Gjuetia e shtrigave

Lauri

Anunnak

Çfarë ishte “Gjuetia e shtrigave”, ferri tokësor i trillimeve, akuzave qesharake, injorancës dhe diktatit të Kishës?​


Gjuetia-e-Shtrigave-1-750x375.jpg

27 shkurt të vitit 1692 filloi e ashtuajtura “Gjuetia e shtrigave” . Kjo histori e ngjeshur me legjenda, trillime, mistere dhe të vëteta dëshmuese përfshiu si fillues fshatin Salem, Masaçusets, por që përfshiu si një valë persekucioni të egër dhe të paprecedent pjesën më të madhe të Evropës. Gjithçka zë fill kur një grup vajzash të reja filluan të shfaqnin sjellje të çuditshme; konvulsione, qeshje pa shkak, ulërima blasfemuese dhe ekstazë. Mjekët që u thirrën për të ekzaminuar vajzat nuk mundën të shpjegonin se ç’po ndodhte. Në shkurt, të gjithë banorët e fshatit filluan të luteshin dhe agjëronin për të shpëtuar nga ndikimi i djallit. Vajzave iu bë presion të tregonin; njëra, pranoi se e kishte parë djallin herë si derr dhe herë si qen të madh; por më shqetësuesja që ajo tregoi ishte mbi një konspiracion magjistaresh ose shtrigash në Salem. Kështu filloi “gjuetia e shtrigave” gjatë së cilës shumë gra u akuzuan, u hetuan, u gjykuan dhe u dënuan me vdekje. Kaq mund të thuhet në këtë kapitull, që përbën vetë fillimin e kësaj periudhe ferri.
Vlerësimet më të fundit flasin për 3 milionë persona të gjykuar për shtrigani deri në 1756 – kur në Bavari u dogj në turrën e druve shtriga e fundit – dhe për afro 40 mijë të dënuar me vdekje, prej të cilëve 80 përqind ishin gra. Por gjuetia e shtrigave nuk ishte tërësisht faji i Kishës. Vetë Ligji i Moisiut kërkonte përndjekjen me masa drastike të magjistarëve e fallxhoreve. Dhe një pjesë e madhe e proceseve kryheshin në gjykata civile, duke qenë se Inkuizicioni merrej vetëm me herezitë. Po kaq fals është besimi që persekutimi ka qenë tipik i “shekujve të errët” të Mesjetës: në të vërtetë, kulmi më dramatik në proceset për shtrigani erdhi mes shekullit XV dhe gjashtëqindës. Teksti bazë i “gjuetarëve të shtrigave” (i shkruajtur ky nga një fetar, domenikani gjerman Heinrich Kramer), best selleri Malleus Maleficarum (Cekici i shtrigave) u publikua në 1486: një manual famëkeq që përshkruan kriteret për të njohur dhe ndëshkuar një shtrigë. Mbi të gjitha rreth vitit 1000, disa papë kërkuan madje të frenonin gjuetinë e shtrigave, që shpesh dilte jashtë kontrolli. Në 1080 Gregorio VII i dërgoi Mbretit Harald të Danimarkës një letër që i ndalonte persekutimin e grave të akuzuara se provokonin stuhira, fatkeqësi dhe sëmundje, duke ndaluar gjykimin në bazë të atij që e gjykonte një përdorim barbarik.
Frika nga shtrigëria çoi në gjuetinë dhe në ekzekutimin e shtrigave. Këto ndodhën kryesisht në Francë, në Gjermani, në veri të Italisë, në Zvicër dhe në Vendet e Ulëta-Belgjikë, Luksemburg dhe Holandë. “Vdiqën dhjetëra mijë njerëz në Evropë dhe në kolonitë evropiane, dhe miliona të tjerë i torturuan, i arrestuan, i morën në pyetje, i urryen, i fajësuan ose i frikësuan”,—thotë libri Gjuetia e shtrigave në botën perëndimore (anglisht). * Si filloi kjo paranojë? Çfarë e ushqeu atë?

