Gjinekologët: Partnerët, jo marrëdhënie me nënat lehona

Gjinekologët pohojnë se shpesh partnerët nuk i respektojnë lehonat, pasi kërkojnë marrëdhënie seksuale. Raste edhe me lehona pas 4 ditë lindje.

incinta_donna.jpg

Partneri duhet të respektojë nënën lehonë dhe të mos e detyrojë të kryejë marrëdhënie, nëse ajo nuk është e gatshme për këtë.

Mjekët e shërbimit të Nefrologjisë në QSUT janë ndodhur para disa ditësh përballë një ndodhie të pazakontë, pasi një nënë lehonë nga Kukësi me foshnjën 4-ditësh është paraqitur në këtë shërbim. Nëna kishte problem jo vetëm me veshkat, por edhe për faktin se bashkëshorti i saj ka kryer marrëdhënie seksuale vetëm pas katër ditësh që kishte lindur.

Në fakt, nuk është rasti i vetëm, pasi shpesh nënat lehona nuk respektohen nga partneri. Mjekët gjinekologë shpjegojnë për gazetën se nëna lehonë është shumë e brishtë, ndaj dhe kërkon kujdes nga partneri.

Lehonat

Marrëdhëniet seksuale në situate të veçanta, siç është lehonia, duhet të kryhen në radhë të parë duke respektuar njëri-tjetrin, pasi nuk duhen imponuar, por duhet dëshira e përbashkët dhe ky është rregull që duhet respektuar.

Kështu u shpreh mjeku gjinekolog pranë maternitetit "Mbretëresha Geraldinë", Maksim Gjoni, i cili shpjegoi se në përgjithësi meshkujt tentojnë ta shkelin këtë rregull dhe kryejnë marrëdhënie seksuale kur një femër ka dhimbje dhe më pak ndihet e kundërta që një femër të imponojë një mashkull kur ai ka dhimbje apo lodhje.

"Mendoj se lehoni është mirë të lihet pa marrëdhënien seksuale për një periudhë që nuk është e ndarë në kufij, por zgjatja e abstinencës seksuale në lehoni duhet të respektohet nga dëshira e femrës.

Popullsia duhet të dijë që shtatzënia është më shumë e mundur në lehoninë e hershme, pasi fekondimi është shënuar të lindë edhe 33 ditët e pas lindjes, kohë kjo që është e dokumentuar", shpjegon mjeku gjinekolog.

Ndërkohë, ai shpjegon se nëse një nënë ushqen fëmijën me gji, në 80% të rasteve janë të mbrojtura nga shtatzënitë, kur fillon ushqyerja me produkte të tjera bie mundësia për të mos mbetur shtatzënë.

Kohëzgjatja

Nënat lehona duhen të respektohen dhe të mbështeten nga partneri i tyre, sidomos gjatë kohës së lehonisë. Kështu u shpreh drejtoresha e maternitetit "Koço Gliozheni", Rubena Moisiu, e cila shpjegoi se koha e lehonisë është 5 javë pas lindjes dhe gruaja gjatë kësaj kohe është shumë e brishtë dhe çdo veprim që mund të bëhet pa dëshirën e saj mund ta dëmtojë atë, jo vetëm nga ana shëndetësore, por edhe nga ana psikologjike.

"Dua të shpjegoj se nuk ka një kohë të përcaktuar fikse se kur duhet të fillojnë partnerët marrëdhënien seksuale pas lindjes së një fëmije, por mendoj se koha e lehonisë duhet të respektohet.

Duhet të shpjegoj se nëna lehonë pas lindjes së foshnjës ka sekrecione të vazhdueshme, të cilat fillojnë t'i reduktohen me kalimin e javëve", pohon Moisiu, duke shtuar se partnerët janë më të rrezikuar ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, nëse ata kryejnë marrëdhënie gjatë kohës së lehonisë së nënës.

Planifikimi familjar, program për ndryshimin e sjelljeve

Studentë, farmacistë dhe qytetarë, të gjithë duhet të informohen mbi metodat e planifikimit familjarë dhe të ndryshojnë sjellje ndaj metodave kontraceptive tradicionale.

