Gjykata rrëzon minoritetin: Kakomeja i përket shtetit

alfonci

Veri investigatio
Nga Tedi Blushi
Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës rrëzon pretendimet e banorëve të Nivicës se tokat në Gjirin e Kakomesë janë prona private.Në argumentimin ligjor të gjykatës shkruhet se akti i shitjes së tokave është i qeverisë otomane dhe "Qeveria otomane nuk ka pasur dhe nuk mund të kishte legjitimitet mbi trojet shqiptare,.. ndaj vullneti për tjetërsimin e tyre ndaj të tretëve, kushdo qofshin ata, është nul dhe nuk mund të sjellë kurrë pasoja juridike". Omonia kundërshton: "Nivica është tokë greke".

TIRANE- Gjykata e Tiranës rrëzon ankesën e banorëve të Nivicës, që pretendojnë se tokat në Gjirin e Kakomesë janë prona private.

Në argumentimin ligjor të gjykatës thuhet se dokumentet e paraqitura nga regjistrat e vjetër kadastralë sqarojnë se origjina e pronësisë së pretenduar nga paditësit rrjedh nga akti i shitjes së qeverisë otomane. Rrjedhimisht, gjykata shqiptare shprehet se nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë vlerë juridike shprehja e vullnetit të një shteti të huaj në lidhje me tjetërsimin e pasurive publike të shtetit shqiptar. “Qeveria otomane nuk ka pasur dhe nuk mund të kishte legjitimitet mbi trojet shqiptare, ndaj për këtë shkak çdo shprehje vullneti për tjetërsimin e tyre ndaj të tretëve, kushdo qofshin ata, është nul dhe nuk mund të sjellë kurrë pasoja juridike”, - citojmë nga vendimi i gjykatës.

Disa banorë të Nivicës, të mbështetur edhe nga shoqata OMONIA, me kryetar Vasil Bollanon, nuk lejojnë ndërtimin në Gjirin e Kakomesë të një fshati turistik, me pretendimin se toka është pronë e tyre legjitime dhe i përket minoritetit grek.

اështja e Kakomesë është një nga kauzat që përdor shoqata OMONIA për të justifikuar shkeljen e lirive e të drejtave të minoritetit grek në vendin tonë. Protestat për Kakomenë kanë mbërritur deri në Athinë. Anëtarë të shoqatës OMONIA, emigrantë që punojnë e jetojnë në kryeqytetin grek si edhe përfaqësues të shoqatave, partive e qarqeve nacionaliste ekstremiste greke, janë tubuar përpara disa ditësh tek Ambasada shqiptare në Athinë, me thirrje kundër qeverisë së Tiranës dhe në mbështetje të banorëve të Nivicës, që nuk lejojnë ndërtimin e një fshati turistik në Gjirin e Kakomesë. Turmave u janë bashkuar edhe njerëz me origjinë nga fshatra të bregdetit shqiptar, udhëtimi i të cilëve deri në Athinë u sponsorizua nga OMONIA.

Në mbështetje të protestës kanë qenë edhe tre deputetë të Parlamentit grek, që përfaqësojnë një parti të ekstremit të djathtë, e cila njihet veç të tjerash edhe për qëndrimet publike anti-shqiptare. Konkretisht në tubim ka marrë pjesë edhe kreu i Partisë Sirena Ortodokse e Popullore (Laikos Orthodoksos Sinagermos - LAOS), Jorgos Karaxaferis, si dhe dy deputetë të tjerë të kësaj partie. Por vendimi i Gjykatës i rrëzon këto pretendime, duke i konsideruar këto toka si pronë publike të shtetit shqiptar.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top