Gjoksi i ngritur ne art

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ne art gjinjte e bollshme dhe te vogla jane te alternuara, te parat dominojne klasen borgjeze, te dytat vjen nga shtresat revolucionare. Philippe Daverio kritik eshte i sigurte Twiggy i takon post 78-es, si shumica e boom-eve. Duke zbritur ne shekuj Daverio perkufizon historine e gjoksit ne nente etapa. Toplessi i pare. Nen shtysen e humanizmit, ne vitet '400 ka liri seksuale: i takon Carpaccios toplessi i pare ne telajo. Gjoksi? Teper i vogel.

Nga krenaria te paragjykimi. Gjate Rilindjes gjoksi eshte mbizoterues [Michelangelo]. Reforma pastaj e beri te padukshem.

Begatia baroke. Kush i mbijeton luftes se Tridhjete vjeteve [1618-1648] eshte i pasur dhe i shendoshe. Gjoksi barok i Rubensit eshte prova se ne ato vite nuk vdes nga uria.

Dekolte libertine. Shtateqinta franceze lancon trupat: gjoksi i pacipe ngrihet si pika e jetes. Liria seksuale regjistrohet nga piktoret Watteau dhe Fragonard.

Revolucioni dhe restaurimi. Shekulli i ri sheh nje klase te rinjsh te gatshem per pushtet. Ne art zhvillohet: te David dhe Canova gjoksi eshte i lire dhe me proporcione te rregullta.

Modernizimi. Paul Poiret, rrobaqepes francez, ne fillim te '900-es hedh poshte korsete dobesuese. Ben perpara nje klase e pasur qe zbulon sportet. Gjoksi i lire eshte i vogel sipas Aubrey Beardsley.

Pin-up. Ne periudhen e pas luftes gjinjte e yndyrshem jane reaksion ndaj varferise. Si ne vizatimet e famshme te Alberto Vargas [Playboy].

Twiggy dhe estetike minimaliste. Ne vitet '70 modelja angleze, me gjoksin e vogel, kthehet ne ikone te vajzave te cilat djegin ne shesh sutjenat.

Fund mijevjecari. Njezetevjecari i fundit e sheh te triumfoje gjoksin: frymezuar nga shpikja e "push-up"-it, dhe nga krirugjia. Me nje dyshim: te jene vertete ne mode gjinjte e medhenj, si ne epokat e varferise. Te jete gjoksi valle ai qe tregon se jemi kinse te pasur?

Revista Klan
 
Pin-up. Ne periudhen e pas luftes gjinjte e yndyrshem jane reaksion ndaj varferise. Si ne vizatimet e famshme te Alberto Vargas [Playboy].
Revista Klan

Pin up ka qene Marilyn Monroe, Sofia Loren, Gina Lollobrigida, Brigitte Bardot, Marlene Dietrich, po edhe Twiggy! Koncepti i pin up eshte shume i gjere, qe perfshin pikturat/fotografite e femrave te famshme qe behen pjese e kultures pop, me apo pa gjinj te yndyrshem. Ndersa Alberto Vargas eshte shume me specifike, dhe Twiggy natyralisht nuk bente pjese tek te famshmet "Vargas Girls."

Twiggy dhe estetike minimaliste. Ne vitet '70 modelja angleze, me gjoksin e vogel, kthehet ne ikone te vajzave te cilat djegin ne shesh sutjenat.

'Vajzat" qe kane dale ne kryeqytetin e SHBA-se, Washington D.C., kane qene feministe ekstremiste, nga ato qe besonin qe seksi/gjinia eshte nje konstrukt social dhe ne fakt meshkujt dhe femrat jane te njejte. Twiggy natyralisht nuk e beson kete gje, sepse eshte me teper femerore se sa ekstremistet qe dolen para Shtepise se Bardhe duke djegur sutjenat.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top