethshëm që ratifikimi të mbarojë, duhet të jemi të qetë dhe të matur për të kuptuar se, çdo vend ka procedurat e tij parlamentare. Pavarësisht dëshirës sonë për ta përshpejtuar këtë proces, jo çdo gjë varet nga dëshira jonë. Vendimet politike në vende të ndryshme nuk varen gjithmonë nga dëshirat dhe pritshmëria, qofshin këto edhe në nivelin më të lartë.
Kemi hyrë tashmë në një vit elektoral. Kryeministri Berisha ka shpallur muajin qershor si muajin më të mundshëm për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme. A është ky kabineti më i mirë i së djathtës që mund të kërkojë edhe një mandat të dytë?
Kjo është maxhoranca më e mirë për t’i ofruar të djathtës mundësinë e një mandati të dytë qeverisës. E thënë ndryshe, kjo është maxhoranca më e mirë për të kërkuar votëbesimin e shqiptarëve, jo thjesht për një mandat të dytë qeverisës, por për votëbesimin për të çuar përpara të gjitha reformat e ndërmarra, për të instaluar më mirë këtë lloj vijueshmërie, që nisi suksesshëm në vitin 2005. A është kjo qeveria më e mirë? Unë do të thosha që kjo është qeveria e rezultateve të arrira. Duke qenë pjesë e kabinetit qeveritar nuk më mbetet gjë tjetër, veçse të stimuloj në mënyrë individuale punën e çdo kolegu. Në postin e ministrit të Integrimit kam informacionin e duhur për të ditur se deri ku janë të plotësuara detyrimet kryesore, në secilën ministri. Sigurisht që ka gjithmonë mundësi për më mirë, sepse e mira nuk ka fund. Ndaj besoj se kjo qeveri dhe kjo maxhorancë i ka tashmë të gjitha argumentet e mundshëm dhe bindës për të mos pasur frikë, për t’i parë qytetarët në sy e për t’iu kërkuar vazhdimësinë e kësaj kontrate të suksesshme.
Jeni shprehur pro mundësisë së shkrirjes së PD-së me forca të tjera aleate. Konkretisht zoti Pollo ka hedhur idenë e shkrirjes së PDR-së me PD-në, sikurse ka edhe ide për konfederatë. A është kaq i thjeshtë ky bashkim i PDR-së me PD-në, po t’u rikthehemi disa akuzave të ish-liderit të opozitës Berisha, që e ka quajtur Pollon patericë të kryeministrit të asaj kohe, apo PDR-në si përgjegjëse të humbjes së të djathtës në vitin 2001?
Për aq kohë sa besoj se në jetë do të ketë gjithmonë dialektikë të ndryshimit, besoj dhe se ky koncept mund të jetë i aplikueshëm për të gjithë individët e institucionet, madje dhe për sistemet më konservatoret, siç mund të quhet feja. PD-ja ka tre vjet që qeveris me PDR-në, me PR-në e me PDK-në. PD ka bashkëqeverisur gjatë këtyre viteve me formacione politike, që nuk janë konsideruar pjesë e të djathtës. Por pak njerëz dinë ta bëjnë dallimin mes të majtës dhe të djathtës, prishjen e klasikes së djathtë e të majtë. Ky koalicion ka funksionuar. Tonin ia jep ajo forcë politike që ka forcën kryesore brenda saj. Jam e bindur se askënd nuk e gjen asgjë e keqe prej zgjerimit, sikundër jam e bindur 100% për të kundërtën se, nëse një forcë politike synon të vetëdëmtojë veten apo dikë tjetër nuk ka pse të bëjë asnjë përpjekje më shumë, veçse të kërkojë ngushtimin ose konturimin e vënien e një kufiri për ata që duan të jenë brenda partisë apo dhe për ata që kanë qenë historikisht brenda, por në rrethana të caktuara kanë dalë jashtë. Ngushtimi i radhëve e dëmton ndjeshëm një parti e çdolloj grupimi tjetër. Tendencë më e mirë, që mund të sjellë ide të ndryshme pse jo dhe konformizëm pozitiv, sesa zgjerimi s’mund të ketë. Ky proces u provua dhe rezultoi i suksesshëm në 2005. PD-ja nuk pati asnjë dëm në 2005 pse thirri Genc Rulin, të ndjerin Gramoz Pashko apo dhe pse thirri një grup të rinjsh. Ky proces zgjerimi do të jetë një sfidë e re për të djathtën shqiptare, i cili për t’u përmbushur, kërkon sigurisht shmangien e koncepteve të vjetra të përçarjes, ndasisë, intrigës, të cilat janë bërë tashmë prezent në çdo formacion politik. Por njerëzit janë të lodhur nga ndarjet. Intrigat, shpirtvogëlsia janë shprehje emocionale, që i bëjnë dëm vetëm individëve politikë që i mbartin, por kurrsesi një force politike. E rëndësishme është që ky bashkim të jetë funksional, pra të mos jetë vetëm një bashkim mekanik. Personalisht, besoj se ky bashkim duhet të përfshijë dhe parti të konsideruara gjithmonë mbështetëse të PD-së e grupe të caktuara mbështetëse të PD-së, siç janë të persekutuarët për shembull, apo dhe forca të tjera të cilët nuk kanë lidhje historike apo ideale jashtë të djathtës.
Kjo do të thotë se do të ketë një ftesë edhe për zotin Ceka?
Nuk besoj që zoti Ceka ka qenë ndonjëherë i shkëputur krejtësisht nga pjesa e PD-së. Mund të ketë pasur momente të vështira ose, siç mund t’i ndodhin çdo njeriu në faza të ndryshme, momente zhgënjimi nga një grup i caktuar. Por besoj se është “ridashuruar” përsëri me PD-në.

*panorama
 
-> A mos eshte kjo nder arsyet qe Z. Majlinda Bregu, Ministrja e Integrimit e ben kete deklarate???!!!

Na jepni varrezat, t’ju japim Europën

revista mapo
 
nqs qeveria jone ul koken dhe pranon kercenimet e grekerve per kete ceshtje ateher jane te gjithe per ne litar!!
per litarin do behem une sponsor.
Bledi shume dakord me ty por problemi nuk eshte per litarin puna eshte se duhet te gjejme se kush duhet tja kaloje litarin qe duhet ti ishte kaluar me kohe .....
ps : Kurre mos futemi ne BE
 
nqs qeveria jone ul koken dhe pranon kercenimet e grekerve per kete ceshtje ateher jane te gjithe per ne litar!!
per litarin do behem une sponsor.

je i papam Plako..

Skom qka shtoj ketuu...
 
Greqi, në rrezik pronat e shqiptarëve

Greqi, në rrezik pronat e shqiptarëve

Publikuar nga Gazeta Shqip me 8-26-2008
Link: Greqi, në rrezik pronat e shqiptarëve | Gazeta Shqiptare

Qeveria greke ka nxjerrë së fundi udhëzimin që të hipotekohen nga e para të gjitha pronat në Greqi. Kjo çështje prek në mënyrë direkte titujt e pronësisë të shqiptarëve në vendin fqinj, të cilët nuk janë pak. Pjesën më kryesore të këtyre pronave e zënë pronat e popullsisë çame, të cilëve shteti grek ua mban peng pasuritë e patundshme me të ashtuquajturën "sekuestro konservative". Udhëzimi është miratuar këtë verë nga qeveria greke dhe i jep afat shtetasve grekë deri më 16 tetor të dorëzojnë dokumentet për hipotekimin e pronave nga e para. Për shtetasit e huaj që kanë toka në Greqi, ky afat është deri më 18 tetor, çka është një kohë e pamjaftueshme për pajisjen me viza greke të shqiptarëve çamë, në momentin që burokracitë në ambasadën greke janë rritur në masë.

