Gratë demokrate protestë për fjalorin e Ramës, Deda: Ik sa më parë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gratë demokrate protestë për fjalorin e Ramës, Deda: Ik sa më parë

albina-deda-655x356.jpg


Forumi i Gruas i Partisë Demokratike protestoi sot përpara Kryeministrisë ndaj fjalorit fyes, të pretenduar prej tyre nga shefi i qeverisë, Edi Rama të enjten e shkuar në seancën e Kuvendit. Nën një zë, deputetet PD-së, kërkuan largimin e kryeministrit Rama.

“اdo qytetar e di sa është kapaciteti yt banal. Kur fyen një grua, një nënë, ti se ke për gjë të mashtrosh shqiptarët. Je edhe frikacak i madh ndaj i mban afër kriminelët. Mos harro, unë dhe të gjitha gratë që janë këtu në shesh të themi: Ik sa më parë!”, tha deputetja e Mirditës, Albina Deda. Kjo e fundit pretendon se është fyer rëndë nga kyeministri, pasi e kishte goditur me një top letre.

Thirrjen për tubimin e ka bërë deputetja e PD-së, Albana Vokshi, njëherazi kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top