Gjermania abstenim ose veto

Ado

FISEBILIL-LAH
Fjala e fundit nuk është thënë ende, por sipas të gjithave gjasave Gjermania do të abstenojë kur të hidhet në votë kërkesa e Serbisë për ta trajtuar çështjen e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Burime qeveritare nga Berlini kanë bërë të ditur për Radio Deutsche Welle se qendrimi më i mundshëm i Gjermanisë ndaj kërkesës së Serbisë për një vlerësim juridik të pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë është abstenimi ose vetoja.

Por vendimin përfundimtar Gjermania do ta marrë në marrëveshje me partnerët e saj evropianë, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Jens Ploetner, të hënën, para nisjes së ministrit të Jashtëm gjerman, Frank Walter-Steinmeier për në New York.

"Fakti që e kemi njohur Kosovën, do të thotë se jemi të bindur që ky hap është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare", tha Ploetner dhe shtoi: "qëndrimin tonë do ta vendosim së bashku me partnerët evropianë".

Ai tha më tej, se edhe në se do të ketë një rekomandim juridik, ai nuk do të ketë pasoja ekzekutive dhe prandaj edhe Gjermania do të vazhdojë të mbështesë perspektivën evropiane të rajonit, ku zgjidhja e problemeve bëhet me marrëveshje: "Perspektiva evropiane e të gjitha këtyre vendeve, është ajo për të cilën do të angazhohemi ne, pavarësisht se si do të vendosë Asambleja e Përgjithshme", u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane. /DW/Telegrafi/
 
Ndyryshe nga nje shekull me perpara kemi miqte me te forte se armiqte kete rradhe, qe medoemos do te thote fitore.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top