Gjirokastër, fitojnë socialistët, ne Libohovë demokratët

WxP

Staf në FV.AL
Këtë mëngjes KZAZ-ja numër 25 e Gjirokastrës ka përfunduar procesin e numërimit të votave për 2 bashki dhe 11 komuna. Bashkia e Gjirokastrës është fituar prej socialistëve dhe ajo e Libohovës prej demokratëve.Në këtë KZAZ janë shpallur fitues në katër komuna kandidatët e PBDNJ-së përkatësisht Dropulli i Sipërm, Dropulli i Poshtëm, Odrie dhe Pogon. Këto zona ishin lënë të lira prej PS.PD ka fituar në gjashtë komuna përkatësisht Lazarat, Picar,Cepo, Zagorie, Lunxhëri dhe Qendër Libohovë, ndërsa PS i kanë takuar një komunë, ajo e Antigonesë.

Gjatë procesit të numërit të votave është evidentuar vetëm një incident ndërsa po numërohej kutia e fundit për komunën Qendër Libohovë. Sic na raporton korrespondetja Kristina Fidhi, numëruesit janë konfliktuar me njëri tjetrin për rezultatin e kësaj kutie. KZAZ i ka përjashtur nga numërimi dhe ka nxjerrë jashtë me ndihmën e policisë numëruesit.

Votat janë numëruar prej vetë KZAZ e cila ka shpallur fitues me diferencë 2 vota kandidatin e djathtë.I vecantë ka qenë rasti i kandidatëve të komunës së Lazaratit Dasho Aliko i PD qe mori 1750 dhe Republika Kasmahu e PS me 200 vota, të cilët kanë qëndruar krah për krah për të ndjekur rezultatin dhe kanë përgëzuar njëri tjetrin në përfundim të procesit.

Top-Channel
 

Attachments

  • kutite-thyerje.jpg
    kutite-thyerje.jpg
    12.8 KB · Shikime: 9

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top