Gjyqi i rrallë në Fier, 14 vjet e martuar, por nuk e dinte .. (!)

Зngjεll

___________
Gjyqi i rrallë në Fier, 14 vjet e martuar, por nuk e dinte .. (!)
Nga:Entela Resuli

"Rastësisht me burrë"! ثshtë titulli i një filmi humoristik, po në këtë rast nuk bëhet fjalë për film, po për një histori reale me vendndodhje në qytetin e Fierit. Ju ka ndodhur ndonjëherë që papritur të zbuloni se dikush është martuar me ju, por ju nuk e dini?! Madje, pas disa vitesh martesë, të zbuloni emrin e bashkëshortit e më pas të merrni vesh se jeni një njeri i paregjistruar në asnjë copë letër të regjistrave?
Me siguri që nuk ndodh përditë. Por zonjusha M., e datëlindjes 1971, lindur dhe banuese në Fier, lagjja "16 Prilli", ka zbuluar se para 14 vjetësh "ishte martuar". Pa dijeninë e saj. Ngjarja e habitshme që ka marrë më pas rrugën gjyqësore, u zbulua rastësisht para disa muajsh, kur M. ka shkuar në zyrën e gjendjes civile të këtij qyteti për t'u pajisur me një certifikatë dhe ka marrë përgjigje negative nga punonjësi i kësaj zyre.
Ai i ka thënë se ajo nuk e kishte emrin aty, pasi rezultonte "të ishte shpërngulur pas martesës më 25 gusht të vitit 1995". Madje, në dokumente ishte edhe emri i bashkëshortit. Quhej Asllan Sh. nga fshati Dermenas i Fierit. Pas ankimit të 38-vjeçares, ka qenë prokuroria që ka ngritur një padi ndaj zyrës së gjendjes civile të qytetit të Fierit dhe asaj të komunës Dermenas. Objekti i padisë ishte: "Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të aktit të martesës".
Pas hetimeve të njëpasnjëshme të kryera nga grupi hetimor, rezultoi se, sipas dokumenteve, kjo "martesë" është lidhur në zyrën e gjendjes civile të Bashkisë Fier, me numër akti 107, datë. 25.08.1995, si vendbanimi i njërit prej bashkëshorteve të ardhshëm. Historia zhvendoset në Dermenas. ثshtë bërë verifikimi edhe në zyrat e gjendjes civile të kësaj komune, si vendbanim i bashkëshortit të saj dhe ka rezultuar se ky shtetas nuk figuron në regjistrat e kësaj zyre.
Pra, shtetasja M. H është ç'regjistruar nga regjistri i gjendjes civile të Bashkisë Fier, për shkak të martesës së saj, dhe nga ana tjetër nuk figuron e regjistruar gjëkundi. Fakt tjetër është se as bashkëshorti i saj "imagjinar" nuk figuron i regjistruar në regjistrat e kësaj komune dhe as të rrethit të Fierit.
E gjitha të ngjan më një histori telenovele, por që ka ndodhur. Nuk është zbuluar se kush e ka martuar vajzën dhe pse ia ka bërë këtë "dhuratë", por është e sigurt se dora e një njeriu e ka çregjistrua dhe e ka martuar atë. Më tej janë bërë verifikime për rregullsinë e aktit të martesës së këtij çifti. Siç pritej, janë vërejtur parregullsi edhe në këtë "lidhje martese". E para është se nuk ka pasur dëshmitar, gjë që është e detyrueshme sipas kodit të familjes (përveç bashkëshortëve të ardhshëm, duhet të marrin pjesë dy dëshmitarë madhorë dhe nëpunësi i gjendjes civile).
Në fund të gjykimit, me vendimin nr. 210, të datës 10 shkurt 2009, gjyqtari Taulant Banushi, ka vendosur në favor të paditëses M., duke e liruar atë nga "burri" që nuk ekzistonte.
"Gjykata, në bazë të nenit 306 K. Pr. Civile, vendosi: Pranimin e padisë, konstatimin e pavlefshmërisë së martesës të lidhur me aktin nr. 107, dt. 25.08.1995, në zyrën e gjendjes civile, Bashkia Fier", - thuhet në vendimin që i jep fund kësaj çudie të gjendjeve civile shqiptare/G.Shekulli/
 
Titulli: Gjyqi i rrallë në Fier, 14 vjet e martuar, por nuk e dinte .. (!)

hahahaha kjo po eshte teme interesante haha ueee sa e pa pame me te martu me zor
 
Titulli: Gjyqi i rrallë në Fier, 14 vjet e martuar, por nuk e dinte .. (!)

E mire mire te jesh beqare dhe te dalesh e martuar ncncncnnc eshte ne te njejten kohe per te qeshur :) por dhe per te qare .
 
Titulli: Gjyqi i rrallë në Fier, 14 vjet e martuar, por nuk e dinte .. (!)

sa e çuditshme me te vertet po pse nuk e kerkoj kajo ket burr per ti marr pasurin te pakten ,, hhhaaaaaa...
 
Titulli: Gjyqi i rrallë në Fier, 14 vjet e martuar, por nuk e dinte .. (!)

katastrof ne fier .... ca nuk gjen ne gjendjen civile .... thuaj shyqyr qe eshte shoqe e plakes nje punonjese atje se edhe une sipas atyre nuk rezultoja :D ...
 
Titulli: Gjyqi i rrallë në Fier, 14 vjet e martuar, por nuk e dinte .. (!)

LOL do filloj te interesohem njecik per gjendjen time civile ....mos rezultoj e martuar!
 
Titulli: Gjyqi i rrallë në Fier, 14 vjet e martuar, por nuk e dinte .. (!)

LOL do filloj te interesohem njecik per gjendjen time civile ....mos rezultoj e martuar!

te rezultosh e martuar eshte mire po mos je e divorcume qe ne moseh 7 vjecare hahaahhahh ahaha
 
Titulli: Gjyqi i rrallë në Fier, 14 vjet e martuar, por nuk e dinte .. (!)

te rezultosh e martuar eshte mire po mos je e divorcume qe ne moseh 7 vjecare hahaahhahh ahaha

Me keto cudirat qe po ndodhin ca nuk pret:kokes:
 
Titulli: Gjyqi i rrallë në Fier, 14 vjet e martuar, por nuk e dinte .. (!)

po pyes dhe un se mos po dal qe kam 5 vjet qe kam vdek nga nje aksident i rende rash nga tapeti ne cimento dhe theva qafen
 
Titulli: Gjyqi i rrallë në Fier, 14 vjet e martuar, por nuk e dinte .. (!)

Jo vetem ne Fier ndodhin keto gjera... shqiperi hesapi, lomsh gamoresh neper gjendje civile LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top