Vendimi

Shteti grek, nëpërmjet vendimit të qeverisë, kërkon që të bëhet nga e para regjistrimi i pronave të të gjithë popullsisë greke, por, në mënyrë të veçantë, deri në muajin tetor, e gjithë popullsia që është jashtë Greqisë ka afat për të plotësuar dokumentet. Vendimi i qeverisë greke duket tendencioz, duke u nisur nga fakti që shteti helen nuk i ka lehtësuar procedurat që çamët të marrin lehtësisht viza në ambasadën greke. Periudha për regjistrimin e pronës është shumë e shkurtër. Personat e huaj të interesuar për të regjistruar pronën e tyre në hipotekë kanë vetëm 53 ditë, duke u nisur nga fakti që afati përfundimtar i vendosur nga qeveria greke është data 18 tetor i këtij viti.

Procedurat

Që një shqiptar, (të afërmit e të cilit janë dëbuar me dhunë nga اamëria prej qeverisë greke pas Luftës së Dytë Botërore), të nisë procedurat për kthimin e pronës në Greqi, për të cilën ai pretendon se është pronar i saj, në radhë të parë duhet të hapë një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë të qytetit ku kjo pronë ndodhet e regjistruar. Por, nuk mund të jetë vetë ai që do ta hapë këtë çështje gjyqësore. Në mënyrë absurde, kërkohet që pretenduesi të përfaqësohet nga një avokat, i cili rekomandohet të jetë grek. Por nuk përjashtohet mundësia edhe e një avokati shqiptar, me kushtin e vetëm që të di shumë mirë gjuhën greke. Në rast se e drejta nuk zgjidhet në Gjykatën e Shkallës së Parë, çështja kalon në Shkallën e Dytë dhe në Gjykatën e Lartë. Por vetëm udhëtimi i pronarëve legjitimë në mënyrë të drejtpërdrejtë duke u paraqitur ata vetë, do ta zgjidhte një herë e mirë këtë problem. Por ka shumë pengesa për një gjë të tillë, pasi burokracitë e ambasadës greke pengojnë lëshimin e vizave për këtë kontingjent qytetarësh, sapo mëson se ata i përkasin popullsisë çame. Pronarët legjitimë, të trojeve apo objekteve në Greqi, të cilët banojnë në Shqipëri, kanë më pak se dy muaj kohë për të regjistruar pronën e tyre në zyrën e Hipotekës në Greqi. E.A

Shteti grek, nëpërmjet vendimit të qeverisë, kërkon që të bëhet nga e para regjistrimi i pronave të të gjithë popullsisë greke, por, në mënyrë të veçantë, deri në muajin tetor, e gjithë popullsia që është jashtë Greqisë ka afat për të plotësuar dokumentet

Historiku

Largimi i çamëve nga Greqia

Ka pasur tri faza të veçanta të emigrimit të popullsisë çame nga Greqia Veriore. E para, ishte gjatë Luftërave Ballkanike 1912-1914, e dyta pas nënshkrimit të Konventës turko-greke të Lozanës në janar 1923, dhe e treta në fund të Luftës së Dytë Botërore, në periudhën nga qershori 1944 deri në mars 1945, kur llogariten të jenë vrarë 5 mijë burra, gra dhe fëmijë. Pjesa tjetër e popullsisë çame kaloi kufirin dhe hyri në Shqipëri. اamët kërkojnë njohjen e të zhdukurve si rezultat i këtyre konflikteve dhe të drejtave pasurore të mbi 150 mijë të tjerëve. Megjithatë, Athina zyrtare e konsideron çështjen çame si një "çështje që nuk ekziston". Por, Parlamenti Evropian, jo vetëm një herë ka kërkuar nga qeveria e Greqisë që të zgjidhë të drejtat e popullsisë çame, në bazë të Kartës së OKB-së dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare.

Intervista/ Kreu i PDI-së, Tahir Muhedini, reagon pas vendimit të qeverisë greke për hipotekimin e pronave

PDI: Qeveria të hyjë në negociata me Athinën

"Bollano spekulativ, ka abuzuar me Kushtetutën dhe ligjet shqiptare"

Reagojnë qarqet politike shqiptare ndaj udhëzimit të qeverisë greke për hipotekimin nga e para të të gjitha pronave në Greqi.

Partia për Drejtësi dhe Integrim është duke hartuar një relacion për trupin diplomatik të akredituar në Tiranë dhe po përgatitet për takime direkte me shefin e qeverisë, Sali Berishën, dhe Presidentin Bamir Topi. Në një intervistë për "Shqip", kryetari i PDI-së, Tahir Muhedini, kërkon nga shteti shqiptar

që të ndërhyjë për këtë çështje në Parlamentin Evropian dhe të hyjë direkt në marrëveshje me shtetin grek. "Duhet t‘i krijohet kushte popullsisë shqiptare çame që të shkojë në Greqi për regjistrimin e pronave. Shteti ynë ka detyrim që të interesohet për pronat e shqiptarëve dhe, në veçanti, për pronat e çamëve që janë pronar ‘de jure‘", tha Muhedini.

Qeveria greke ka nxjerrë një udhëzim që të hipotekohen nga e para të gjitha pronat në Greqi, çka rrezikon pronat e shqiptarëve dhe çamëve në shtetin fqinj. Si e gjykoni ju këtë dhe çfarë qëndrimi do të mbani kundrejt këtij vendimi?

Partia për Drejtësi dhe Integrim ka dalë hapur për të drejtat e popullsisë shqiptare çame, ku dihet botërisht që është shkelur i gjithë programi ndërkombëtar dhe këtu hyjnë edhe pronat për shqiptarët e اamërisë. Mendimi im për këtë vendim të qeverisë greke është spekulant për vendin, pasi pronat e popullsisë çame që janë pronar "de juro" duan t‘i shfrytëzojnë me të gjitha format dhe mjetet në kundërshtim me standardet ndërkombëtare. Partia për Drejtësi dhe Integrim do të mbajë masa urgjente, do të njoftojë me një relacion të gjithë trupin diplomatik të ndodhur në Shqipëri, do të kërkojë një takim me Presidentin Topi dhe Kryeministrin Berisha. Do të njoftojë të gjitha institucionet e Parlamenteve Evropiane dhe do të jetë karshi kërkesave të çamëve që prona t‘i shkojë të zotit dhe pronat e shqiptarëve të اamërisë nuk duhet t‘i shfrytëzojë dhe spekulojë shteti grek. Unë mendoj se ka ardhur koha që shteti shqiptar duhet të jetë më i drejtpërdrejtë karshi kërkesave të popullsisë shqiptare çame. Shikoj që ka dy standarde. Shteti grek, duke përfituar që ne po anëtarësohemi në NATO dhe kërkojmë ratifikimin e të gjitha shteteve për MSA-në dhe, para se të japë firmën përfundimtare, kërkon të bëjë tri varreza masive që është, për mendimin tim, një veprim spekulativ, për arsye se aty nuk ka trupa ushtarësh grekë dhe këtu u bë problem kjo, që u morën trupa dhe eshtra të fshatarëve për t‘u vendosur në varrezat e ushtarëve grekë. Mendoj se shteti shqiptar nuk mori masat e duhura për t‘u treguar vendin këtyre abuzuesve apo klerit të Kosinës, i cili u vu para përgjegjësisë, por shteti grek, me ndërhyrjet e tij, e la në heshtje këtë zhvillim masiv që iu bë fshatarëve të Kosinës. Dhe kështu, shteti grek, gjithmonë pretendon për minoritetin grek, dhe ndërkombëtarët e kanë pikë të dobët dhe Parlamenti Evropian është shumë i ndjeshëm për çështjen e minoriteteve. Shteti grek duhet të ketë parasysh që të zbatojë kërkesat e minoritetit shqiptar që janë në Greqi, ku përfshihen edhe shqiptarët çamë që u dëbuan me një gjenocid. Këtu tani, shteti grek thotë që të bëhet regjistrimi i pronave të të gjithë popullsisë greke, por, në mënyrë të veçantë, deri në muajin tetor, e gjithë popullsia që është jashtë Greqisë ka afat për të plotësuar dokumentet. Si mund ta bëjë një krahinë e tërë me popullsi çame këtë veprim, në një kohë kur shteti grek nuk lejon lehtësim për këtë popullsi që të shkojë të bëjë regjistrimin. Këtu, popullsia shqiptare çame ka kërkuar të shkojë të shikojë pronat dhe shtëpitë e tyre, dhe Greqia, në mënyrë flagrante, nuk jep viza dhe si mund të shkoje ky shtetas shqiptar çam që të bëjë regjistrimin e pronës së tij. Këtu, besoj, duhet ndërhyrja e shtetit shqiptar, por duhet edhe ndërhyrja nga Parlamenti Evropian, që vendimi i shtetit grek, është për të spekuluar dhe uzurpuar pronat e çamëve dhe një pjese të popullsisë shqiptare. Jam i mendimit që Greqia, në vazhdën e spekulimeve që ka bërë me çamët, ky është edhe spekulimi i fundit që do të bëjë dhe këtu është shkelje e të drejtave të njeriut në një kohë kur shteti grek bën pjesë në BE dhe duhet të zbatojë standardet ndërkombëtare dhe konventat evropiane për të drejtat e njeriut, për të drejtën e pronës. E kundërta ndodh me Shqipërinë, që është treguar gjithmonë e gatshme për të plotësuar edhe ato që i mungojnë komunitetit grek në Shqipëri. I bëri pronarë të ligjshëm, minoritetin grek, shteti shqiptar e bëri me dy shtetësi, që nuk ka pasur asnjëherë shtetësi greke, kurse popullsia e krahinës së اamërisë ka pasur shtetësi greke dhe Greqia ka lënë një krahinë të tërë masive pa shtetësi greke dhe shteti shqiptar qëndroi në heshtje.

