Gjirokastritët dhe Korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më ‘dembele’

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes të lartë për të punuar ose është gjithmonë në kërkim të një pune, ndërsa në disa të tjera grupi i popullsisë në moshë pune nuk dëshiron të punojë, d.m.th. nuk është në kërkim të një pune edhe pse në treg ka nevojë për pune.​


sheshi-new.jpg

Për shembull qarqet e Gjirokastrës dhe Korçës kanë një interes më të lartë ndaj punës se qarqet e tjera. Siç raportoi INSTAT në qarkun e Gjirokastrës 74 % e popullsisë në moshë pune (+15 vjeç) punuan ose ishin në kërkim të një pune në tremujorin e tretë të vitit 2021. Gjithashtu korçaret paraqesin një interes më të lartë se qarqet e tjera për tregun e punës, pasi 68.7 për qind e tyre ishin në punë ose në kërkim të saj. Në të kundërt në qarkun e Lezhës interesi i popullsisë për punë është shumë i ulët edhe pse bizneset në zonë shfaqin mungesa të theksuara për punonjës.


Sipas të dhënave të INSTAT vetëm 48.9 për qind e popullsisë në moshë pune në qarkun e Lezhës ishte në punë apo në kërkim të një punë në 3 mujorin e tretë, ndërsa pjesa tjetër më shumë se gjysma e popullsisë në moshë punë nuk janë as në punë dhe as duke kërkuar pune.

Nga ana tjetër bizneset në zonë po vuajnë mungesën e theksuar të punonjësve. Alban Zusi që ka disa fabrika në industrinë përpunuese në këtë qytete pohoi se, mungesa e punonjësve është shndërruar në shqetësimin kryesor vitet e fundit. Lezha është një nga qarqet vendit që ofron punësimin në shërbime për shkak të zhvillimit të shpejtë të turizmit. Gjithashtu qarku i Lezhës ka të zhvilluar bujqësinë argotizmin dhe industrinë përpunuese.


Pas Lezhës interes të ulët për tregun e punës shfaqin dibranët. Në këtë qark vetëm 54 për qind e popullsisë në moshë punë ishin duke punuar ose duke kërkuar punë. Dibra është një qark ku mbizotëron vetëpunësimi në bujqësi.


Popullsia e qarkut të Tiranës gjithashtu ka një pjesëmarrje të ulët në tregun e punë të popullsisë në moshë pune. Vetëm 55% e popullsisë mbi 15 vjeç ishin në punë ose në kërkim të punës, duke e renditur kryeqytetin me popullsinë me pasive në vend edhe pse ka ofertën më të lartë për punë në shkallë kombëtare si rrjedhojë e përqendrimit më të lartë të aktivitetit ekonomik.

Gjatë tremujorit të tretë 2021, në qarkun e Durrësit kishte një interes më të lartë për të marrë pjesë në tregun e punës në raport me dy vitet paraardhëse, si rrjedhojë e përfshirjes në procesin e rindërtimit.

(e.h/dosja.al)
 
Une jam tironse me rrenje para 500 vjecare dibrane! Kshuqe studimi bie poshte! Flm!
Alice In Wonderland Reaction GIF
 
Epo sipas studimit i bie qe ne Shqiperi oferta e punes qenka me madhe se sa kerkesa per pune!?
Aman veten apo popullin tallin.
 
Epo sipas studimit i bie qe ne Shqiperi oferta e punes qenka me madhe se sa kerkesa per pune!?
Aman veten apo popullin tallin.
Nuk mund te flas per qytetet e tjera por te garantoj qe ne Durres ka mungese te fuqise punetore.
Tabela kerkojme punetore sheh gjithandej jo vetem ne sektorin e turizmit por edhe ne sektoret e tjera.
Shqiptaret sidomos te rinjte, kerkojne fatin e tyre jashte, eshte normale qe oferta per pune eshte me e larte se kerkesa.
 
Nuk mund te flas per qytetet e tjera por te garantoj qe ne Durres ka mungese te fuqise punetore.
Tabela kerkojme punetore sheh gjithandej jo vetem ne sektorin e turizmit por edhe ne sektoret e tjera.
Shqiptaret sidomos te rinjte, kerkojne fatin e tyre jashte, eshte normale qe oferta per pune eshte me e larte se kerkesa.
Kjo eshte gje e mire !
Ne fakt ketu ku jetoj une ka shume probleme per vende pune!
Pra kerkesa shume me larte se sa oferta.
Tani mendoj qe rinia duhet t`jet me pergjegjshme,per aq kohe sa gjenden brenda vendit te pakten sic thone prinderit,kur u rriten femijet,te nxjerrin leket e kafes tyre.
Tani une s`di sa varjon nje pagese ne keto lloj punesh atje,por nese rinia nuk behet pjese e punes dhe te doj punen,pa pune nuk del askund.
 
Spo na lejm tek ikim pa vsksina tashi 🥺
Kur e ka bo kosova me 3 vaksina 🤣🤣🤣
vajmedet tjert 😊
haha fjaline e pare e kam pas nisur si replike per komentin e nevit dhe levit por duke u marr me pune e paskam lene pergjys.
e pastaj kur tkam cituar ty paska dale dhe fjalia tyre. haha.
per ty e pata vec pjesen e te ftohtin. :)
 
Pervec problematikes qe ka shoqeria dhe sidomos politika me programet per krijimn dhe inkurajimin e tregut privat dhe atij shteteror per vende pune, nje verejtje do te hidhej edhe per prinderit qe me apo pa qellim inkurajojne rinine dhe pas-rinine te mbushe kafenet dhe bilardot.

Statitstikat kurre nuk do te tregojne me vertetesi nivelin dhe shkallen e problemit por edhe shkaku duhet gjetur e duhet te shikohej rruga dhe mundesite per ta bere sa me te lehte problemin pasi po rritet nje brez pothuaj i mefshte nga cdo drejtim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top