Inkuizicioni dhe Çekiçi i shtrigave
Një pjesë e rëndësishme e kësaj historie është Inkuizicioni. Atë e krijoi Kisha Katolike në shekullin e 13-të “për të kthyer në besim apostatët dhe për të mos i lejuar të tjerët të largohen”,—shpjegon libri Der Hexenwahn (Mania për shtrigat). Inkuizicioni funksiononte si një forcë policore për kishën.
Më 5 dhjetor 1484, Papa Inocenti VIII nxori një dekret papnor, ose një dokument, ku e dënonte shtrigërinë. Gjithashtu, për të luftuar këtë problem, ai autorizoi dy inkuizitorë-Jakob Shprengerin dhe Hajnrih Kramerin (i njohur edhe me emrin latin Henrikus Institoris). Këta dy burra nxorën një libër me titull Malleus Maleficarum, që do të thotë Çekiçi i shtrigave. Si katolikët, edhe protestantët e pranuan këtë libër si autoritet për shtrigërinë. Kjo vepër përmbante histori imagjinare për shtrigat bazuar në gojëdhëna, paraqiste argumente teologjike e ligjore kundër shtrigërisë dhe jepte udhëzime si t’i dalloje e t’i eliminoje shtrigat. Çekiçi i shtrigave është përshkruar si “libri më mizor dhe . . . më dëmtues i gjithë literaturës botërore”.
hexenwahn_2.jpg
Çekiçi i shtrigave është përshkruar si “libri më mizor dhe . . . më dëmtues i gjithë literaturës botërore”
Nuk nevojiteshin prova për të vërtetuar akuzat për shtrigëri. Libri Hexen und Hexenprozesse (Shtrigat dhe gjyqet e shtrigave) thotë se gjyqet “kishin si qëllim vetëm ta bënin të akuzuarin të rrëfehej, nëpërmjet bindjes, presionit ose forcës”. Tortura ishte diçka e zakonshme.
Pas daljes së librit Çekiçi i shtrigave dhe të dekretit papnor nga Papa Inocenti VIII, në Evropë shpërthyen gjuetitë e mëdha të shtrigave. Për më tepër, edhe një teknologji e re, shtypja e botimeve, ndihmoi në përhapjen e kësaj manie, madje deri matanë Atlantikut, në Amerikë.

Kush ishin të akuzuarit?
Mbi 70 për qind e të akuzuarve ishin gra, veçanërisht vejusha, që shpesh nuk kishin dikë që t’i mbronte. Viktimat përfshinin të varfër, të moshuar, dhe gra që përgatitnin e shpërndanin ilaçe bimore, veçanërisht kur ato nuk bënin efekt. Qoftë i pasur ose i varfër, mashkull ose femër, nga shtresë e ulët ose e lartë, askush nuk ishte vërtet i sigurt.
Hexenwahn.jpg

Ato që konsideroheshin si shtriga, fajësoheshin për çfarëdolloj ligësie. Supozohej se “shkaktonin ngricë dhe sillnin plagë kërmijsh e krimbash për të shkatërruar farat dhe frytet e tokës”,—thotë revista gjermane Damals. Nëse breshri godiste të mbjellat, nëse lopa nuk jepte qumësht, nëse një burrë ishte impotent ose një grua ishte shterpë, fajin e kishin pa dyshim shtrigat.


Duke peshuar një të dyshuar për shtrigëri
Të dyshuarat peshoheshin, sepse mendohej se shtrigat peshonin pak ose aspak
Si i identifikonin shtrigat? Disa të dyshuara i lidhnin dhe i futnin në ujë të ftohtë “të bekuar”. Nëse fundoseshin, gjykoheshin si të pafajshme dhe i nxirrnin jashtë. Nëse pluskonin, konsideroheshin shtriga dhe ekzekutoheshin menjëherë ose i nxirrnin para gjyqit. Të dyshuara të tjera peshoheshin, sepse mendohej se shtrigat peshonin pak ose aspak.

Baldung_Hexen_1508(lg).jpg


Gjithashtu, ata kërkonin edhe “shenjën e Djallit”, e cila ishte “një shenjë e dukshme nga Djalli si tregues i një marrëveshjeje me shtrigën”,—thotë libri “Gjuetia e shtrigave në botën perëndimore” (anglisht). Zyrtarët kërkonin shenjën “duke i rruar të akuzuarit gjithë kokën dhe duke i kontrolluar imtësisht trupin”—në publik. Më pas ngulnin një gjilpërë në çdo shenjë që gjenin, si: shenja të lindura, lythe dhe vraga. Nëse shpimi nuk i dhembte ose nëse nuk i dilte gjak, ajo konsiderohej shenjë e Satanait.
Si qeveritë katolike, edhe ato protestante e nxitnin gjuetinë e shtrigave, dhe në disa rajone, sundimtarët protestantë tregoheshin më të ashpër se homologët e tyre katolikë. Megjithatë, me kalimin e kohës, arsyeja nisi të mbizotëronte. Për shembull, në vitin 1631, Fridrik Shpei, një prift jezuit që kishte shoqëruar shumë nga të gjykuarat si shtriga për në turrën e druve që të digjeshin të gjalla, shkroi se, për mendimin e tij, asnjëra nuk ishte fajtore. Dhe, nëse gjuetia e shtrigave do të vazhdonte me këtë intensitet, ai paralajmëroi se në gjithë vendin s’do të mbetej këmbë njeriu. Ndërkohë, mjekët nisën të kuptonin se gjëra të tilla, si përpëlitjet epileptike, nuk lidheshin medoemos me demonizimin, por me gjendjen shëndetësore. Gjatë shekullit të 17-të, numri i gjyqeve ra ndjeshëm, dhe në fund të atij shekulli, pothuajse nuk kishte më.
A.Vataj
 

Attachments

  • Gjuetia-e-Shtrigave-1-750x375.jpg
    Gjuetia-e-Shtrigave-1-750x375.jpg
    58.4 KB · Shikime: 0
  • Hexenwahn.jpg
    Hexenwahn.jpg
    54.9 KB · Shikime: 0
Nikolla Tesla psh po. ??
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top