U shprehët se do të hartoni një relacion drejtuar trupit diplomatik, por do të keni edhe kontakte të drejtpërdrejta me krerë të shtetit shqiptar. اfarë do të kërkoni nga shteti shqiptar konkretisht, dhe a besoni se diplomacia dhe qeveria shqiptare do ta zgjidhin këtë çështje?

Ashtu siç do t‘i bëjmë relacion trupit diplomatik, do t‘i kërkojmë edhe shtetit shqiptar që të ndërhyjë, si në Parlamentin Evropian, dhe të hyjë direkt në marrëveshje me shtetin grek. T‘i krijohet kushte edhe popullsisë shqiptare çame që të shkojnë në Greqi për regjistrimin e pronave. Shteti ynë ka detyrim që të interesohet për pronat e shqiptarëve dhe, në veçanti, për pronat e çamëve që janë pronar "de jure".

Në lidhje me tokat e çamëve, a dispononi një shifër konkrete të pronave të shqiptarëve çamë në Greqi?

Unë mund t‘ju them që këtu nuk flitet për një apo 100 prona, por për një krahinë të tërë, që është me popullsi shqiptare dhe pronarë "de juro" janë popullsia shqiptare çame. Një pjesë e mirë kanë edhe dokumente, kanë tapi, kurse një pjesë tjetër nuk kanë tapi, për arsye se me atë gjenocid që ndodhi nuk kishin mundësi të merrnin asnjë dokument. Por, sipas të dhënave, tapitë janë në kadastrat greke dhe këtu lind e drejta e shtetit grek që të ndihmojë të gjithë ish-pronarët që t‘i krijojë kushte dhe t‘i pajisi me viza që të shkojnë të bëjnë regjistrimin.

Jeni njohur me vendimin e qeverisë greke dhe çfarë tendence ka Greqia me miratimin e këtij udhëzimi?

Ne jemi të qartë dhe të bindur që Greqia asnjëherë nuk ka pasur dashamirësinë të zbatojë të drejtat e shqiptarëve për popullsinë çame. Vendimet e Greqisë ndaj Shqipërisë kanë qenë gjithmonë të kundërligjshme, jashtë standardeve evropiane vetëm për të spekuluar me pronat e çamëve, me heqjen e shtetësisë, por edhe me gjenocidin që përdori ndaj popullsisë çame, duke i quajtur bashkëpunëtorë të fashizmit. Kohët kanë ndryshuar dhe shteti grek po merr mësime të drejtpërdrejta nga PDI, që i bëri me dije Parlamentit Evropian mbas 60 vjetësh heshtjeje, pasi sistemi i diktaturës nuk i krijoi mundësi çamëve të kërkonte të drejtën e pronës. Ka ardhur koha që politika duhet të jetë e drejtpërdrejtë për të drejtat e çamëve. Deri tani, në mënyrë spekulative, popullsisë çame i paraqiten vlera, por kjo nuk mjafton, por qeveria duhet të shkojë pranë organizmave përkatëse. Kur themi që prona është e patjetërsueshme, shteti grek duhet të zbatojë në mënyrë rigoroze këtë gjë.

Kohët e fundit, kemi parë një marrëdhënie të ngrohtë mes Kryeministrit Berisha dhe kreut të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Si i komentoni këto marrëdhënie në prag të nxjerrjes së udhëzimit të qeverisë greke për hipotekimin e pronave?

Nëpërmjet mediave kam mësuar që Berisha me Bollanon kanë marrëdhënie të mira. Mendimi im si kryetar i PDI-së, por edhe si personal, është se kemi të bëjmë me një kryetar bashkie spekulativ, i cili, që kur është vendosur si kryetar bashkie, ka spekuluar mbi Kushtetutën dhe ligjet shqiptare. Në emër të minoritetit grek abuzon, sikur minoriteti grek keqtrajtohet në Shqipëri, por këtu kemi të bëjmë me spekulimin e qarqeve antishqiptare dhe pjesë e këtyre qarqeve mund të jetë edhe Bollano. Sa herë që vjen një zyrtar i lartë, Bollano krijon alibi se minoritetit grek nuk i plotëson kërkesat dhe bën një fushatë antishqiptare. Ka ardhur koha dhe fundi i spekulimeve të këtij kryetari bashkie. Qeveria duhet të mbajë qëndrim ndaj tij. Në emër të minoritetit grek, në një kohë kur dihet se Himara pjesën më të madhe e ka shqiptare. Shteti shqiptar spekulimet e Bollanos duhet t‘i parandalojë, duhet t‘i thotë atij të zbatojë Kushtetutën dhe ligjet e shtetit shqiptar si kryetar bashkie dhe të mos abuzojë me teorinë se minoritetit grek nuk i plotësohen të drejtat. Mund ta them hapur që minoriteti grek, shteti shqiptar, jo vetëm që ia ka plotësuar kërkesat, por e ka tejkaluar masën. Duke qenë se ky komunitet nuk ka prona, Shqipëria i ka bërë me prona, kjo tregon që i kanë marrë pronat shqiptarëve dhe ua kanë dhënë grekëve. Duke qenë se minoriteti grek pa nuk ka pasur shtetësi direkte asnjëherë, dhe këta e bënë me nënshtetësi greke, në një kohë kur popullsia shqiptare çame ka pasur shtetësi greke dhe kombësi shqiptare dhe shteti shqiptar nuk i kërkon këto të drejta siç i kërkon Greqia, që t‘i thotë shtetit grek që t‘i jepet shtetësia greke popullsisë shqiptare çame. Këtu janë shkelur konventat ndërkombëtare dhe kjo tregon se këtu kemi të bëjmë me dy standarde. Ne kemi deklaruar dhe e themi se minoriteti grek dhe popullsia çame duhet të jenë një urë lidhëse midis marrëdhënieve të mira midis Greqisë dhe Shqipërisë, por kjo nuk mund të ndodhë kur nuk plotësohen kërkesat e çamëve.

