Gjermania: Aplikimi i Shqipërisë, jo i përshtatshëm

Зngjεll

___________
Deutsche Welle: Zoti Ambasador, Shqipëria aplikon sot në Pragë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Si pritet të jetë reagimi i Gjermanisë? Cilat janë argumentat pro aplikimit të sotëm dhe cilat janë rezervat ndaj tij?

Bernd Borchardt: Të bëjë tani aplikimin për statusin e vendit kandidat për anëtarësim me BE është natyrisht një vendim sovran i Shqipërisë dhe Gjermania do ta respektojë atë. Qeveria Federale ka mbështetur dhe inkurajuar vendimet e Kwëshillit të BE ne Samitin e Selanikut, në vitin 2003, që kanë qenë shpesh të konfirmuara nga institucionet e ndryshme të BE.

Nga ana tjetër Gjermania, ashtu si vende të tjera anëtare te BE-së, e ka bërë të qartë që nuk është tani momenti më i mirë për të bërë aplikimin. Aktualisht Gjermania dëshiron të shmangë një debat mbi zgjerimin me anëtarësime të reja në BE. Një debat të tillë do të dëshironim ta bënim, vetëm kur BE-ja të ketë zgjidhur çështjet e tij të brendshme, që do të thotë pasi të jetë ratifikuar dhe hyrë në fuqi Traktati i Lisbonës.

Hapi i ardhshëm pas aplikimit të sotëm do të jetë përcjellja e kërkesës për statusin pranë Komisionit Europian dhe kërkesa e Komisionit ndaj vendeve anëtare të BE për t'u pozicionuar në lidhje me kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim pëmes një vlerësimi shumë të detajuar. Ky është një hap cilësor, i cili duhet të ndërmerret në unanimitet nga të gjithë vendet anëtare të BE-së. Organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në qershor do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë vendim. E njëjta gjë vlen edhe për Raportin e Progresit, të cilin Komisioni i BE-së do ta paraqesë në tetor./G.Kritika/
 
Titulli: Gjermania: Aplikimi i Shqipërisë, jo i përshtatshëm

Hallal Sali Berishes ! Duhet votuar per te sepse ai e fut Shqiperine ne BE sic e futi edhe ne NATO
 
Titulli: Gjermania: Aplikimi i Shqipërisë, jo i përshtatshëm

Зngjεll;155601 said:

Ambasadori gjerman eshte euro-socialist dhe nuk kane pikpamje te njejta me qeverine Berisha kjo eshte e gjitha.

berisha e ka marre perkrahjen e gjermanise qe kur beri takimin me Angela merkel.

kundershtime do kete,
kjo nuk ka diskutim,
por Berisha ka per detyre ti bej me dije EU-se vullnetin e shqiptareve ,

mund te themi qe ka hedhur nje hap per te vene punet ne ecuri.

cfare response do marrim ? te shpresojme me te miren.
 
Titulli: Gjermania: Aplikimi i Shqipërisë, jo i përshtatshëm

2009 e paska kap qeverin shqiptare me kembe te mbare,te shofim realizimet!
Mosmbeshtetje do kete....nuk presim te na japin OK menjehere te gjitha vendet e medha!
 
Titulli: Gjermania: Aplikimi i Shqipërisë, jo i përshtatshëm

do tiu marri votat popullit me keto aplikime
perse mundohen te liberalizojne vizat apo te udhetojme pa viza kur do hyjme ne BE

o popull a e shikoni qe asnje shtet nuk eshte pro zgjerimit te BE aqe me keqe ne kete periudhe
aplikimin e ka bere dhe turqiq qysh me 1987 por akoma spo hyne keshtu qe mos u frymezoni kaqe shume
 
kriza ekonomike nuk do ndikoje per zgjerimin e europes perkundrazi europa ka interes sepse shtohen takspaguesit.

Liberalizimi i vizave mund te luaje nje rol testimi se cfare vrulli mund te marrin shqiptaret per ne europe,

nese Europa do pranoje Turqine atehere kjo e fundit do luaje nje rol te peshkut te madh ne bashkimin europian, sepse do jete popullsia me e madhe ne Europe .

Turqia dhe po nuk u fut ne Eu eshte ne gjendje te mbledhe potencialet e veta dhe te mbaje nje rol me bazament si shtet i madh qe eshte.

nese Europa nuk do pranoje Turqine, atehere kemi nje perplasje Turko-Europiane ku Turqia do te krijonte ura midis Iranit dhe Botes Arabe dhe do ti kundervihet Europes si nje shtet paralel.