Ky është misioni i "USAID" në Shqipëri, i cili ka angazhuar program Komunikimi për Ndryshim e Sjelljes në Planifikimin Familjar ose i njohur ndryshe si C-Change FP in Albania, për të ndryshuar sjelljet që pengojnë përdorimin e kontraceptivëve.

"Edukatorët bashkëmoshatarë marrin një paketë me materiale edukative për planifikimin familjar dhe ua shpërndajnë ato bashkëmoshatarëve të tyre, ndërsa ndërveprojnë me ta.

Shekulli

---------- Post added at 15:42 ---------- Previous post was at 15:24 ----------

Une e di lehona zgjat 40 dite ,gjate ketyre diteve nena nuk duhet te bej asnje veprim tjeter vecse te kujdeset per veten dhe foshnjen.
Madje kam degjuar se nenat lehone brenda 40 diteve nuk duhet te dalin jashte shtepise...(keshtu thone :D )

Sa per temen do thoja qe partneret te jene njecik me te durushem
:D
 
Titulli: Gjinekologët: Partnerët, jo marrëdhënie me nënat lehona

Po parteneri se ka mendjen tek femija...?
Pastaj besoj qe secili cift ka nje komunikim...nqs femra nuk ndihet e gatcme per nje mardhenje...parteneri ska si ta detyroj!
 
Titulli: Gjinekologët: Partnerët, jo marrëdhënie me nënat lehona

Zinna e gjitha eshte se jane te padurushem :D
 
Titulli: Gjinekologët: Partnerët, jo marrëdhënie me nënat lehona

Po gjate shtatzanise mund te ken mardhenje...
Se di mbase ndihen te haruar...ose mendojne qe bebi do i rembej vemendjen e gruase...
 
Titulli: Gjinekologët: Partnerët, jo marrëdhënie me nënat lehona

Nje muaj para lindjes dhe te pakten nje pas lindjes duhet lene rehat gruaja se ka probleme te tjera .
Sidomos pas lindjes eshte mire ti lihet ne dore gruas kur te rifilloje melodia.
Kurse gjate shtatzanis mund te beje sex çifti por gjithmon duke pasur kudes nga perplasje te rrezikshme ,
biles nje grua shtazene shpeshhere ka me shume deshire per sex sesa normal , pune hormonesh .

Ne fakt pas lindjes deshira persex e grave bie ndjeshem , nganjehere me muaj , prandaj ato duhen ndoshta te bejne pak sforso
per partnerin , ku di une fjala vjen oral apo ... diçka tjeter.

Duhet theksuar se grate shtatzena jane shuuuume sex.
Une i kam shans grat shtazen, sa here shikoj nje ne megjes me iken dita plot hare .
 
Titulli: Gjinekologët: Partnerët, jo marrëdhënie me nënat lehona

Seksi gjate shtatezanise nuk ka ndonje problem (pervec muajit te fundit pasi shpejton kontraksionet per lindje). Ndersa pas lindjes rekomandohet 6 jave qe mos te kesh mardhenje, qe eshte shume normale. Ka menyra te ndryshme (intimitet) midis ciftit, por prap, kjo kohe i jepet femijes ne fillim dhe komunikimi ashtu sic tha Zizina eshte shume i rendesishem.

Ne fakt pas lindjes deshira persex e grave bie ndjeshem , nganjehere me muaj , prandaj ato duhen ndoshta te bejne pak sforso
per partnerin , ku di une fjala vjen oral apo ... diçka tjeter.

Nuk eshte se te bie, por mesa di une, sidomos per ato qe japin gjoks ne muajt e pare, trupi i femres nuk eshte dhe aq gati per arsyje se mungeses se lengjeve ne vagine. Personalisht mendoj se 6 jave jane te domosdoshme per femren, per trupin e saj, per lodhjen, e shume te tjere, mbi te gjitha femija i sapo lindur qe kerkon me shume vemendje.

(mesova cfare do te thote nene lehone nga ky artikull)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top