"Omonia" ka kërkuar që greqishtja të jetë gjuhë e dytë zyrtare në Shqipëri. Si e komentoni këtë kërkesë?

Unë mendoj se kjo është në vazhdën e spekulimeve që kërkon minoriteti grek, kryetari i "Omonia"-s dhe PBDNJ. Këtu gjithmonë kërkesat e "Omonia"-s janë spekulative. Gjuha greke nuk është ndonjë gjuhë ndërkombëtare që të jetë gjuhë e dytë në Shqipëri dhe anglishtja është një gjuhë ndërkombëtare që mund të jetë një gjuhë e dytë, por jo greqishtja.
 
Gjuhe e dyte greqishtja ?

Kur te behet gjuhe e dyte greqishtja ne Greqi edhe mbase...

O dhe hapu....ncncncncncncn
 
اثSHTJA اAME DHE MAQEDONASVE Tث EGJEUT PثR Tث DREJTثN E PASURIVE Tث TYRE Nث GREQI
Nga Arben LLALLA

Përvetësohen përfundimisht pasuritë e shqiptarëve dhe maqedonasve në Greqi.
Shtypit shqiptar dhe ai grek lajmëruan se Kryeministri i Greqisë Kosta Karamalis vendosi afatin e fundit 16 tetorin e vitit 2008 të hipotekohen nga e para të gjitha pronat në Greqi. Kjo çështje prek në mënyrë direkte titujt e pronësisë të shqiptarëve dhe të maqedonasve të Egjeut.
Bëhet fjalë për pasuritë e popullsisë çame, të cilëve shteti grek ua mban peng pasuritë e patundshme me të ashtuquajturë n "sekuestro konservative" , si dhe maqedonase të Egjeut të cilët janë përzënë gjatë luftën qytetare greke më 1947-1949.
Dihet çamët ashtu edhe maqedonasit e kanë të ndaluar të kërkojnë të drejtat e tyre që ju takojnë me ligjet ndërkombëtare rikthimin në trojet e tyre dhe kompensimin e pasurive të shfrytëzuara deri më sot nga grekët.

Udhëzimi i miratur me shpejtësi ditëve të fundit nga qeveria greke me afat deri më 16 tetor për të dorëzuar dokumentet për hipotekimin e pronave nga e para më shumë duket si thikë pas shpine për pengimin e dy vendeve fqinje me Greqinë, Shqipërisë dhe Maqedonisë të cilat varen në një farë mënyre nga firma greke për anëtarësim në BE dhe NATO. Vendimi i qeverisë greke duket tendencioz, duke u nisur nga fakti që shteti grek u ndalon çamëve dhe maqedonasve të Egjeut pajisjen me viza për të hyrë në Greqi dhe në një farë mënyre nuk do të mund të hipotekojnë pasuritë e tyre.
Një shqiptar dhe maqedonas, (të afërmit e të cilit janë dëbuar me dhunë nga trojet e tyre prej qeverisë greke pas Luftës së Dytë Botërore), të nisë procedurat për kthimin e pronës në Greqi, për të cilën ai pretendon se është pronar i saj, në radhë të parë duhet të hapë një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë të qytetit ku kjo pronë ndodhet e regjistruar. Në mënyrë absurde dhe qesharake, kërkohet që pretenduesi të përfaqësohet nga një avokat, i cili të jetë grek. Në rast se e drejta nuk zgjidhet në Gjykatën e Shkallës së Parë, çështja kalon në Shkallën e Dytë dhe në Gjykatën e Lartë. Por duke ditur pengesat e shumta si burokracitë e ambasadës greke që pengojnë lëshimin e vizave për këtë kategori qytetarësh, zgjatja e proceseve gjyqësore atëherë pasuritë dhe shqiptarëve dhe maqedonasve do të përvetësohen përgjithmonë nga shteti grek pasi nuk mund të regjistrohen në afatin e 16 tetorit 2008 Racizmi grek nga minoriteteve.
Greqia nuk ka pasur mesjetë, rilindje, luftë për rezistencë ndaj pushtuesve osmanë. Ajo gjithnjë është banuar pas rënies së Bizantit nga shqiptarët, hebrenjtë, turqit, romeit, serbët, maqedonasit, bullgarët. Të cilët pasi u përzgjodhën formuan shtetin modern grek me një histori mashtruese mitologjike. Fakti që në Greqi ende flitet nëpër rrethet familjare shqipja, turqishtja, hebraishtja, maqedonishtja, bullgarishtja tregon se ende ka popullsi të pa asimiluar edhe pse shtypja shtetërore ka qenë e egër.

Hebrenjtë më së shumti kanë jetuar në qytetin e Selanikut ku dikur dodhej dhe varreza më e madhe e hebrenjve në Evropë me mbi 500.000 mijë varre, por nga vitet 1930 këtë varrezë grekët e prishën dhe me pllakat e mermerta ndërtuar universitetin Aristoteli. Pra, atje ku sot mësojnë mijëra të rinj në Selanik ka qenë dikur varrezat e hebrenjve dhe këta të rinj shkelin mbi varret e tyre duke turbulluar shpirtrat e të vdekurve. Ndërsa shumicën e hebrenjve grekët ua dorëzuan gjermanëve për tu bërë djegur në furra. Nga rreth 56.000 mijë hebrenj që kishte Selaniku në vitin 1941, kur gjermanët e pushtuan brenga pak muajsh u dërguan për në kampet e përqendrimit 54.000 mijë, pra mbi 96% të popullsisë hebrenjve. Sot komuniteti hebre në Greqi nuk njihet zyrtarisht dhe ka vetëm një varrezë e vogël në Selanik që mirëmbahet nga shteti izraelit.

Minoriteti bullgar dhe serb pothuajse janë përzënë ose asimiluar i tëri në Greqi. Në qytetin e Selanikut ndodhet vetëm një varrezë madhështore serbe të cilët janë ushtarët serb të vrarë gjatë luftës Ballkanike. Greqia minoritetin turk e ka zvogëluar pak nga pak.
Turqit që dikur jetonin në Selanik pothuajse janë asimiluar dhe ata turq që jetojnë në Thraqi njihen si grek të fesë islame dhe jo minoritet turk. Turqit që jetojnë në Thraqi kanë arritur të përfaqësohet në fillim të viteve 1990 me tre deputet në Kuvendin e Republikës greke, por këta deputet gjithnjë janë njohur si mysliman që përfaqësojnë partitë politike greke.

Vllehët në Greqi janë minoriteti më i përkëdhelur në aspektin e pushtetit, por që nuk u njihen të drejtat gjuhësore dhe kulturore.
Ata njihen si vllehët grekë (ellinovllahon) . Popullsia vllehe në përgjithësi kanë zënë pasuritë e shqiptarëve dhe të maqedonasve pasi këta u përzunë me dhunë nga trojet e tyre.
Me një mjeshtëri raciste shteti grek që nga vitet 19913 ka ditur të përzërë sistematikisht shqiptarët e Greqisë. Bëhet fjalë në përgjithësi për shqiptarët e fesë islame. Por edhe ata shqiptar ortodoks që nuk pranuan të deklaroheshin me kombësi greke u masakruan ose u përzunë nga Greqia. Shqiptarët që ishin shtetas grek në fillim ju hoq shtetësia greke dhe i deklaruan të humbur, njerëz pa adresë.
Më tej ju përvetësuan pasuritë dhe ua ndanë të tjerëve ose vendosën emigrantët ortodoksë të ardhur nga Azia e vogël. Shqiptarëve që ju janë përvetësuar pasuritë nga shteti grek ndahen në dy kategori:
1). Shqiptarët që ju përvetësuar pasuria me marrëveshjen e Lozanës si popullsi e shkëmbyeshme.
2). Popullsia shqiptare çame që u quajt bashkëpunëtore e pushtuesve gjermanë.

