Gratë s’mund ti kenë të gjitha

AnGeLiC

VIP
V.I.P
اfarëëëëë??? Gratë s’mund ti kenë të gjitha??? Kush më njeh mirë, do jetë tronditur që tek titulli e mbase edhe është zhgënjyer duke ditur mendimet e mia feministe. Si mund të ta zërë goja njëherë ëëëë? Në fakt edhe mua s’më pëlqeu fare kur e lexova për herë të parë si fjali. Ishte titull në një shkrim publikuar diku në një prestigjoze amerikane dhe nga inati ndaj kësaj “gratë s’mund ti kenë të gjitha” as nuk e lexova shkrimin. Thashë do jetë një nga ato gratë që e ka vendin e garantuar në ferr (bazuar në shprehjen e Madeleine Albright se “ka një vend special në ferr për çdo grua që nuk ndihmon gratë e tjera”).

Por çuditërisht kjo shprehje më vinte herë pas herë në mendje. Më erdhi herën e parë ndërsa i jepja makinës si e çmendur se isha vonë për një shfaqje të vajzës time në shkollë. Sa kisha mbaruar një takim dhe isha vonë e kisha frikë se do humbisja pjesën kur ajo do të recitonte. Por më e keqja ishte se nuk mund të rrija më shumë se 30 min tek shkolla sepse duhej të ikja sërish. Më priste një gazetar britanik për një tjetër takim dhe ishte një nga ato punët që s’mund ti refuzosh. ثshtë si të jeni aktorë dhe tu kërkojë bashkëpunim, qoftë edhe për një skenë të vetme, Al Pacino. As unë s’mund ta lija të ikte mundësia për të bashkëpunuar me një nga gazetat më prestigjoze britanike (dhe këtu s’është fjala thjesht për paratë). Kështuqë po lutesha me vete që pjesa e saj të ishte pikërisht atë gjysmë ore që do të qëndroja në shkollë e duke mallkuar veten që “s’mund të ndahesha në dy pjesë”, njëra të shkonte të bënte punën që më priste e pjesa tjetër të rrinte ta shijonte atë shfaqje pa e vrarë mendjen fare.

Ajo shprehje do “ma godiste” kokën shpesh në fakt, edhe kur në darkë ulesha me lap top, pavarësisht se s’kisha shumë që isha kthyer nga puna dhe dëgjoja time bijë: “Po ti e mbarove punën, lëre tani kompjuterin”. Po në fakt e kisha mbaruar një punë e po bëja një të dytë. “Si të ta shpjegoj unë që duhet ndonjëherë të bëj 2 apo edhe 3 punë nëse duam të jetojmë mirë e të kemi pak më shumë të ardhura. Se jo për gjë, po hashash nuk mbjellim dot, me politikë s’merremi. Kështuqë me ndershmëri kurrë s’të del një rrogë”. Por natyrisht këto thjesht i mendova me veten time, se s’kisha ndërmend të bëja autoironi me një 7 vjeçare që as e di se çfarë është hashashi.

“Po s’mund të ndahem në copash mor bir” –ishte një tjetër moment kur më erdhi si rrufe prap ajo shprehja “gratë s’mund ti kenë të gjitha”. Ime bijë donte të luante, por unë kisha vetëm pak kohë në dispozicion për të nderë rrobat e për të rregulluar shtëpinë përpara se të më vinte orari që të shkoja në punë. “Po sot është e djelë”-tha ajo duke nënkuptuar që ishte pushim. Në fakt nuk e kam idenë se çfarë do të thotë realisht pushim prej shumë kohësh, se përveç faktit që televizioni nuk mbyllet në fundjavë, (se gazetarët realisht s’do ketë kurrë pushim si për shumë profesione të tjera që “I vënë kyçin” të premten për të rinisur të hënën) edhe dita e “bekuar” e pushimit në fakt është një ditë punë për ne, ne gratë se besoj e kuptuat, kush jemi ne. Jemi ato që ditën e pushimit do ta kalojmë duke pastruar, larë, hekurosur etj, etj (me përjashtim të atyre që e kanë një grua që I ndihmon për këto gjëra). Madje, madje dita e pushimit quhet ndryshe edhe “dita e aksionit”. Vetëm se ndryshe nga aksionet e dikurshme që bëheshin në lagje dhe dilnin të gjithë, burrë, grua, I madh dhe I vogël, në shtëpi aksioni ka kryesisht vetëm një protagoniste: “gruan” , nëse s’kanë fatin si unë që partneri ti ndihmojë edhe në punët e shtëpisë :)

Kështu pas shumë muajsh, iu riktheva edhe një herë atij titullit që më kishtë çmendur gjatë gjithë kësaj kohe “gratë s’mund ti kenë të gjitha”. Ajo gruaja kishte patur të drejtë, megjithëse jo plotësisht. Në fakt, askush, qoftë burrë apo grua nuk mundet kurrësesi ti kenë të gjitha. Vetëm se ndryshimi qëndron tek fakti se burrat, pjesa më e madhe e tyre, e zgjedhin të mos I bëjnë të gjitha, duke fokusuar energjitë tek ato gjëra që I konsiderojnë më të rëndësishme (ku shpesh vjen puna e para).

Ndërsa gratë, sidomos ato që janë nëna që punojnë dhe e dashurojnë profesionin e tyre, do të donin shumë të ndaheshin në dy apo edhe më shumë pjesë (duke qënë se gratë janë edhe qënie multitasking-që bëjnë disa gjëra njëkohësisht) ku njëra pjesë të ishte tek ajo mbledhja ku të tregonte se sa mirë ishte përgatitur, sepse kishte qënë ajo “pjesa tjetër” që kishte ndejtur pa gjumë kur qante fëmiu, dhe mundësisht një pjesë e tretë të ishte duke rregulluar atë pirgun me rroba te dhoma e gjumit. Lëre pastaj çfarë mrekullie do ishte, nëse do të kishte edhe “një pjesë të katërt” që do ishte tek parukierja për të lyer apo trajtuar ato flokët e bëra si kaçube.

Kjo do ishte një super zgjidhje në fakt, se edhe tani që po shkruaj, po mendoj që kam aq shumë për të hekurosur saaaaaa ç’tju them. Po meqë realisht nuk ndahem dot në disa pjesë, them ta mbyll këtë blogun këtu e ti futem punëve se në fund të fundit “Njerëzit s’mund ti kenë/bëjnë të gjitha” apo jo?

Erjona Rusi - Shqiptarja
 
Pse burrat munden!?
Apo hyn ne diskutime retorika; E kush i paska te gjitha!?
Jo per gje por e gjitha s'ka infinite,ndaj kemi bing bengun. :P
 
Njeriu mund "t'i kete" te gjitha ne fakt, por thjesht jo te gjitha njeheresh :) Dhe duhet bere paqe me kete gje sa me shpejt qe te jetosh me e lumtur. :D
 
Artikull pordha n’pe . Lol
 
Back
Top