Gjimnastika për mendjen

MasteR

I'm offline
meditim.jpg


Shkencëtarët prej kohësh po kërkojnë prova për efektet pozitive të meditimit. Zbulimet e fundit janë vërtet inkurajuese: rrit përqendrimin, redukton dhimbjen dhe forcon lidhjet emotive
Shumë e konsiderojnë meditimin një lloj mënyre për të ëndërruar me sy hapur apo një mjet për largimin e stresit. Të gjithë duhet ta provojnë edhe pse në fillim është shumë e vështirë. Fillestarëve u ndodh shpesh që të mos largojnë gjithë mendimet e këqija nga koka, por t’i shtojnë ato akoma më shumë. Ndërsa medituesit ekspertë tregojnë se ia vlen të këmbëngulësh. “Me ushtrime mund ta transformojmë mendjen tonë, të superojmë emocionet negative dhe të largojmë vuajtjet”, shpjegon murgu budist, Matthieu Ricard. “Teknikat e meditimit budist të zhvilluara përgjatë shekujve mund të përdoren nga kushdo. Duhet vetëm entuziazëm dhe këmbëngulje”. Por çfarë thotë shkenca? Në mjetet e informacionit lexojmë shpesh se meditimi mund të transformojë jetën tonë, por vetëm kohët e fundit janë servirur provat empirike. Në dhjetë vitet e fundit disa kurues kanë përdorur rezonancën manjetike funksionale për të analizuar aktivitetin cerebral të medituesve ekspertë si të fillestarëve, duke verifikuar efektet e teknikave të ndryshme medituese mbi kapacitetin konjektiv, mbi shëndetin psikofizik dhe mbi plasticitetin cerebral të subjekteve. Po del kështu një teori shkencore sipas të cilës meditimi mund të modifikojë disa aspekte të psikologjisë, të karakterit dhe shëndetit fizik të një personi.
Gjurmët e ndjesive
“Të analizosh funksionin e mendjes tonë është diçka shumë e mirë”, shpjegon Clifford Saron i qendrës për mendjen dhe trurin në Universitetin e Kalifornisë në Davis. Saron drejton projektin Shamatha, një prej studimeve shkencore më ambicioze për meditimin. Në vitin 2007 ai bashkë me kolegët ndoqi 60 meditues profesionistë për tre muaj me radhë me qëllimin për të vëzhguar ndryshimet e kapacitetit të tyre mendor, të mirat psikologjike dhe fiziologjike, ata i kushtonin rreth 5 orë në ditë meditimit dhe përqendroheshin shumë te frymëmarrja. Në fund kërkuesit arritën në përfundimin se me kalimin e ditëve vullnetarët ishin gjithmonë e më precizë dhe mbanin më lehtë përqendrimin për periudha të gjata kohe. Të tjerë studiues vëzhguan lidhjen mes meditimit dhe përqendrimit. Hipoteza sipas të cilës meditimi përmirëson vëmendjen meriton të merret seriozisht në konsideratë, duke qenë se përqendrimi luan një rol thelbësor në shumë aspekte të jetës sonë.
Të ndihesh më mirë
Përveçse përmirëson kapacitetet konjektive, meditimi duket se ka një efekt pozitiv edhe mbi aspektin emocional. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se meditimi i bën njerëzit të kenë më pak ankthe, më të përgjegjshëm për emocionet e tyre dhe më të zotët për t’i administruar. Ai na ndihmon të reagojmë ndaj stimujve që mund të jenë shumë të forta emocionalisht. Ky frenim ka një rol thelbësor për kontrollin e emocioneve.
Edhe për fëmijët
Fëmijët, veçanërisht ata që janë në moshë të njomë, kanë aftësi shumë të madhe për të ëndërruar, deri aty sa edhe e ngatërrojnë realitetin me fantazinë. Dhe çuditërisht ata janë shumë të aftë që me shtysat e duhura të meditojnë. Sigurisht që me këtë mund të mos kuptojmë meditimin sipas asaj që bëjnë të rriturit, pra qëndrim në një vend të qetë dhe të errët për një kohë të gjatë. Meditimi i një fëmije në moshë të re shoqërohet edhe përmes pyetjeve, fjalëve dhe dëshirës për të komunikuar, ndërkohë me personin e rritur që asiston në këtë moment dhe që është i gatshëm që edhe t’u përgjigjet pyetjeve të të miturit. Në situata të tilla, fëmijët thonë shumë gjëra të mençura, aq sa ndonjëherë na habisin me të vërtetë. Në fakt, meditimi është një aftësi dhe njëherazi një nevojë e mendjes njerëzore. Mendja kërkon që njëherazi, duke u lënë e qetë, të ketë edhe mundësinë që të jetë e lirë, pa barriera dhe në kërkim të gjërave të rëndësishme dhe të pashtypura. Gjatë ditës ne jetojmë në një botë me shumë kufizime, me shumë rregulla dhe ligje të cilave për të mbijetuar duhet që t’u bindemi dhe t’u shkojmë për shtat. Por në momente të caktuara mendja ka nevojë për lirinë. Në rast se individi nuk e di se çfarë është meditimi dhe mbi të gjitha nuk di se cila është dobia e tij, pra nuk e praktikon qëllimshëm, atëherë mendja punon me hapësirën e lirisë kryesisht në gjumë, ose në momentin që ne e quajmë kotje. Ndaj gjithnjë e më tepër fëmijëve u këshillohet që të kenë një kohë më të madhe për të qenë të qetë dhe me veten, pse jo në shoqërinë e faktorëve stabilizues e qetësues. Së fundi është propozuar që metodat e meditimit të bëhen edhe pjesë e sistemit arsimor, në mënyrë që të mësohen në vija të përgjithshme edhe në shkollë. Sipas studiuesve që janë bërë mbështetës të një lëvizjeje të tillë, kur fëmijët u nënshtrohen periudhave qoftë edhe të shkurtra të meditimit, ata janë më me vetëbesim, më të lumtur dhe kanë një marrëdhënie më të mirë me shokët e tyre dhe me mësuesit.gazetajone
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top