Gjimnazistët: Duam një lëndë për edukatën seksuale

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nxënësit e shkollave të mesme pohojnë se u mungon informacioni për edukatën seksuale. Kemi interes

Adoleshentët nuk marrin informacion të mjaftueshëm në lidhje me edukatën seksuale. Atyre u mungojnë njohuritë se si të mbrohen nga infeksionet seksualisht të transmetueshme apo si t'i shpëtojnë ndonjë shtatzënie të paplanifikuar.

Kjo për arsye se në shkollat e mesme mungon një lëndë e veçantë, ku adoleshentët të mësojnë mbi edukatën seksuale.

Këtë e pohojnë për gazetën vetë nxënësit e shkollave të mesme, por edhe stafi pedagogjik thekson se këto njohuri duhet të jenë më të bollshme për adoleshentët.

"Mësojmë matematikë, letërsi e çdo gjë tjetër, por për edukatën seksuale nuk bëjmë orë të veçanta, ndonëse të gjithë adoleshentët kanë interes",- pohon Anjeza Koçiu, maturante e gjimnazit "Besnik Sykja".

Ndërsa psikologia e shkollës "Besnik Sykja", Anisa Subashi, theksoi se adoleshentët kanë shumë interes për të mësuar mbi edukatën seksuale dhe sidomos mbi përdorimin e metodave kontraceptive, por, për fat të keq, ende nuk ka një lëndë të veçantë ku t'i mësojnë.

Adoleshentët

Tashmë ndodhemi përballë fakteve reale se një pjesë e madhe e adoleshentëve kryejnë marrëdhënie seksuale, madje me partner të ndryshëm, por, nga ana tjetër, edukata që marrin mbi këtë aktivitet është tepër e mangët.

Nxënësit e shkollave të mesme pohojnë se janë shumë të rralla orët e mësimit që zhvillohen për njohuritë e edukatës seksuale apo për metodat kontraceptive. "Orët e mësimit që marrim nuk janë të mjaftueshme në lidhje më këto tema. Psikologia e shkollës na ka folur një herë për edukatën seksuale dhe masat mbrojtëse që duhet të marrim.

Të gjithë kemi interes të dimë më shumë dhe mendoj se duhet 1 orë në javë mësim në lidhje me edukatën seksuale",- pohon maturantja Mimoza Koçiu, duke shtuar se burim informacioni për këto tema, momentalisht, kanë internetin, shoqërinë dhe ndonjë fletëpalosje që u bie në dorë.

Të njëjtin mendim me të ndajnë edhe bashkëmoshatarët e saj, të cilët theksojnë se duhet një bashkëpunim më i ngushtë mes nxënësve dhe mësuesve, si edhe psikologut për të biseduar në lidhje me tema të tilla. "Sigurisht që është më mirë të përdoren kontraceptivë se sa të kesh një shtatzëni të paplanifikuar apo ndonjë abort.

Edhe sa u takon infeksioneve seksualisht të transmetueshme, e dimë që janë të rrezikshëm, por për fat të keq nuk kemi ndonjë lëndë apo program të veçantë që të flitet për këto",- pohon gjimnazistja Rudina Nuredini.

Ndërkohë, ajo theksoi se do të ishte shumë më mirë sikur ta gjenin praninë e psikologen në shkollë çdo ditë, sepse ajo është një burim i mirë informacioni dhe këshillimi sa herë që ata kanë nevojë.

Prezenca e saj vetëm 3 herë në javë, sipas saj, është e pamjaftueshme. Gjithashtu, edhe psikologia Anisa Subashi, theksoi se psikologu duhet të jetë i pranishëm çdo ditë në shkollë, madje të ketë edhe një punonjës social, sepse janë mbi 1 mijë nxënës dhe nuk përballohen dot vetëm nga një psikolog, që paraqitet 3 herë në javë në shkollë.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Psikologia Subashi pohon se gjimnazistët kanë interes të dinë sa më shumë për seksin. Kanë frikë nga shtatzënitë, por jo nga infeksionet
Psikologia: Adoleshentët kanë etje të dinë për seksin

Temat më të preferuara që kërkojnë me ngulm nga psikologia janë temat për edukatën seksuale, përdorimin e kontraceptivëve dhe çdo gjë tjetër që ka lidhje me seksin.