Me dekret ligji të viteve 1923-1932, Greqia përvetësoi të tërë pasuritë e shqiptarëve islamik me pretekstin e marrëveshjes së Lozanës si popullsi shkëmbyese midis turqve islamik dhe ortodoksëve grekë. Në vitet në vazhdim shteti grek në emër të reformës agrare u ndaloji të gjithë atyre njerëzve që nuk kishin kombësi greke të drejtën e tokës bujqësore. Italianët, francezët, gjermanët, turqit që kishin prona në Greqi u dëmshpërblyen, vetëm shqiptarët nuk u dëmshpërblyen. Pastaj erdhi lufta e dytë botërore ku me kapitullimin e Gjermanisë grekët nisën në fillim masakrat mbi popullsinë shqiptare në اamëri.
Shqiptarët çam që u përzunë në vitet 1944-1945 shteti grek i quajti bashkëpunëtor të gjermanëve dhe në mënyrë kolektive u hoqi shtetësinë greke, u përvetësojë pasuritë. Me disa ligje primitive Greqia u mohoji çdo të drejtë njerëzore të gjithë atyre shtetasve grekë që nuk kishin pranuar kombësinë greke të rikthehen ndonjëherë edhe si vizitor në Greqi.
Pasi Greqia përzuri mijëra shqiptarë nga tokat e tyre, grekët filluan përzënien e maqedonasve që banonin në brezin kufitar nga Follorina e deri në Selanik. Në emër të luftës qytetare më 1947-1949 ushtria nacionaliste e djathtë greke që përkrahej zyrtarisht nga Anglia dhe Sh.B.A filluan masakrat në fshatrat ku jetonte minoriteti maqedonas. Si pasojë mijëra maqedonas( një shifër të saktë nuk ka të regjistruar) u shpërngulën nga shtëpitë e tyre dhe u strehuan në Republikën e Maqedonisë, një pjesë e vogël u larguan për në Bullgari, اeki, Poloni, Rusi, Hungari, Sllovaki etj.

Në vitet 1972- 1982 qeveritë greke nxorën ligje që u lejohej çdo shtetasi grek i përzënë të rikthehej dhe të merrte pasurinë ose kompenzim. Nga këto ligje për tu rikthyer u përjashtuan shqiptarët çam edhe maqedonasit pasi ligji përcaktonte se i faluri duhej të kishte kombësinë greke dhe në mërgim të kishte mbajtur qëndrim kombëtar grek.

Politika e pas viteve 1990
Me mbarimin e luftës së ftohtë, ardhjen e demokracisë në Shqipëri dhe Maqedoni u besua se diçka do bëhej me rikthimin e të ikurve gjatë viteve të shkuara. Por politika greke duke përfituar nga fuqia që i jep anëtarësimi në NATO dhe BE nuk ka dashur të dëgjojë asgjë për këto çështje. Kështu grekët kanë zgjedhur kërcënimet politike për nënshtrimin e fqinjëve të tyre për mos hapjen e çështjeve të së drejtave të minoriteteve në Greqi.
Qeveritë shqiptare e pas viteve 1990 kanë treguar një servilizëm të pa parë ndaj politikës greke. Shpeshherë qeveritë shqiptare për servilizëm të paguhet shtrenjtë duke u dhënë përparësi bizneseve greke në Shqipëri. Sot grekët kontrollojnë ndërmarrjet më të mëdha si tel.mobile, naftën, duhanin, bankat, rrobaqepësitë, vajrat etj.
Për rreth 18 vite Shqipëria nuk ka ndërtuar një strategji për një politikë më burrërore përballë Greqisë. Kemi qenë dëshmitarë të keqtrajtimin të mijëra emigrantëve ekonomik, grisjen e pasaportave shqiptare në kufi nga ana e policisë greke, përzënia me dhunë, konfiskimi i të hollave, eqtrajtimet në kufi, racizmin shtetëror në shkollat ku mësojnë fëmijët e emigrantëve etj.
Tolerimi i shtetit shqiptar ndaj britmave të tipit Vasilis Bollanos ka bërë që çështja çame të ndizet edhe më shumë kohëve të fundit.
Raporti i ndryshimi të politikave në fillim të viteve 2000, pavarësia e Kosovës, kandidimi i Shqipërisë për anëtarësim në NATO. Kanë bërë ndërtimin e raporteve të reja ku shqiptarët luajnë një rol të rëndësishëm në Ballkan duke rrezikuar në një farë mënyre rolin përkëdhelës që ka pasur dikur Greqia.
Ndryshe nga politika shqiptare për çështjen e çamëve, maqedonasit duke parë ashpërsinë e politikës greke ndaj anëtarësimit në NATO dhe BE të Maqedonisë qeveritë e tyre janë hedhur në sulm të vrullshëm ndaj çështjes së maqedonasve të Egjeut, emrit kushtetues, kishës ortodokse etj. Letrat e kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski dërguar BE, OKB, NATO-s etj., për problemet që kanë maqedonasit me të drejtën e pasurive, minoritetit, kishës maqedonase.
Kanë bërë që politika greke të mendohet gjatë për firmat që do të hedhë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE e NATO.
Greqia edhe pse është fqinjë i parë me Shqipërinë ende pas dy viteve nuk ka nënshkruar marrëveshjen e MSA për lëvizjen e lirë të mallrave, të punonjësve, e shërbimeve dhe të kapitaleve. Siçduket Greqia do të mbetet shteti i fundit për firmosjen e MSA me Shqipërinë!
Edhe pse në përgjithësi rrubinetat e bizneseve në Maqedoni hapen nga dora greke, maqedonasit janë më kërkues dhe luftarak për të drejtat e tyre që duhet ti gëzojnë në shtetin grek në krahasim me shtetin dhe qeveritë shqiptare që janë gjunjëzuar përpara presioneve të politikave greke.
Maqedonasit në Greqi kanë arritur të themelojnë shoqata, partinë si dhe bënë përpjekje për ndërtimin e një kishe në rrethin e Follorinës.
Por të gjitha këto arritje kanë patur edhe çmimin e tyre të lartë politik dhe ekonomik në arenën ndërkombëtare.
 
Redaktimi i fundit:
Une nuk i lexoj lajmet si keto se me shkon tensioni 22 dhe behem per ne cmendine

Litarin qe sponsorizon Bledi e kane hak dhe shume pak
 
Po pse mi ca pritet ju nga Greqia???
Mua as qe me bene pershtypje se e di nga kush vjen.
Me mire mos te futemi kurre ne Evrope(edhepse jemi ne te)sesa tu nenshtrohemi te tjereve!
 
Po pse mi ca pritet ju nga Greqia???
Mua as qe me bene pershtypje se e di nga kush vjen.
Me mire mos te futemi kurre ne Evrope(edhepse jemi ne te)sesa tu nenshtrohemi te tjereve!

Asgje me shume e as me pak sesa "mjerim," dhe te ardhme pa ngjyra.

Shume here kam menduar se cfare eshte bere ne terr, cfare i eshte premtuar Greqise ne kembim te nje vote pro per antaresimin ne NATO.

Greket jane njerezit me te korruptuar, nese sllavet jane te pabese naten, greket jane te pabese naten dhe diten.

Eshte vertete per te ardhur keq per "paaftesine" dhe neglizhencen qe tregon qeveria jone duke qendruar e heshtur dhe duke mos mbrojtur ate qe eshte thelbesorja, kombin dhe hapesiren territoriale te saj.
 
