Gjykata britanike vendos ekstradimin e Ilir Kumbaros

Kresha

A pretty face can never trick me
Gjykata britanike mori sot vendimin për ekstradimin në Shqipëri të ish oficerit të lartë të Shërbimit Sekret, Ilir Kumbaro.



Ish-oficeri i lartë i Shërbimit Sekret, Kumbaro, pritet të kthehet në Shqipëri për tu përballur me akuzat për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit, Remzi Hoxha. Kumbaro ka të drejtë të apelojë vendimin e dhënë për ekstradimin e tij, në Gjykatën e Lartë Britanike.

Ilir Kumbaro u arrestua në Londër në muajin tetor, pas një kërkimi ndërkombëtar nga Interpoli, dhe pas një kohë të gjatë nën survejim.

Burime të "Scotland Yard" në Londër bënë të ditur se Kumbaro kishte ndërruar disa herë adresën e banimit në kryeqytetin britanik për të mos rënë në gjurmët e policisë. Gjatë kësaj kohe Kumbaro është mbajtur nën vëzhgim për të konfirmuar faktin nëse ai ishte në të vërtet personi që kërkohej nga drejtësia shqiptare apo nëse kishin të bënin me një person tjetër. Autoritetet britanike në datën 6 tetor kanë zhvilluar një gjyq, që ka pasur si palë Ilir Kumbaron, i cili duhet të paraqiste dokumentet pranë Gjykatës Britanike që të vërtetonte se ishte personi që identifikohej e jo një tjetër. /balkanweb/
 
Titulli: Gjykata britanike vendos ekstradimin e Ilir Kumbaros

Paska qene dhe oficer i larte i sherbimit sekret biles dhe paska bere rrembim ncncncncnncnc :( ec e merre vesh cfare behet neper sherbimet sekrete dhe njerzit kane besim tek keta :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top