Madje ata i kërkojnë vetë këto tema sa herë që psikologia troket në klasat e tyre për të bërë ndonjë orë këshillimi me ta. Këtë e pohon psikologia e gjimnazit "Besnik Sykja", Anisa Subashi, e cila thekson se është pozitiv fakti që të rinjtë tashmë kanë interes për njohuri. "Mendoj se tek të rinjtë është rritur disi ndërgjegjësimi për të përdorur prezervativët.

Kanë interes, por informacionin e kanë të mangët. Ishte një djalë i vitit të katërt një ditë dhe tha se jo gjithmonë e vë kondomin dhe atë e përdor vetëm për të mos lënë shtatzënë partneren, por harrojnë infeksionet seksualisht të transmetueshme që mund të marrin",- pohon Anisa Subashi.

Ndërkohë, ajo shton se në sistemin arsimor të mesën nuk ka një lëndë specifike që flet për edukatë seksuale. Këtë vit, sipas saj, mendohet të futet një lëndë "Aftësia për Jetën", ku shkruhet për duhanin, drogat, seksualitetin dhe metodat kontraceptive, lëndë kjo që do pasurojë njohuritë e adoleshentëve.

Ndërkohë, ajo shpjegoi se gjithmonë ka njohuri, aftësi dhe sjellje që do të thotë një person mund të marrë njohuri, por në sjellje nuk i zbaton ato.

"Pra, puna jonë si psikologë është të ndryshojmë edhe sjelljet e adoleshentëve dhe veçanërisht sjelljet në lidhje me metodat kontraceptive, pasi kështu mund të shmangen shumë probleme që mund t'u lindin atyre, qoftë probleme sociale, ekonomike dhe shëndetësore",- pohon psikologia Anisa Subashi.
Shekulli
 
ne fakt duhet si lenede te pakten te jene te informuar nxenesit per gjithcka mbi organet seksuale dhe funksionimin e tyre
 
Do ishte një gjë shumë e mirë mendoj për të informuar adoleshentët për rreziqet e shtatëzanive të padëshiruara apo për sëmundjet trasmetuese. Tani ka shumë adoleshentë që nuk përmbahen më dot dhe familja si bën më dot derman por të paktën tu jepen informacionet e duhura si të ruhen se për ti ndaluar nuk po e bëjnë dot . Më duket një ide e mirë nëse do e vënë edukatën seksuale nëpër gjimnaze
 
Po prinderit ? Nuk kane mundesi apo jane pertac ne kete aspekt ? Do t'ishte edhe me mire sikur cdo prind te mirret me femijet e vet me kohe qe nga fillimi, dhe ta edukoje ne menyre te drejte femiun e vet, perfshire ketu edhe edukaten seksuale.
 
Po prinderit ? Nuk kane mundesi apo jane pertac ne kete aspekt ? Do t'ishte edhe me mire sikur cdo prind te mirret me femijet e vet me kohe qe nga fillimi, dhe ta edukoje ne menyre te drejte femiun e vet, perfshire ketu edhe edukaten seksuale.

O Lover ke prindër që babai nga një anë ka 3 dashnore dhe nëna pispilloset e del për vete nga ana tjetër e kush do i mësoj fëmijët e tyre dhe ti edukoje ????
Prandaj dhe thashë më sipër të paktën prindërit si mbajnë më dot por të paktën të kenë dikë ti mësojë në këtë rast shkolla
 
eshte mamaja 1 shoqes time kjo shoqja ka vetem 15 vjec dhe sdo nate ska orar kthehet ne shtepi kur i teket mamaja del e bredh neper disko goca cben mami do e bej dhe ajo kshu qe mami ska cfare e edukon pastaj nese familjaret sdine per vete jeten seksuale si mund tja mesojne femijeve ? prandaj duhet lenda si gjithe shtete e botes te zhvilluara
 
Po prinderit ? Nuk kane mundesi apo jane pertac ne kete aspekt ? Do t'ishte edhe me mire sikur cdo prind te mirret me femijet e vet me kohe qe nga fillimi, dhe ta edukoje ne menyre te drejte femiun e vet, perfshire ketu edhe edukaten seksuale.

