Gjykata e Vlores: Denohet Vasil Bollano

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë e ka shpallur fajtor kryetarin e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Gjykata e dënoi Bollanon me 6 muaj burg, 5 milionë lekë gjobë si dhe i hoqi për 3 vjet të drejtën e funksioneve publike.
I akuzuar se hoqi tabelat shqip në rrugën Qeparo-Llogara, gjyqtari Shkëlzen Selimi lexoi vendimin në të cilin veprimi i Bollanos konsiderohet i rëndë.

Sipas vendimit të Gjykatës për 3 vjet, Bollano nuk mund të ushtrojë asnjë funksion administrativ që deri më tani ja ka lejuar funksioni i tij si kryebashkiak i Himarës.

Siç ka munguar gjatë gjithë seancave, edhe në seancën përfundimtare Bollano nuk ishte i pranishëm. Ne seancën vendimtare mungoi edhe avokati i tij, Petraq Suri.

Shkak për hetimin dhe më pas gjykimin në Gjykatën e rrethit të Vlorës është bërë një urdhër, që është lëshuar prej kryetarit të Bashkisë, Vasil Bollano në muajin tetor të vitit 2007 për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe në aksin rrugor Qeparo-Llogara, gjë që, sipas Prokurorisë, ka sjellë një dëm prej rreth 2.1 milionë lekësh.

Këto tabela ishin vendosur në kuadrin e një projekti për zhvillimin e turizmit i shtrirë përgjatë gjithë bregdetit nga Vlora në Sarandë, i financuar nga Ministria e Transportit, Punëve Publike dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve.

Përmes këtyre tabelave evidentoheshin objektet me vlerë historike, arkeologjike e turistike të zonës, mes të cilave plazhi i Dhërmiut, kalaja e Himarës, kalaja e Porto Palermos etj.

Gjatë fazës së hetimit, Bollano ka pranuar se ka dhënë një urdhër për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe, por ai ka pretenduar se për vendosjen e tyre nuk ishte marrë leje nga bashkia.


Balkanweb
 
Titulli: Gjykata e Vlores: Denohet Vasil Bollano

Me ne fund po ''leviz'' dicka per keta minj qe hane dhe pijne nga takspaguesit shqiptare dhe veprojne kunder tyre
 
Titulli: Gjykata e Vlores: Denohet Vasil Bollano

Se paku nje nisme e mire qe duhet mbeshtetur dhe derguar deri ne funde. Mjafton qe te mesohemi qe te kerkojme drejtesi ndaj atyre qe luanin qoke me ne :konfuz:
 
Titulli: Gjykata e Vlores: Denohet Vasil Bollano

Shpresoj te jete drejtesi(ashtu si parafolesit e mi), edhe shpresoj te mos jete nje "levizje taktike" ne prag te zgjedhjeve, kur dihet se kjo pune ka ndodhe shume me heret, dhe qe atehere kane mundur ta denojne, sidoqofte tani sme mbetet tjeter vecse te propagandoj moton e Ballit Kombetar "Shqiperia e shqiptareve"
 
Titulli: Gjykata e Vlores: Denohet Vasil Bollano

Sa me behet qejfi, kur pret nje koke miu, te tjerat do ngurronin me shume.

Uroj qe se shpejti edhe miku i Bollanos te shkoje ta vizitoje dhe te qendrojne bashke aty ku e kane vendin.

Uroj qe te zbatohet sa me shpejt ky vendim. :)
 
Titulli: Gjykata e Vlores: Denohet Vasil Bollano

Pak jane 6 muaj por shpresoj ta futin ne burg me ndonje 2 metrosh puro shqiptar te denuar perjete, qe t'ja beje byt... si kavanos receli , por mbase dhe i pelqen ta mare ketij debilit ,se grek nuk eshte.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top