Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gjermani: Arrestohen dy persona për spiunazh në Kosovë

Dy meshkuj janë akuzuar për spiunazh dhe gjoja dhënie të informatave konfidenciale të qeverisë gjermane si dhe kontakte të inteligjencës së jashtme në Maqedoni e Kosovë, kanë thënë prokurorët federalë gjermanë të enjten.

Anton Robert K., një gjerman 42-vjeçar, supozohet se ka "rrjedhur" informata derisa po punonte në misionin diplomatik gjerman në Prishtinë tek Murat A., një shqiptar 28-vjeçar nga Maqedonia i cili ka lidhje me krimin e organizuar dhe "inteligjencën e jashtme", kanë thënë prokurorët në deklaratën e tyre.

Të dy meshkujt, emrat e plotë të cilëve nuk janë bërë publik ishin arrestuar më herët gjatë këtij muaji në rajonin e Stuttgartit dhe janë paditur nën këto akuza të martën para një gjyqi federal, kanë shtuar prokurorët.

Anton Robert K. përballet me 10 vite të mundshme me burg nëse dënohet për tradhti të sekreteve të shtetit, derisa Murat A. përballet me pesë vite burgim nëse dënohet për pranim të këtyre sekreteve.

Anton Robert K. ka punuar në misionin gjerman gjatë viteve 2007 e 2008 derisa Murat A. ishte i punësuar si përkthyes i tij, kanë shtuar prokurorët. Gjatë punës së tij, mashkulli gjerman kishte qasje në "informata të ndjeshme" të cilat i ka kaluar tek Murat A. përkundër faktit se ka qenë në dijeni se ai kishte kontakte me krimin e organizuar si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni, kanë përfunduar ata. /Telegrafi/
 
Titulli: Gjermani: Arrestohen dy persona për spiunazh në Kosovë

epo kudo spiuna ka vetem spiuna!!!
nuk do na ndahen njehere keta spiuna ?
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back