Gjirokaster, banoret vazhdojne greven e urise

WxP

Staf në FV.AL
greva-gjirokaster.jpg

Greva e urise te 14 banoreve te pallatit qe u shkaterrua ne Gjirokaster ka hyre ne diten e dyte. Ata jane vizituar nga kryebashkiaku Flamur Bime,i cili ka kerkuar qe te dalin nga greva sepse ceshtja e tyre do zgjidhet shume shpejt, por grevistet jane shfaqur mosbesues per marrjen e demshperblimit ne kohe.

Ne kete greve ku marrin pjese edhe femije te mitur banoret duken te vendosur ne qendrimin e tyre. Ata jane ngujuar ne nje garazh perballe germadhave te shtepive te tyre.

Pas largimit te kryebashkiakut Bime prane pallatit kane mberritur ekspertet e Prokurorise se Pergjithshme, te cilet kane nisur te marrin mostrat e betonit te perdorur gjate ndertimit te pallatit qe shkaktoi edhe tragjedine.

“Kemi ardhur direkt ne objekt per te marre kampione per mostrat e betonit. Rezultati do te jepet pas tre-kater ditesh”, u shpreh eksperti i Prokurorise se Pergjithshme, Kristaq Puleri.



Top-Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top