Sabri Godo: Pronat në Greqi, duhet të kërkojmë ndihmën e BE

E merkure, 27-08-2008,

u1_godo.bmp
Sabri Godo"Pronat në Greqi, duhet të kërkojmë ndihmën e BE"

Reagon Sabri Godo: Po shkelen të drejtat e njeriut, qeveria të ankohet në Bruksel
"Greqia ka shkelur të drejtat e njeriut dhe të drejtat ndërkombëtare" . Në këtë mënyrë e ka komentuar vendimin më të fundit të qeverisë helene, politikani dhe presidenti i nderit të Asamblesë republikane, Sabri Godo. Si mbrojtës i përhershëm i të drejtave të shqiptarëve kudo që janë, Godo shprehet se "ata që e kanë nxjerrë këtë vendim kanë pasur tendenca dashakeqe. ثshtë e qartë se ata që kanë vendosur këtë afat, e kanë bërë me qëllim, pasi të huajt që kanë prona në Greqi e kanë të pamundur të dorëzojnë dokumentet e duhura brenda kohës së përcaktuar në ligj". Sipas Godos, në këtë rast duhet ndërhyrja e palës shqiptare, e cila duhet të kërkojë në instancat e larta evropiane respektimin e minoriteteve. "Duhet që të ndërhyjnë ndërkombëtarët dhe qeveria shqiptare ta ngrejë këtë problem në instancat e larta, pasi Greqia në këtë rast nuk po shkel vetëm të drejtat e njeriut, por të drejtat ndërkombëtare" , tha Godo. Politikani republikan, Sabri Godo, shprehet skeptik në faktin se vendi helen do të kthejë ndonjëherë pronat e çamëve, me gjithë këmbënguljen e Parlamentit Evropian për respektimin e të drejtave të njeriut dhe veçanërisht të minoriteteve. "اështja e pronave është një çështje që duhet të gjej zgjidhje sa më parë dhe Greqia e ka treguar qartë se nuk do t‘u kthejë pronat shqiptarëve", tha ai. Godo është ndër të paktët politikanë shqiptar që ka folur publikisht për të drejtat e çamëve, duke bërë gjithmonë presion ndaj Greqisë për të trajtuar këtë çështje. Sipas tij, një tjetër mënyrë e mirë për të zgjidhur këtë çështje është edhe rruga diplomatike me takime të personaliteteve të të dy vendeve. اështja "اame" është një ndër problemet kryesore të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë. Plaku i urtë i politikës shqiptare, Sabri Godo, e konsideron vendimin e qeverisë greke si shkelje e të drejtës universale të njeriut për të gëzuar pronën e tij. Sipas tij, kjo masë e qeverisë helene është tërësisht antidemokratike dhe përbën një shkelje të rëndë të shtetit grek kundër pronave të shqiptarëve. Sipas tij, qeveria shqiptare duhet të reagojë menjëherë, duke e kundërshtuar këtë vendim konform respektimit të të gjitha Konventave Ndërkombëtare. Lidhur me këtë, ai u shpreh se "vendimi për të vendosur një afat për pronat është një masë absurde, që është në kundërshtim me të gjitha të drejtat universale të sanksionuara në Konventat Ndërkombëtare" . Sipas Godos, është detyrë e të gjitha forcave politike, e parlamentit dhe e shoqërisë civile të denoncojë një shkelje të tillë.
Kërkesat e çamëve Qeveria shqiptare nuk duhet të qëndrojë në heshtje ndaj këtij vendimi. Komuniteti çam kërkon që Qeveria shqiptare t`i kërkojë qeverisë greke të lejojë kthimin e popullsisë çame në tokën e tyre amtare. Kthimin e pronave të tyre të ligjshme, të cilat iu vodhën dhe shfrytëzohen arbitrarisht nga shteti grek, kompensimin e të ardhurave që rrjedhin nga shfrytëzimi për 55 vjet i pronave. Një tjetër kërkesë është edhe njohja dhe respektimin e të drejtave të njeriut, të sanksionuara në instrumentet ndërkombëtare. Komuniteti çam kërkon që shteti shqiptar të ndërhyjë më aktivisht në organizatat ndërkombëtare, për ta bërë më të njohur problemin çam dhe të përdorë autoritetin e tij për arritjen e zgjidhjes së këtij problemi.
 
BE, lufta italo-greke mban peng Shqiperine

BE, lufta italo-greke mban peng Shqiperine
Ceshtja e pazgjidhur ende e eshtrave te ushtareve greke te rene ne Shqiperine e jugut, gjate luftes italo-greke, duket se eshte nje nga pikat delikate ne marredheniet dypaleshe, qe do te kushtezoje miratimin nga parlamenti grek te Marreveshjes se Asociim-Stabilizimit me BE-ne dhe te Protokollit per Anetaresimin ne NATO.

Nenkryetari i parlamentit grek, Jorgos Surlas, duke folur ne “TV Alfa”, deklaroi se kishte marre mbeshtetjen e autoriteteve shqiptare perfshi, presidentin e vendit Bamir Topi dhe kryeministrin Berisha per gjetjen e eshtrave dhe miratimin e ngritjes se memorialeve dhe varrezave per ushtaret e rene ne lufte.

“Por nese kjo ceshtje nuk zgjidhet une do te votoje kunder ratifikimit te Marreveshjes se Asocim-Stabilizimit te Shqiperise me BE” u shpreh ne fund te bisedes Surlas.

28 tetori eshte dita qe ne Greqi perkujton fillimin e luftes italo-greke. Rreth 8 mije ushtare greke, u vrane ne teritorin shqiptar gjate luftimeve me italianet dhe qe nga viti 1984 kane nisur kerkimet per gjetjen e eshtrave te tyre.

Te dy vendet kane ngritur dhe nje komision te perbashket per kete qellim, por rezultatat nuk kane qene konkrete dhe mungesa e transparences ne punen e tij ka krijuar madje edhe skandale, si ai i Kosines.

top-channel
 
Akoma keta me keto eshtrat e ushtareve te tyre ? Akoma do vjedhin kocka dhe varre ne Permet e ne te gjithe Jugun ata
Mire te gjallet qe na i muaren e i trajtojne si skllever ne Greqi , po te vdekurit pse s'na i lene rehat ?
 
Presioni per varret greke

Presioni per varret greke
Kur Jorgos Surlas, zevendeskryetari i Parlamentit grek deklaroi te henen ne mediat greke se ratifikimi i Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit me Shqiperine do te bllokohet ne rast se nuk gjendet nje zgjidhje e shpejte per varret e ushtareve greke te rene ne Shqiperi, zoti Surlas duket se nuk shprehte nje qendrim zyrtar.

Te pakten kete pohojne burime te mireinformuara diplomatike shqiptare per Top Channel, te cilat gjithashtu pohojne se arsyet qe shtyne zevendeskryetarin e Parlamentit grek te beje kete deklarate, kane lidhje, te pakten heperhe, me ceshtje te politikes se brendshme greke.

Ceshtje qe shkojne qe nga presioni grevist ndaj qeverise Karamanlis dhe perfitimet ne kapital politik qe mund te vijne nga kjo, e deri te pozicioni brenda partise i klanit Micotakis: Pra Kyriakos Mitsotakis dhe Dora Bakojanis, te dy deputete te Demokracise se Re, por edhe vella e moter, si femije te Kostandin Micotakis, kryeminister nga viti 1990 deri me 1993.

Por deri me tani, ministrja pragmatiste e Puneve te Jashtme, Dora Bakojanis ka perkrahur vazhdimisht raporte detante me Shqiperine, pa hezituar asnje moment te shprehet zyrtarisht pro kandidatures se Shqiperise per ne NATO dhe ne Bashkimin Europian.

