Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 2,8 vjet burg Shukri Xhelilin
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 2,8 vjet burg ish kreun e bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.
Ish-kreu i bashkisë së Dibrës i zgjedhur në këtë post në zgjedhjet lokale të vitit 2015 si përfaqësues i Partisë Socialiste, u arrestua pas publikimit të një videoje ku ai i premtonte një vend pune në bashki një 19-vjeçareje në këmbim të favoreve seksuale.
Xhelili akuzohej nga prokuroria për veprën penale të “korrupsionit pasiv” në formën e kërkimit të favoreve seksuale, në këmbim të emërimit në një vend pune në strukturat e varësisë së bashkisë Dibër.
g.shqip
![Shukri-Xhelili-650x358.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fgazeta-shqip.com%2Flajme%2Fwp-content%2Fuploads%2F2016%2F07%2FShukri-Xhelili-650x358.jpg&hash=69c895b3d733a8a02a31495725cac66e)