Gjyqi ndaj imamëve, njëri prej të arrestuarve kërkon Sali Berishën dëshmitar

Në seancën e sotme në ngarkim të imamëve të arrestuar për rekrutim luftëtarësh për xhihad në Siri, asnjë prej tyre nuk i ka pranuar akuzat për terrorizëm.

Në momentin e leximit të kërkesës për gjykim dhe akuzat ndaj tyre, ata kanë reaguar duke u shprehur se nuk kanë kryer asnjë vepër penale dhe se i mbron Allahu.

Njëri prej tyre, i akuzuari Oltion Reçi, i arrestuar me akuzën për “rekurutim të personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste dhe të financimit të terrorizimit, nxitje dhe thirrje publike e propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, si dhe nxitje të urrejtjes ose grindjeve”, ka kërkuar dëshmitar në gjyq ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas avokatit të tij mbrojtës, ai ka kërkuar që Berisha të thirret në cilësinë e dëshmitarit për të provuar thirrjet që ka bërë kundër regjimit diktatorial të Bashar Al Asadit. Por Gjykata e Krimeve të Rënda e ka refuzuar një kërkesë të tillë, pasi nuk ka lidhje me procesin.

Në të vërtetë, në një deklaratë të bërë në 14 dhjetor 2012, ish-kryeministri pati thënë se “Shqipëria ka vendosur të njohë opozitën siriane si të vetmen përfaqësuese të ligjshme të Sirisë dhe të kombit sirian”.

(c) Shqip
 
Titulli: Gjyqi ndaj imamëve, njëri prej të arrestuarve kërkon Sali Berishën dëshmitar

Sali Berisha nuk ka bere apel qe shqiptaret te luftojne ne Siri por thjeshte i ka dhene mbeshtetje opozites atje. Alibi palidhje.

Jo po i ka edhe zgjedhjet. Mos ja humbisni perqendrimin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top