Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gostivarë: Helmohen nxënësit shqiptarë

  • Nga Tuana
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Sot rreth orës 15 në objektin e shkollës së mesme ekonomike të Gostivarit, persona të panjohur kanë hedhur një gazë në brendinë e shkollës
Nxënës dhe profesorë në shkollën e mesme ekonomike të Gostivarit sot pasdite janë helmuar si pasojë e hedhjes së gazi helmues nga persona të panjohur.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, dhjetë nxënës dhe katër nxënës shqiptarë kanë përfunduar të helmuar, një pjesë e të cilëve janë dërguar për ndihmë mjekësore edhe në Klinikën Toksikologjike në Shkup. Gazi është hedhur pasdite vonë në këtë shkollë nga persona të panjohur, në orarin e mësimit kur po mësonin nxënësit shqiptarë. Autoritetet komunale dhe organet e rendit menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për gaz helmues pa ngjyrë dhe pa erë. Kryetari i komunës, Nevzat Bejta deklaroi se ky është një krim dhe vepër antinjerëzore.
“Nga informacionet që kam nga drejtori i shkollës ekonomike bëhet fjalë se rreth orës 15:10, derisa nxënësit po ndiqnin orët procesin mësimor, kanë filluar të ndjejnë djegie të syve, zënie të fytit dhe kollitje, dhe se menjëherë është urdhëruar që të braktisen ambientet e shkollës. Sipas informacioneve që kemi deri tani bëhet fjalë për një helm të çuditshëm dhe të padukshëm dhe se kërkojmë që institucionet përgjegjëse të hulumtojnë dhe zbulojnë helmin dhe të kapen autorët e këtij krimi makabër”, deklaroi kryetari i komunës Nevzat Bejta. Një pjesë e nxënësve kanë pësuar probleme shëndetësore dhe nga 10 që qëndruan në spitalin e Gostivarit, katër prej tyre janë dërguar në Klinikën toksikologjike në Shkup.
Në foto shikoni nxënësit e helmuar në spital sonte si dhe shkollën e tyre. “Jemi duke i bërë të gjitha hulumtimet për të zbuluar autorët e këtij vepre antinjerëzore ndaj fëmijëve tanë në qytetin e Gostivarit. Bëhet fjalë për nxënës shqiptarë, sepse ata në këtë ndërrim po vijojnë procesin mësimor”, deklaroi Bejta. /noa/
 
Titulli: Gostivarë: Helmohen nxënësit shqiptarë

Njehere me gaz helmues njehere me acid ne fytyre moda me e fundit per ti ber dem apo mar jeten tjetrit ...
 
Titulli: Gostivarë: Helmohen nxënësit shqiptarë

Ku eshte qeveria qe nuk reagon dhe smerr masa, s'eshte hera e pare kjo ! Keshtu vepronin edhe serbet perpara ne Kosove.
 
Titulli: Gostivarë: Helmohen nxënësit shqiptarë

Provokime tilla nuk duhet te biem pre e tyre me duket se ka ikur koha o burra te kapim armet sot lufta fitohet me politike per fat te keq politikanet tane shesin luften dhe atdheun per nje grusht para.
 
Titulli: Gostivarë: Helmohen nxënësit shqiptarë

te njeta gjera sikurse ne kosove po ndodhin atje.........persertije nga mercenaret sllav
 
Titulli: Gostivarë: Helmohen nxënësit shqiptarë

nje permisim arfe....jo sllavet por shqiptaret sllav qe jan bere...rrin ne kolltuket e tyre,dhe presin skandalin e rradhes,qe ka ndodh edhe jete te humbet...keta politikanet tan jane si lopet ne ahur..kur u japin marrin,dhe kur i lidhin rrin...ske shtet,ska as njerez...u sht morali dhe vlerat njerezore per nje qindark dhe fame...nuk eshte as rasti i pare as edhe i fundit...mekat per femijet..
 
Titulli: Gostivarë: Helmohen nxënësit shqiptarë

Asht sinqerisht per te ardhur keq! me pas frik nga gjaja e gjall,nuk kam pa njerz me lepujn ne kte bote!
 
Titulli: Gostivarë: Helmohen nxënësit shqiptarë

Aj o zot si jan bere keta njerze kaq pa shpirt,kaq mizor ufff drejt fundit jemi
 
Titulli: Gostivarë: Helmohen nxënësit shqiptarë

Ju kujtohet cfare beri Athina dhe Organizatat greke ne Shqiperi per aksidentin automobilistik te Aleksander Gumes ne Himare ?

Keshtu edhe shteti jone edhe Partite shqiptare ne maqedoni, po bejne "namin" !

Dhe keta sahanlepiresit e qeverise duan "fakte" se si e ben punen antishqiptare qeveria e shtetit ame dhe Partite shqiptare ne maqedoni apo Kosove ?

Ja pra duke "falur" jetet e shqiptareve, duke "falur" ekonomine e pasurite e Shqiperise, duke "falur" territoret, duke zgjedhur shoke, bashkepunetor dhe "te dashur" (ose dashnore) ata qe vrasin dhe demtojne shqiptaret, duke i lene rradhen serbise te hyje para faktorit shqiptar ne Europe, qe neser te kushtezoje si t'i doje qejfi serbit integrimin e faktorit shqiptar ........ si dhe duke shtypur dhe varferuar shqiptaret nga dita ne dite .............

Prandaj i bie qe gomarin ta nxjerrim vete nga balta ....!

Sherim te shpejte nxenesve!

hajduti
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back