Urat e komunikimit me palen shqiptare sigurisht vazhdojne te ekzistojne per ceshtjen ne fjale. Por cili eshte qendrimi i pales shqiptare? Zyrtarisht pala shqiptare i qendron marreveshjes per varret greke, por burime diplomatike shqiptare konfirmojne se Shqiperia ka linjen e saj te kuqe, qe nuk ka ndermend ta kaperceje.

Qendrimi eshte parimor: Qeveria shqiptare pranon se si respekt per te renet, ushtaret greke meritojne te kene varrezat e tyre. Por qerveria shqiptare, per shembull, nuk do te pranonte varreza ushtarsh greke ne Korce apo ne bregdet, te cilat per opinionin e brendshem shqiptar, teper te ndjeshem ndaj ceshtjeve kombetare, do te shiheshin si shprehje te nje ekspansionizmi helen.

Burimet pohojne gjithashtu nje presion te madh vitet e shkuara ndaj pales shqiptare, por ky presion kohet e fundit ka rene. Ndaj qeveria shqiptare, krejt duke mbetur ne kontakt si me palen greke, por edhe me Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore te Bashkimit Europian, eshte e vendosur qe t'i gjeje nje zgjidhje kesaj ceshtjeje delikate, por pa leshuar ne qendrimin e saj.

Burimet shqiptare i druhen ne ditet ne vijim nje perkrahjeje qe mund t'i vije krahut radikal te deputeteve greke nga vete zonja Bakojanis. Por po keto burime thone se ne rast se intrasigjensa ne politiken greke do te fitonte edhe njehere mbi pragmatizimin, nga kjo do te dilte me e humbur Greqia sesa Shqiperia.

Duke pare marredheniet e Greqise me Maqedonine per shkak te emrit, Greqia nuk mund t'i lejoje vetes nje tensionim ne marredheniet me Shqieprine, aq me pak kur vullneti i pales shqiptare per t'i dhene zgjidhje problemit te varreve greke eshte konfirmuar nga drejtuesit me te larte te shtetit shqiptar.

top-channel
 
Greket te detyrojne te marresh armet.E drejta e prones nuk eshte prishur ne Europe ne 1000 vjetet e fundit.Keta po e prishine ne 50 vjete.Qeveria e shqiptareve do te pergjigjet me jeten e tyre ose te pasardhsve te tyre nje dite.Camet sot jane 300 mije dhe kane nje fuqi ekonomike jo te vogel.Cifutet u bene te fuqishem sepse keshtu u veprua me ta nga gjithe Europa perjashto Polonine qe i strehoi duke i shppetuar nga sterminimi i sigurte.Berja e armikut te dikujt te bene mikun e dikujt tjeter.Dhe ai mik do qe Greqia te jete ligjore dhe jo shtet antiligjor.Raca me e vjeter ne Europe dhe ndoshta ne Bote e perzene nga jevgjit skllever te ngritur kur ra perandoria e Rameve te Egjyptit,te bardhet qe e sunduan ate per 4000 vjet,ndoqen me force epiriotasit aleatet e rameve dhe ,si te njejtes race me ta.Epiriotasit dhe Dodonet te cilet jane pikerisht camet e sotem nuk jane nga ata qe mposhten kollaj nga ish sklleverit.Ish sklleverit asnjehere nuk e kane sunduar boten edhe pse historia e genjyer te hedhur ne per perdorim popullor,thote qe njeher ata kane qene.Ata kane qene thjesht sklleverit e shumezuar racesisht te cilet sulmuan Europen para 2700 vjetesh.Sulmi i tyre i detyri pellazget,epiriotasit,iliret e jugut te kalonin detin dhe te formonin Romen e cila ja kthey kete dyndje te tyre,kur u fuqizuan me zjarr e hekur duke i zbythyr thelle ne azi.Mendohet qe dhe mund ti kete zhdukur plotesisht ne ate periudhe.Ata prape pas shume shekujsh ashtu si kusherinjte e tyre te dyte irakne e indiane e afrikane u shumezuan dhe u turren perseri.Ata nuk e kane genin te gjykojne dhe te qendrojne lart ne Hirarkine Botetrore .Kete e tregoi Historia e 20 shekujve te fundit.Ata jane vecse mashtruesa dhe hileqare qe tashme bota i njeh.Bota moderne e informacionit dhe komunikimit nuk i honeps me ata.Plani per Camerine ka vite qe eshte bere ne detajet me te imta.Dikush mban gati alarmin per zbatim.Por ne duhet te behemi faktor.Nese nuk behet qeveria ka kush te behet faktor.Pasurite e Cameve ne miliarda dollare dhe qerate e perdorimit po ne miliarda nuk mund te merren nga shteti Grek sespe nuk eshte prone e tij.Sot nuk te falin per miliona te fuqishmit dhe jo per miliarda.Sidomos per ate toke te bekuar dhe me cfare me udhezime qeverish!!!!!
Po a ka greke te mare ne pronesi tokat e te pareve te mi qe kush e di sa mijera brezash?Besoj se jo.Aq te edukuar me ane te fese tyre megjithese te tredhur,dhe shkolles megjithese te helmuar,duhet te jene qe te mos ti prekin ato.Ashtu sic nuk i prekte njeri Dodonet ne lashtesi duke thene qe ata jane te shenjte.Te shenjte sepse ishin te drejte deri ne percaktimin hyjnore.I zbuan,duke i detyruar te ndryshojne,te mesojne nga e keqja dhe ndoshta ti pergjigjen me te njeten monedhe,ate te keqesise.
 
Greket te detyrojne te marresh armet.
Merrini ! Kosova pa forcen e armeve do ishte Serbi tashme . Ballkani s've dot mend ndryshe . S'ka bere ndonjhere politike per ne ,apo pro nesh . Ceshtja Came vetem sa do zgjatet e sterzgjatet neper gjyqe , ajo qe do i jape zgjidhje eshte vetem "gryke ngushta" .
Me ate u hoqen nga shtepia , po me ate te shkoni ne shtepite tuaja.
 
O Njerez i lexoni keto qe shkruani apo varja cfare armesh te keqen ne nuk kemi b..... as te flasim jo me te marresh armet aq te lehte e shikon ti ?? nje lufte do fuqi ekonomike nga mbrapa DHE njerez te flijohen perse ???? me vjen shume keq qe e them por kjo ceshtja e Camerise besoj se nuk ka zgjidhje (ndoshta e vetmja zgjidhje eshte demshperblim me lek asgje me shume) te jemi pak realiste politika e jashtme e greqise eshte me e ''zgjuar'' se e jona skemi cti bejme...pastaj ku i vendosni afersisht 1 milion bashkeatdhetaret tuaj qe jetojne ne greqi apo varja atyre e bene nje here fillimin e ri pse mos e bejne prap.......
 
KUR te marrim Camerine ata 1 milion bashkatdhetare do punojne ne Cameri jo ne Greqi :)
 
Perdorimi i forces eshte opsioni me i pamundshem dhe do te kishte vetem ndikim negativ. Vendet fqinje vazhdojne ti tregojne botes qe ne jemi shkaktaret e te keqijave ne ballkan. Sikur te fillohej nje problem tjeter nga shqipetaret kjo do te ishte nje humbje kolosale. Te shkosh ne lufte duhet te kesh plane, mbeshtetje nderkombetare, te kesh ushtri te pergaditur, te kesh mjete luftarake te modernizuar dhe te kesh plane te qarta se perse po hyn ne lufte dhe te planifikosh rezultatet.

