Gjykata e Lartë liron trafikantin e drogës

Kresha

A pretty face can never trick me
Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka liruar një person që u arrestua pas një operacioni ku u sekuestruan 40 kg heroinë.


Dy muaj dhe 2 jave, kaq ka qendruar ne qeli fieraku Zaim Tafa, i arrestuar ne fillim te majit per implikimin e tij ne trafikimin e 40 kilogrameve heroine.

Vendimi i Gjykates se Larte, i cili ka ardhur si rrufe ne qiell te hapur per Prokurorine e Krimeve te Renda, pritet te shkaktoje debate mes dy institucioneve, pasi lirimi i fierakut eshte pritur jo pa habi nga prokuroret.

Por Gjykata e Larte nuk e ka arsyetuar vendimin se pse duhej liruar Zaim Tafa, pronar i nje lokali te njohur ne Fier, duke e lene organin e akuzes ne pritje.

Arrestimi i Tafes u krye pas hetimeve disa mujore dhe prokuroret kembengulin se kane prova per perfshirjen e tij ne kete ceshtje, mes te cilave edhe filmime ku ndiqet itinerari qe pershkoi heroina deri ne piken e kalimit kufitar te Kakavijes.

Pikerisht ketu polcia kapi fillimisht, duke tentuar per te kaluar ne Greqi me 80 pako heroine, ciftin gjerman Franc e Rexhina Kiacsek.

Nderkohe qe bashkekombasi i tyre Daniel Englert u kap ne Rinas, ndersa dy fieraket Zaim Tafa e Alban Pellmbaj duke pire kafe ne lokalin e tyre ne Fier.

Saisa e heroines eshte ngarkesa me e madhe e ketij lloji droge e kapur ndonjehere ne Shqiperi, nderkohe qe pas ketij vendimi te gjykates pritet qe te hapet drita jeshile edhe per te implikuarit e tjere. /tch/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top