Po ti e ke te lehte te flasesh me prinderit per marredheniet seksuale?? Ti je i rritur por imagjino nje adoleshent t'iu beje prinderve pyetje te tilla. Ka raste qe prinderit nuk dine gjthcka. Adoleshentet kane nevoje te edukohen nga nje njeri i duhur per ate pune, nga mesuesit e lendeve shoqerore.

Nuk mendoj se eshte e nevojshme qe te kene nje klase te vecante por qe edukimi seksual mund te behet pjese e lendes shoqerore. Ketu ku jam une kshu e kishim ne gjimnaz dhe biles pyetjet duhet ti mesonim edhe per ne provim.
 
Зngjεll;164027 said:
O Lover ke prindër që babai nga një anë ka 3 dashnore dhe nëna pispilloset e del për vete nga ana tjetër e kush do i mësoj fëmijët e tyre dhe ti edukoje ????
Prandaj dhe thashë më sipër të paktën prindërit si mbajnë më dot por të paktën të kenë dikë ti mësojë në këtë rast shkolla

Eh po 3ngj3ll ky eshte tjeter muhabet. Une s'thash gje kunder kesaj ideje, vetem se thash "Do t'ishte me mire".
 
Do ishte gje e mire te kishte nje lend per edukaten seksuale ne shkolle...ka plot nxenes qe kane boshlleqe ne lidhje me edukaten sexuale...dhe aq njohuri sa kane mar e kane pervetsuar nga tv,shoqeria ..gje qe e pervetsojne ne menyre te shtremberuar dhe jo ashtu sic duhet.
 
Eh po 3ngj3ll ky eshte tjeter muhabet

jo jo esht i njejti muhabet,,,,po ty ta kap shkall shkall,,,

sepse ne momentin e par kur shkruan nje post,,,per ty esht e pa rendesishme c´far shkruan,,,APO JO???

pastaj e shikon veten ne situacjone ku sdi c´far te thuash,,

:kercim:
 
Flasim per ne shqiperi apo jo? Sepse ne vende te tjera kjo ekziton. Cudi, se kur kam qene une ne Shqiperi mesuam per kete (ne klase te 7te) por vetem per 2 dite, pastaj folem per duhanin, alkolin, HIV... Edhe mesuesit mo gjithe turp sikur per ca po flisnin. Po skishin faje se kjo ka kohe, tani sex-i eshte sheshit dhe prap spo flasin.

Edukata seksuale do me shume se 2 dite, duke filluar nga organet seksuale, vete sex-i (cfare ndodh gjate aktit), si te mbrohen, pasojat po nuk u mbrojte e me rradhe. Keto mesohen dhe nga shoqeria, por mire ishte qe t'i mesonim ne shkolle, nje seksolog ose dikush qe di nga kjo gje, dhe ska turp te flasi :p
 
Vetem teorine, jo praktiken :D

Nje shoqeri me e mire informuar eshte gjithnje me e shendetshme, uroj qe te merret parasysh nga adminstrata arsimore.
 
me sa di un eshte bere nje liber per 9 vjecaret
po qe te dal dhe per gjimnazin bohhhhh
ne gjimnaz ska nevojee per teorira te ndryshme se cdo gje eshte praktike direkte ne jete
 
Kur isha ne shkolle ne Shqiperi deri ne klasen e 6 kishim nje mesuese keshtu sexy cti bej qe isha i vogel se hmmmm LOL LOL ajo bente edukim sexual vajzave e kam degjuar vete kete gje.....
 
Po keto duan te marrim me shume pike ne mature se e kane pare qe me matematik sj dalin dot LOL
 
gjimnazistet shqiptar duan dema meduket ..... mos duan edhe lenden e pare te edukates sexuale mo (te pakten meshkujt)
 
Ide e mir nga ana e studentav mir e kan mendu ket pun , dot ishte shum me mir , e na qe e kemi kry deri me tash shkollen kush don me na msu tash u plakum , Tlumet kta qe jan me te ri :D
 
Me sa duket ka filluar te levize dicka ,paska shyqyr kunder injorances
 
Ktu ke kolegji im nuk eshte bere ndonjehere edukate seksuale....
 
eh shyqyr pak nga pak..tpakten kto gjimnazistet e paskan kerkuar vet,gjysma e te keqes qe skan frik te flasin per seksin haha

Seksi nuk flitet behet .......
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top