Greqia eshte shume me mire se shqiperia ne aspektin ekonomik, ushtarak, politik dhe kulturore. Ne ate ekonomik patjeter, pasi perfshihet ne listen e vendeve te zhvilluara kurse shqiperia eshte akoma ne listen e vendeve ne zhvillim. Ka GDP-ne me te madhe ne rajon pas Turqise dhe ne shifra shume te peraferta me Turqine edhe pse me nje diference te madhe ne popullsi. Ka nje ushtri te mobilizuar, eshte anetare e NATOS, qe do te thote qe nese nje vend jo anetar e sulmon, ai shtet i ka hapur lufte te gjithe vendeve anetare, te mos harrojme ne kete organizate bejne pjese vende si SHBA, Gjermania...etj.

Diplomacia Greke eshte shume here me e maturuar, per te mos thene me ironi diplomacia jone eshte ne tranzicion. Vetem dy vitete e fundit ka arritur te tregoje verete rezultate pozitive.Suksesi me i madh i saj eshte Pavarsia e kosoves.

Ne aspektin kulturore nuk duhet harruar qe shqipetaret jane te percare. Nje shqipetar shitet shume lire ndersa nje Grek e ka per ofendim te ndryshoje emrin, te mos e tregoje se ka ate origjine, ka ate kombesi ndryshe nga shqipetari qe nga Indrit, Gjon, Muhamet, mund te behet Kostas, Antonio, Bill etj... Na mungon deshira per te qene te bashkuar, kemi mungese perceptimi te organizimit dhe jemi me shume ne favor te te tjereve sesa toneve. Mund te keni degjuar apo te ju kete rastisur te jeni prezent ne momente kur nje shqipetare shkon nga ta marre era, dhe i jep mbeshtetje qofte edhe ne opinion shume me rehat nje te huaji sesa nje bashkatdhetari. *Kjo nuk do te thote qe te gjithe shqipetaret jane njelloj, por ne pergjithesi.

Pastaj, ne shekullin qe jetojme diplomacia eshte gjithnje me efikase, eshte nje loje e luajtur ne heshtje por qe veshtire te mos jape rezultate. Ne shkoder thone "Qengji i bute dergon dy nana."
 
KUR te marrim Camerine ata 1 milion bashkatdhetare do punojne ne Cameri jo ne Greqi :)

Te bukura jane endrrat por jo gjithmone behen realitet......
 
Ashtu eshte . Stani s'behet me lepuj ,- thote nje fjale e bukur e jona
 
Ashtu eshte . Stani s'behet me lepuj ,- thote nje fjale e bukur e jona
Me dele behet POR duhet te kesh 4-5 qen qe mos kene frike nga ujku se hyn edhe i ben fertele delet ;)
 
S'po te fyej !!
Mos e bej as ti! Pasi qente duhet te mos lehin ne Greqi
Pse e more postimin tim per fyerje kuptimi ishte ne delet jemi populli qente jane ata qe kuptohet qe duhet te na mbrojne ;) pastaj eshte cik e veshtire te lehesh ne shpelles e ujkut ;) ja kemi lene te tjerve ta bejne kete
 
ka nga ata shqiptare qe dorezohen si ty Cyber,por ka nga ata qe nuk dorezohen jo me nje brez por me 100 breza.Te dorezohesh dhe ta quash veten te mundur eshte nje detyrat e Kishes Ortodokse dhe e Klaneve famekeqe antishqiptare.Ata jane me te zgjuar?Dhe hajduti me i zgjuar se te tjeret qe punojne por njehere vetem e kapin.Nuk eshte puna se Shteti grek ka vjedh pronat e shqiptareve por ai do te vjedh dhe parate e FMN sepse prate e qerave jane depozituar ne xhepat e FMN me te drejte rikthimin vetm tet zoteve te pronave,pra kur ata te kthehen dhe te rimarin pronesine e marre me force.Ketu nuk eshte puna se kush do te fitoje.Fitorja eshte gjithmone nga ana e te drejtes dhe po tregohet qe ky sens po forcoht dhe do te forcohet gjithmone e me shume ne te ardhmen.Kush e nis i pari dhe pastaj kush e mbron me force te drejten e tyre ke do ta tregoje koha.Nuk ka nevoje qe lepujt te tregojne trimerine e tyre sepse ate e dime tashme.Por nuk ka vetem lepuj ka dhe tigra qe mezi presin sinjalin dhe keta nuk pyesin se ku do te fshihen dhe te struken lepujt.Bile as qe interesohen nese ata ekzistojne ose jo.
 
KUR te marrim Camerine ata 1 milion bashkatdhetare do punojne ne Cameri jo ne Greqi :)
hahahah mirela ..

Ne fakt te jemi pak realist .. une personalisht jam Cam . dhe kam shku ne cameri e kam kendu per te nga gumenica deri ne arpice ..

dhe ne nje fare menyre bashkohem me ato fjale qe foli cyber .. Cenimi i kufinjve territorial te shtetit grek dhe ndryshimi i hartes politike .. eshte nje gje shume e veshtire te ndodhi .. dhe kete gje nuk e ben dot as qeveria shqiptare dhe as bashkimi europian ..
e vetmja fuqi qe mund ta bej duke marr si shkak dhe vetes e saj ne raporte diplomatike me grekun eshte USA .. duke marr parasysh qe ambasada e tyre eshte godit me gur ne kohen e bill klonton .. dhe keto nuk harrohen lehte ..

une si cam si patriot .. uroj me shpirt qe kjo ceshtje te zgjidhet qe te veje ne vend drejtesia dhe te bashkohen territoret shqiptare . kudo ku jane anembane por mendoj se do jesh thjesht nje demshperblim sasa kompesim me toka ...
 
Nga se te dorzohem une luftoj per mbijetese ne keto momente jetoj ne nje vend jo miqsor ndaj rraces time dhe megjitheate une si dhe shumeeee te tjere si puna ime mundohen te mbijetojne se po te isha dhe une ne nje gjendje me te mire se cjam do thrisja dhe une si ty dhe te tjere qe jetojne ne per vende te tjera europiane....pse merrni mendimin tim si dorzim apo si tradheti ndaj popullit tim une thjesht mundohem te behem realist....ka ndonje njeri qe i shikon gjerat keshtu si jane dhe te besoje se greqia do ti ktheje Shqiperise camerine besoj se jo....Lufta e lehte te thuhet e veshtire te behet...mos me thoni per Kosoven se nqf se nuk ishin AmerikanoAnglezet do kishte pavarsi Kosova??? Greqia ka 150 vjet qe ben pjese ne boshtin aleat ne kemi keto 20 vjetet e fundit besoj se nuk na duan kaq shume sa te na ndihmojne dhe nje shtet ne e befte do e beje per synimet e tij (Turku).....
 
hahahah mirela ..

Ne fakt te jemi pak realist .. une personalisht jam Cam . dhe kam shku ne cameri e kam kendu per te nga gumenica deri ne arpice ..

dhe ne nje fare menyre bashkohem me ato fjale qe foli cyber .. Cenimi i kufinjve territorial te shtetit grek dhe ndryshimi i hartes politike .. eshte nje gje shume e veshtire te ndodhi .. dhe kete gje nuk e ben dot as qeveria shqiptare dhe as bashkimi europian ..
e vetmja fuqi qe mund ta bej duke marr si shkak dhe vetes e saj ne raporte diplomatike me grekun eshte USA .. duke marr parasysh qe ambasada e tyre eshte godit me gur ne kohen e bill klonton .. dhe keto nuk harrohen lehte ..

une si cam si patriot .. uroj me shpirt qe kjo ceshtje te zgjidhet qe te veje ne vend drejtesia dhe te bashkohen territoret shqiptare . kudo ku jane anembane por mendoj se do jesh thjesht nje demshperblim sasa kompesim me toka ...

Per kete flas dhe une thjesht mua me cojne tradhetar :)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top