Europa e ka te veshtire si te veproje me Turqine ne dyanshmerine e saj vepruese, sepse te dyja do kene probleme.

Shqiperia eshte krejt ndryshe, popullsi pak, minerale plot, bregdet plot, male plot, europa do ta perdore shqiperine si kamp pushimi (jo me si nevojtore).
 
Titulli: Gjermania: Aplikimi i Shqipërisë, jo i përshtatshëm

o burreli pse paguajne ne shqiperi taksa
pse po i ha evropes per taksat tona
pastaj MALI I ZI rreth 700mije banore eshte dhe nuk po e pranojne
saper ato male ,fusha dhe dete do i perdori NATO-ja per hesapin e vet prandaj na futen do ngrihen termocentrale dhe centrale per te furnizuare komshinjet me drita

a e shikon po e shesin shqiperin avash-avash ne nje mynyre apo tjetren
 
Titulli: Gjermania: Aplikimi i Shqipërisë, jo i përshtatshëm

Edhe une ashtu si "Gjermania" nuk shoh te arsyeshme ne kete perjudhe historike aplikimin e Shqiperise per ne BE.
Eshte e thjeshte te futesh ne valle, por eshte e veshtire ta heqesh po nuk dite te kercesh.
Edhe ne, sec kam pershtypjen qe pasjonin per te kercyer e kemi ne gjak, po prap koherat e valleve tona jane TEKE jo CIFT.
Duhet te mesojme ta heqim vallen me 4/4 (si BE-ja) jo me 7/8.

Gjithe kjo metafore, ishte per te thene se duhet ne rradhe te pare qe politikisht dhe juridikisht te rregullojme strukturat e brendshme, pastaj te aplikojme per nje organizate shume te komplikuar si BE-ja.

Do ishte me e lehte per Shqiperine sikur te aplikonte pas traktatit te Lisbones, sepse me kete traktat mendohet te ndryshojne shume gjera brenda BE-se.
 
Titulli: Gjermania: Aplikimi i Shqipërisë, jo i përshtatshëm

Sa here ne te tjeret flsim per hyrjen e Shqiperise ne Europe Burreli prokupohet per Turqine, nuk dua te hap nje dabat te ri mbi kyte gje por sinqerisht dhe me falni per shprehje, eshte me te vertet duke mu shpifur. Te kesh te gjithe kyte dashuri per nje vend qe nuk eshte vendi jot, eshte me te vertet skandaloze, me vjen keq se nuk do te ja arrije asaje dite qe Turqia do te jete dikushi, nese nje dite do te jete dikushi. Pra do t'i kaloje jeta duke shpresuar, se Turqia mund te behet superfuci, o ndoshta per te vuajtur me pak, do te ishte me mire qe te emigroje ne Turqi dhe jo ne Europen e varfer, nuk e di se çfare pret.
Per t'u kthyer tek tema......problemi eshte se Europa nuk deshiron te zgjerohet deri sa te ratifikoje Traktatin e Lisbones, qe nuk u votua nga Irlanda me referendum popullor. Ne me pak se 4 vjet Europa ka refuzuar dy kushtetuta, heren e pare ishin francezet me referendum popullor gjate presidences Shirak, dhe me pas Irlandezet po me referendum popullor. Ndoshta kesaje radhe nuk do te perdoret me kjo medode, sepse kur kemi referendum popullor shume njerz nuk kuptojne se per çfare jane duke votuar, dhe do te votohet thjeshte ne Parlamentet e ç'do shteti, edhe se jane disa shtete qe e kane te parashikuar nga kushtetuta, votimin me referendum.
Europa ne nje fare menyre ka vendosur apo eshte e detyruar qe te pranoje vendet e Ballkanit prendimor, per pozicionin e tyre gjeografik dhe jo vetem. Kur flitet per vendet e Ballkanit prendimor, le te kuptosh se hyrja e tyre ne Europe eshte e trajtuar ne menyre te veçante nga hyrja e Turqise. Perveç problemit te Maqedonise me Greqine, asnje vend tjeter europian nuk eshte kunder hyrjese se Shqiperise apo vendeve te tjera ballkanike ne BE . Por te paraqesesh kerkesen dhe te hyshe jane dy gjera shume te largeta me njera-tjetren, por e rendesishme se askush nuk na thote JO, ne te kunderten me ndonje vend tjeter qe do te behet superfuci.
Pra pa zgjedhur problemet e veta Europa nuk do te pranoje askend me perjashtim te Kroacise qe do te hyje vitin e ardhshem, por kjo nuk do te thote se nuk do t'i zgjedhe kurre.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top