Gjobë për lypësit në Tiranë

lypes-770x433.jpg



اdo njeri në kryeqytet që do të kapet duke kërkuar lëmoshë në hapësirat publike do të gjobitet nga 1-mijë deri 20 mijë lëkë të reja.

Këshilli Bashkiak i Tiranës,vetëm me votat e mazhorancës, ka marrë vendimin që të gjobisë personat që lypin në rrugët e kryeqytetit.

Pika 7 e Nenit 10 të paketës ligjore kriminalizon “Kërkimin e lëmoshës në mjedise publike dhe fshirjen ose pastrimin e xhamave të makinave në semafor”.

Ata persona që detyrohet të dalin në rrugë për të kërkuar lëmoshë shprehen se këtë e bëjnë nga nevoja për të mbledhur sado pak para për të mbijetuar.

“Nuk jam lypës unë jam invalid pune që marr 16 mije leke ne muaj. Nuk i kam kerkuar njeriu leke” thote per mikrofonin e Ora News

Në total janë 83 veprime që konsiderohen si shkelje dhe për të cilat qytetarët do të gjobiten nga policia Bashkiake.
Opinion.al
 
Ti si duket se ditke fare çka është varfëria dhe kjo punë të duket shaka,
por dije se ka njerëz që jetojnë në varfëri të skajshme, edhe pse krenaria
e tyre si len të dalin në rrugë.

Nejse, ty të duket s politika e ka mirë, mu jo. Këndvështrime e prioritete
të kundërta. Mua më pengojnë më shumë të varfërit, se si ata e menaxhojnë
të mbijetojnë edhe këtë dimër, se sa a e keqpërdor dikush lypesërinë.
Unë kur thash që profiti t'i ndahet të varfërve, e pata me plot seriozitet
e nuk ka nevojë për zgërdhirje, nga s'e ke provuar të bëjë stomaku grrrr-grrrrr.

Po nejse, nuk e dij çfarë ti flet, po me sa thot postimi i parë ndalohet kërkim-lëmosha,
keshtu duke përgjithësuar të gjithë, pa dallim, dhe kjo i mbyll rrugën edhe një
varfanjaku te vërtetë. Pra çdo diskutim i mëtutjeshëm është i tepërt.
Me sa shoh unë ata të vërtetit duhet të shkojnë në polici dhe të marrin
një leje dhe tu jepet një amblemë si jahudive dikur dhe ta vënë në gjoks: i varfër i vërtetë!

Edhe nje here fokusohu tek thelbi ne fjale, se po fluturon me presh ne dore. looool

Per c'fare flitet k'tu e per c'fare po flet ti , jane dy gjera te ndryshme.

Varferine e njoh shume mire edhe jam ne dijeni se nuk vij nga Hena ... loool . E me aq sa munden njerezit i ndihmojne k'to fenomene ne fjale , e nuk ka ligj qe e ndalon nje gjest human te tille.
 
Shfrytëzimi i lypësave, Veliaj: Burg kush përdor fëmijët

Veliaj-gjate-shperndarjes-se-dhuratave-per-njerezit-ne-nevoje-2.jpg

Festat e fundvitit vijnë me shumë dhurata për fëmijët e qendrave sociale të Tiranës. Me ndihmën e kompanive private, Bashkia e Tiranës shpërndau sot dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ata që vijnë nga familje në nevojë në Qendrën Sociale Multidisiplinare në Bulevardin “Zogu I”, për t’i krijuar edhe atyre mundësinë që të festojnë si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë. Festës iu bashkua edhe kryebashkiaku Veliaj, i cili pasi shpërndau dhuratat për fëmijët, theksoi se solidariteti na bën qytetarë më të mirë.

Ai ftoi edhe kompanitë e bizneset e tjera që veprojnë në Tiranë që të japin kontributin e tyre në këtë fushatë solidariteti për njerëzit në nevojë.

“Mezi pres që edhe këtë vit, shumë studentë vullnetarë apo të tjerë që kanë në zemër të kontribuojnë, të kenë mundësi ta bëjnë. Na kanë ngelur edhe pak ditë derisa të vijë Viti i Ri, dhe besoj që ka plot kompani të tjera, ndonjëherë është mukajeti, thjesht s’u ka shkuar në mend dhe besoj që kjo e sotmja është një kujtesë edhe për kompani të tjera, për këdo që i ka mundësitë të vërë diçka mënjanë, do i ishim shumë mirënjohës”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi gjithashtu se çdo kontribut që vjen në këtë drejtim edhe nga individë të veçantë është i mirëpritur.

“Tirana është vërtet qyteti i një milion problemeve, një milion banorëve, por edhe i një milion mundësive dhe për të gjithë ata që këtë vit kanë hequr mënjanë një lodër, ndonjë veshje, një vakt, i falenderoj me gjithë zemër, se qytetar dhe kryeqytetar nuk të bën adresa, nuk të bën numri i apartamentit në Tiranë, por mënyra si sillesh. Për të gjithë ata që pavarësisht kushteve ekonomike janë sjellë me kaq shumë solidaritet, besoj që meritojnë titullin kryeqytetarë të Republikës së Shqipërisë dhe banorë shumë dinjitoz të Tiranës”, shtoi Veliaj.

Ai shprehu mirënjohjen edhe për të gjithë punonjësit social të Bashkisë së Tiranës dhe vullnetarët e qendrave sociale që edhe në këto ditë festash qëndrojnë pranë fëmijëve dhe njerëzve në nevojë.

Mandej, sqaroi se për të gjithë ata që shfrytëzojnë fëmijët për qëllime përfitimi përmes lypjes, do të ndëshkohen me gjobë.

“Një njeri që lyp s’ka as llogari bankare, as numër NIPT-i, as adresë ku mund t’i vëmë gjobë, as nuk e kemi menduar t’i vëmë gjobë, por dikush që shfrytëzon lypësit, që qëllimisht e merr dikë dhe e trajton si bankomat, e nxjerr në rrugë për ta shfrytëzuar, për t’i futur duart në xhepa.

Sigurisht, për këtë jo vetëm gjobë, por edhe burg, edhe sanksione të tjera, sepse askush nuk ka të drejtë, qoftë edhe fëmijën e vet ta shfrytëzojë për të marrë para nga rruga. Ndaj, jo vetëm që s’ka gjobë për lypësit, por përkundrazi kemi marrë përsipër programin social më radikal që është marrë ndonjëherë në qytetin e Tiranës dhe Republikën e Shqipërisë, ama për ata që i shfrytëzojnë do të jemi të pamëshirshëm.

Të mëshirshëm me të dobëtit, të pamëshirshëm me ata që abuzojnë dhe që shfrytëzojnë një njeri tjetër për interesin e tyre”, theksoi Veliaj.

26 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top