Greqi, shtiret si i sëmurë, arratiset shqiptari grabitës serial

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Një i ri shqiptar është arratisur nga burgu i sigurisë së lartë Koridhalos në Greqi, por pak orë më vonë është rivënë në pranga. Sipas agjencisë së lajmeve NOA, autoritetet refuzuan të publikojnë emrin e të arratisurit, por thanë se ai ishte nën hetim në gjendje paraburgimi, me akuza për një seri grabitjesh në Athinë. Ngjarja ndodhi dje, në orën 6:20, në burgun e Koridhalosit, që gjendet në periferi të kryeqytetit grek, Athinë. 25-vjeçari nga Shqipëria arriti të manipulojë forcat policore të sigurisë dhe gardianët, duke u shtirur si i sëmurë. Ai është dërguar në spitalin shtetëror "Erithros Stavros", për t‘u vizituar dhe për t‘iu dhënë ndihma e kërkuar mjekësore. Nga ambientet e spitalit, te reparti A i kirurgjisë, 25-vjeçari ka arritur që, edhe pse ruhej nga disa forca policore, të çante rrethimin, duke fituar lirinë që zgjati vetëm disa orë.

Forca të ndërhyrjes së shpejtë arritën të lokalizojnë të dyshuarin, i cili u kap brenda një makine në rajonin e Ambelokipon, ku po lëvizte në përpjekje për t‘i shpëtuar një riprangosjeje të mundshme. Sot parashikohet që i dyshuari për seri grabitjesh të dalë edhe një herë para gjykatës, ku do të vlerësohet masa e re e sigurisë, këtë radhë për arratisje nga mjediset e vuajtjes së dënimit.
*shqip*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top