Gjithçka mund të mësoni nga gardëroba e partnerit tuaj

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gjithçka mund të mësoni nga gardëroba e partnerit tuaj.

Modë – Pavarësisht se mund të kenë mundësi të blejnë gjithçka, sërish ankohen se nuk kanë se çfarë të veshin kur dalin prej shtëpie. Për këtë, një manual i vogël këshillash për të fiksuarat pas modës, ju orienton më së miri drejt synimit tuaj

garderoba-e-partnerit-2.jpg


“Jetoj në një qytet të modës, ku të gjithë ndjekin trendin e momentit dhe shpenzojnë mijëra e mijëra euro për të bërë shopping, por gjithsesi unë, asnjëherë nuk kam çfarë të vesh!”- kështu e ka nisur rrëfimin e saj një stiliste që ka preferuar të mbesë anonim, ndërsa është prononcuar për sajtin italian Tg.com.

Në fakt, kjo situatë u ndodh të gjitha femrave: pavarësisht se ato mund të kenë mundësi për të blerë gjithçka, sërish ankohen se nuk kanë se çfarë të veshin në mëngjes kur dalin prej shtëpie. Ky është një problem tejet serioz që në fund të fundit u shkakton atyre çdo ditë stres (sigurisht duke bërë përjashtime); dhe për këtë fakt, duhet gjendur një zgjidhje.

Ndaj, stilistja e huaj ka ndarë një eksperiencë tepër të veçantë për të gjithë ata të cilët janë të interesuar mbi këtë gjë. Ajo ka kuptuar diçka më tepër në lidhje me të veshurit, duke u frymëzuar nga i fejuari i saj, për të cilin thotë se vishet shumë mirë. Për më tepër, lexoni në vijim.

Investoni për gjërat kyçe

Në dollapin e tij ka pothuajse të gjitha veshjet dhe aksesorët më kryesorë: pantallonat, këmisha, xhaketa, këpucë klasike. Por nuk ka asnjë gjë të cilën e mban aty dhe nuk e vesh asnjëherë, po kështu nuk ka as këpucë dhe aksesorë, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër veçse një lëmsh të vërtetë! Por, a mund të themi të njëjtën gjë për ne femrat?!

Mos u rrëmbeni kurrë nga trendi


E vërteta është se jo të gjitha mund të dukemi mirë me stilin e viteve ’70. Ndaj, nëse nga moda e tanishme nuk ju përshtatet diçka, më mirë mos e ndiqni atë, por qëndroni te stili juaj. Meshkujt dinë gjithmonë të vlerësojnë së pari rehatinë, e më pas, modën e momentit.

Siguroni një veshje për çdo rast


Ashtu siç investoni për veshjet që blini për fundjavë dhe për punë, është mirë të investoni edhe për të gjitha rastet të cilat kërkojnë një fustan të zi, një palë tuta për ski, apo në diçka tjetër për ndonjë ditë të veçantë. Jini të sigurta se gjithsesi, të paktën një herë në vit do të keni mundësi t’i përdorni. Pastaj, mos harroni blerjet e minutës së fundit, të cilat ju bëjnë të nxitoni duke zgjedhur diçka të gabuar, të cilët nuk do ta veshësh më.

Vëmendje ndaj prerjes dhe materialit

Në dollapin e tij të rrobave, nuk ka gjëra të bukura me çmim të ulët. Në timin, fatkeqësisht po! Por si ia bën? Ai bën gjithmonë kujdes mbi prerjet dhe llojin e materialit. Pra, blen pak dhe me cilësi.

Kur diçka ju rri shumë mirë, blini disa


Sa prej jush e bëjnë këtë gjë? Unë jo. Më duket sikur shpenzoj shumë para dhe nuk kënaqem! Në mendje na vijnë shumë alternativa për të mos blerë diçka në sasi, por ja që, kur gjejmë pantallona të cilat rrinë në mënyrë perfekte, mbase i njëjti rast nuk vjen më.

Blini globalisht

اdo vend i botës është i specializuar për diçka. Kështu, lëkura duhet të jetë italiane, mëndafshi tajlandez dhe kashmiri, anglez. Ndaj, kur të udhëtoni, informohuni mbi zejtarinë e vendeve dhe investoni sa të mundni. Në këtë mënyrë, gardërobën tuaj do ta bëni më të çmueshme dhe globale, pa paguar taksa importi.

Syzet bëjnë femrën

Ai mban gjithmonë syze, ndërsa unë jo. Ai ka dhjetëra të tilla, si kundra diellit, ashtu edhe për shikimin, të cilat i kombinon sipas veshjes. Kam kuptuar se duhet të investoj pak më shumë mbi modelet dhe ngjyrat, të cilat mund t’i përdor për më shumë se një sezon për shembull.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top